Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

ida angel

:)
V.I.P
Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Shqetësimi dhe stresi i provimeve ndikon në mosfunksionimin e kujtesës. Shkenctarët paralajmërojnë për shqetësimin e nxënësve gjatë sezonit të provimeve.

168120_189292034433474_169616359734375_640532_3941213_n.jpg

Presioni i prindërve dhe stresi provimeve tek disa nxënës për disa orë ndikon në mosfunksionimin e kujtesës. Zgjidhja e saj është qetësia dhe një gjumë i rehatshëm. Gjatë zhvillimit të provimit është më se normale që nxënësi të ketë shqetësim, por ky shqetësim nuk duhet te kalojë në nivel paniku. Paniku ndikon për disa orë në mosfunksionim të kujtesës së tyre.

Hormonet e stresit ndikojnë në qendrën e kujtesës, për këtë arsye shqetësimi i tepërt ndikon në mosfunksionimin e kujtesës duke e paralizuar atë. Stresi dhe shqetësimi i tepërt krijon sëmundje tek njeriu, nga shqetësimi i tepërt kalon gjak me presion në hormone, kështu që hormonet ndikojnë në mosfunksionimin e qelizave.

Një rrugë që duhet ndjekur për të pakësuar shqetësimin tek fëmijët është që prindërit duhet ti motivojnë fëmijët kur tek ata lindin mendime negative duke i zëvendësuar me mendime pozitive si për shembull: “Po sikur të më pyesi mësuesi nga temat që s’kam mësuar, duke e zvedësuar menjëherë me: “Mësuesi do të pyesi nga temat që ti ke mësuar”.

Prindërit
Pasi ka përfunduar provimi tek të gjithë fëmijët lindin mendime se mos ka marrë not të keqe. Prindërit duhet të flasin me fëmijën për gjithë simestrin duke mos e kritikuar për notën e keqe. Sepse fëmija mund të humbas provimin, por ju mund të humbisni atë. Gjatë sezonit të provimeve edhe dieta është e rëndësishme duke konsumuar fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e shqetësimit dhe stresit tek fëmija.

Duke e shmangur atë nga konsumimi i ushqimit me yndyrna, pasi nuk ndikon mirë tek fëmijët. Gjumi formaton trupin dhe trurin e njeriut nga fillimi, prandaj kohën e gjumit ta vlersojmë si kohë të nevojshme dhe jo kohë të harxhuar. Gjumi, është bateria e trurit. Njeriu duhet të flejë tetë orë gjumë. Gjatë studimeve të mbrëmjeve, nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stres, një fjetje rreth 10-15 minuta do të ishte ilaçi që do tu sillte energjitë përsëri, ku truri do të jetë në formën maksimale për 4-5 orët në vijim.

Dieta
Një dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin dhe stresin përpara provimeve. Kështu duhet ti lini rrugë të lirë në tavolinë pjatave me bazë makaronat, orizin, frutat, perimet dhe vezët e ziera. Bëni kujdes! Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve.

Kjo është një dietë antistres për të gjithë studentët përpara provimeve, të cilët vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas dietologëve, kësaj diete që të ndihmon të përballosh këtë situatë tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqëndrim, sfidën shkollore.

Përbërja
Këto ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e serotoninës, neuronit të mirëqënies dhe neurotrasmetuesit cerebral që nxit shlodhjen. Serotinina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës. Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat.

Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve. ثshtë e nevojshme që të shlodheni mjaftueshëm, duke bërë kujdes me të ngrënët, duke eleminuar ushqimet e rënda dhe me përmbajtje eksituese. Duhet eleminuar kafeja, çaji, kakaoja, për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë. Gjithashtu, jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk. Madje edhe ushqimet e konservuara duhen mbajtur larg.

Këshilla
Gjatë sezonit të provimeve është e rëndësishme të konsumohen fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e shqetësimit dhe stresitGjatë studimeve të mbrëmjeve, nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stres, një fjetje rreth 10-15 minuta do të ishte ilaçi që do tu sillte përsëri energjitë. Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve.
Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat. Dietës antistres nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, frutat e ëmbla dhe të zhytura në mjaltë

Eleminoni kafenë, çajin, kakaon, për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë.Gjithashtu, jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk si dhe ushqimet e konservuara.ikub.al
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Sipas disa studimeve eshte arritur se, nen stres personi arrin me shume ne rezultate pozitive, jo gjithmone stresi eshte negativ, ideja eshte te ruash ritmin e dites, kujdes se stresin me depresionin nje vije e holle i ndan, tani kush arrin te qendroje ne ate vije eshte i fituar. No stres no sukses
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Shume te vlefshme ida
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Sipas disa studimeve eshte arritur se, nen stres personi arrin me shume ne rezultate pozitive, jo gjithmone stresi eshte negativ, ideja eshte te ruash ritmin e dites, kujdes se stresin me depresionin nje vije e holle i ndan, tani kush arrin te qendroje ne ate vije eshte i fituar. No stres no sukses

Mesa di une stresi,nuk ka ndikim te mire ne dhenie te rezultateve..Pastaj varet nga format qe paraqet ajo,se pasiguria nuk eshte dicka e bukur..K anjerez qe nga pasiguria qe shfaqin,edhe gabojne...Stresi mendoj se ndikon negativisht,tek studentet e kudo,por per rastin konkret tek studentet...Nuk mbaj mend te kem marr nje provim mire kur kam qene nen stres...
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Ne fakt ne nje aspekt ke te drejte, pasi nen stres mundet qe trupi te reagoj edhe negativisht por edhe pozitivisht, dmth eshte nje fenomen qe akoma diskutohet, nje gje eshte e qarte stresi te mobilizon si rrjedhoje cdo kimikat te trupit, dhe alarmi eshte maksimal, ne nje gjendje te tille mundet qe truri jone dhe trupi te mobilizohen dhe te japin maksimumin por mundet qe keto kimikate te mos funksionojne mire dhe alarmi eshte falls si rrjedhoje mobilizimi i trupit dhe i trurit ndaj nje gjendje mos te arrij te realizoj me se mire por ne kte kunderten pra te deshtoje, do thoja eshte relative...
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Nuk e di,pasi stresi deri me sot vec negativisht e di qe ndikon...Skam degjuar asnjehere,qe te jesh nen stres do te jape rezultate te mira...Stresi eshte nje gjendje alarmi,nje perzierje ndjenjash ne trurin enjeriut qe ndikojne dhe ne funksionimin e trupit...Nje person qe eshte nen stres ka shenja nervozizmi,pasiguri,frike,ankth...Te gjitha keta varet ne cfare shkalle jane,pasi zakonish emocionet e medha bejne nje ''bllokim''te trurit,deri ne ate mase sa fillon te harrosh..Zakonisht kjo gje vihet re edhe kur ngrihesh ne mesim,del para klases,i ke mesuar te gjitha,i din,por emocionet qe je para te gjitheve ta mbyllin goje...Nqs e ke fjalen per nje stimulim per te studiuar me shume,stresi ste jep stimulim,ai te pakeson,te ben te dyshosh per cdo gje,humb besimin ne vetvete...Stresi ne mase te medha eshte e vertete qe kalon ne depresion,por depresioni eshte nje gjendje emocionale alarmante....Depresioni krijohet nga ''humbja'' ne teresi e shume gjerave,nje mosbesim extrem ne vetvete e nga cdo gje qe te rrethon...
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Ka nje problem, ne menyren se si e shtron argumentin e stresit, stresi ka shkallet e veta normalisht ti/ju kapni shkallen e fundit te stresit pra ate piken e valimit, ate fijen e holle qe me pas kalon ne depresion.
Ne bejme detyrat tona me devotshmeri, me perkushtushmeri, ajo qe ben te kapshme dhe te funskionoje me mire kete devotshmeri eshte alarmi i mobilizimit pra eshte nenshtrimi ndaj nje situate dhe si e tille perderisa ne jemi te nenshtruar ndaj nje situate qofte e vogel apo e madhe ne dimension futen ne loje hormonet e stresit te gjendjes fillestare.
Probemi eshte nese deshton, atehere problemi behet i madh pra mund te kaloje ne shkallen tjter e keshtu me radhe deri sa kalon ne depresion...
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Ka nje problem, ne menyren se si e shtron argumentin e stresit, stresi ka shkallet e veta normalisht ti/ju kapni shkallen e fundit te stresit pra ate piken e valimit, ate fijen e holle qe me pas kalon ne depresion.
Ne bejme detyrat tona me devotshmeri, me perkushtushmeri, ajo qe ben te kapshme dhe te funskionoje me mire kete devotshmeri eshte alarmi i mobilizimit pra eshte nenshtrimi ndaj nje situate dhe si e tille perderisa ne jemi te nenshtruar ndaj nje situate qofte e vogel apo e madhe ne dimension futen ne loje hormonet e stresit te gjendjes fillestare.
Probemi eshte nese deshton, atehere problemi behet i madh pra mund te kaloje ne shkallen tjter e keshtu me radhe deri sa kalon ne depresion...

Shiko ndjenjat e frikes,ankthit,dyshimit nga stresi krijohen,pastaj varet sa marrin ''terren'' ne trurin e njeriut keta ndjenja...Sa me shume zgjerohen aq me shume ''piqen''aq me shume eshte veshtire te hiqen po ashtu veshtiresohet dhe situata me tej...Studentat jane ne stres gjate kesaj periudhe,sepse mendojne me gjate,kane dyshime...Nga aty i varet e ardhmja,ose i gjithe mundi...Depresioni eshte dicka me e madhe,eshte akumulim i madh emocional,qe vjen nje oment e shperthen,varet nga shkaqet nga situata...
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Ne aspektin relativ po themi pak a shume te njejten gje, pikerisht ketu eshte problemi te kontrolli.
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Une jam top nga kjo ane :pepe:
Kam pasur nje shoqe qe i binin floket kur studionte, aq shume mesonte ajo ....
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Gjumi formaton trupin dhe trurin e njeriut nga fillimi, prandaj kohën e gjumit ta vlersojmë si kohë të nevojshme dhe jo kohë të harxhuar. Gjumi, është bateria e trurit. Njeriu duhet të flejë tetë orë gjumë. Gjatë studimeve të mbrëmjeve, nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stres, një fjetje rreth 10-15 minuta do të ishte ilaçi që do tu sillte energjitë përsëri, ku truri do të jetë në formën maksimale për 4-5 orët në vijim.

Read more: http://ForumiVirtual.Com/arsimi/26551-si-te-shmangni-stresin-ne-sezon-provimesh.html#ixzz1QqeOqjNy

Po ku te ze gjumi para provimiiiiit:26:
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Shyqyr zotit skam komplikacione te tilla me :p :D
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Mua kur me kap stresi filloj dhe e zhys veten ne ushqime (ushqime jo te shendetshme). Heren e fundit shtova 3 kile brenda 3 jave provimesh. :(
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

edhe ketu si ne vere, stresi hiqet vetem me dushe...dushi te relakson :D
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Une vallai skam pas ndo nje her stres provimesh se si kam provuar kto te shkolles se gjimnazit e te lartets :p :p :p
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Largon Telefonin, kursen kohën për gjera të kota etj...

Kur njeriu ngarkohet me provime, duhet të distancohet nga tjerët...


Sëpaku tregon se është duke u angazhu për të arritur diqka në jetë.

 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

ja... po me ndihmon njona duke me kercenuar
 
Pe: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

Merr shishen e rakis me vete dhe je ne rregull :D
 
Si të luftoni stresin para provimeve

Këshillat për të shmangur stresin në këtë sezon provimesh janë mjaft të dobishme për pothuajse çdo student, apo jo! Ndaj ne po ju sjellim ato më kryesoret…Ndiqini!

Strategji të dobishme

Mozziconi-di-sigarette-150x150.jpg
Pasta-al-pesto-150x150.jpg
Si-te-luftoni-stresin-gjate-sezonit-te-provimeve-150x150.jpg
Troppo-studio-150x150.jpg


Sezoni i provimeve për studentët ka kohë që ka filluar dhe bashkë me të edhe stresi, i cili padyshim është i dëmshëm dhe prishës i planeve për të dalë me nota të mira. Ai ndikon drejtpërdrejt në kujtesën tonë, kështu që ju duhet ta luftoni atë. Por si? Në radhë të parë, duhet të mendoni pozitivisht, të jeni të qetë dhe të mësoni çdo ditë me karar. Sigurisht që pjesën më të madhe duhet t’ia kushtoni studimeve për provimet, por mos harroni mbi të gjitha të flini dhe të ushqeheni mirë. Një shëtitje nuk do të ishte keq, por mos pini kafe. Ajo nuk këshillohet. Gjatë sezonit të provimeve është e rëndësishme të konsumohen fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e ankthit dhe stresit. Dietës kundër stresit nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, frutat e ëmbla dhe të zhytura në mjaltë. Në vijim ne po ju paraqesim pesë këshillat më të rëndësishme të cilat duhet t’i ndiqni nëse doni që të largoni stresin e provimeve, e të dilni me rezultate të shkëlqyera! Suksese!



1. Flini të paktën 7 orë

Kjo nuk është një shaka: duhet ta shmangni të flini pak orë apo të vendosni orën e zgjimit herët në mëngjes! Ju do të zgjoheni në orën e duhur, besojeni. Nëse nuk do ta bëni këtë gjë, do të flini ndonjë orë më vonë mbi libër. Kështu që llogaritni 6-7 orë gjumë, në mënyrë që të gëzoni zgjimin optimal dhe të shmangni rrudhat në fytyrë.

2. Ushqeni edhe stomakun, jo vetëm trurin

Ushqehuni, nëse nuk doni të vdisni përpara provimeve ose të studioni me murmurimat e stomakut.

3. Mos pini alkool një natë përpara…

…nëse të nesërmen në mëngjes keni ndërmend të studioni! Kjo gjë përkeqëson efektet e padëshiruara të pikës 1. Nëse keni ndërmend vërtet të argëtoheni, mos planifikoni orë studimi mëngjeseve. Janë krejtësisht të padobishme. Më mirë lëreni argëtimin pas provimeve, do ta shijoni më shumë!

4. Nëse e pini duhanin, bëni një “udhërrëfyes” me cigare

Jo, askush nuk jua vjedh cigaret gjatë sezonit të provimeve. Jeni ju që i pini më shumë ato. Mundohuni ta kufizoni veten dhe mjaftohuni me pak. Shëndeti dhe portofoli juaj do t’ju falënderojnë dhe do të fitojnë. Ose, më mirë do të ishte të mos e pinit më duhanin.

5. Shmangni studimin intensiv

Mos studioni 22 orë në 24, do të rrezikoni që të mos kuptoni asgjë nga ajo që lexoni. Duhet të keni parasysh që të pushoni.
G.Shqip
 
Titulli: Si të shmangni stresin në sezon provimesh?

pij nja 3-4 cigare te mira qe ta mbledh mendjen top edhe i futem msimeve me kok
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top