Si të rifitosh vetëbesimin

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Dikush është i pakënaqur me rolin e tij, dikush nuk pëlqen veten dhe dikush tjetër dëshiron një jetë ndryshe nga ajo që ka.

Vjen një moment kur njeriu mendon se nuk vlen sepse nuk ka arritur objektivat që i kishte vënë vetes dhe ky moment kushtëzon në mënyrë negative jetën.

Kompleksi i nferioritetit në raport me të tjerët, paaftësia për të pranuar gabimet dhe për të kërkuar falje, pavendosmëria për gjëra që nuk kanë shumë vlerë dhe frika nga gjykimet e të tjerëve janë disa nga shenjat që tregojnë se tek një person mungon vetëbesimi.

Janë të paktën 5 rregulla të cilat duhet të kihen parasysh për të jetuar më mirë me veten dhe të tjerët dhe për të rikthyer besimin tek vetja.

Të kërkohet ekuilibri i brendshëm. Kjo do të thotë të arrish të kuptosh se janë vendimet e tua dhe jo rrethanat e jetës ato që përcaktojnë fatin e njeriut.

Të qeshësh bën mirë. Ngre moralin dhe të kthen humorin. Duhet të mësosh të jetosh edhe me momentet e këqia dhe të pranosh se edhe ato janë pjesë e jetës.

Mbaj mend arritjet e tua. Vendosni objektiva që mund t’i arrini dhe kur t’i arrini do të ndiheni shumë më mirë me veten. Për t’i mbajtur mend, shënojini këto arritje në një ditar.

Dëgjo kritikat e të tjerëve. Dëgjojini limitet tuaja sepse vetëbesimi lind nga aftësia për të dëgjuar të tjerët, por mos u ndikoni nga mendimi i tyre.

Mos humb kohë duke “qarë” për dështimet. Mos i harroni gabimet në mënyrë që mos i përsërisni më.
 
10 strategji për të fituar vetëbesimin

vetebesim-255x300.jpg

Shumë të turpshëm, tepër origjinalë apo të trembur nga sfidat? Të tria këto karakteristika janë nga pak pjesë e jona. Shpeshherë ndihemi të nënvlerësuar. Ja dhjetë strategji për të ndryshuar këtë gjendje
Nuk arrini dot të shprehni mendimet tuaja? E keni të vështirë të ecni përpara? Nëse jeni të turpshëm, rrezikoni të mos kuptoheni nga të tjerët. Por mos u shqetësoni, këtë lloj problemi e kemi provuar të gjithë nga pak. Sipas një psikologu amerikan, 40 për qind e njerëzve janë të turpshëm dhe në një shoqëri ku vlerësohet më shumë fakti i të qenit i hapur, të turpshmit janë të penalizuar. Po ashtu, edhe zgjuarsia dhe ndjeshmëria shpeshherë nuk kuptohen te personat që janë të mbyllur. اfarë i pengon të turpshmit që të shprehin mendimet e tyre? Ndoshta shqetësimi se nuk do të vlerësohen nga të tjerët. Sipas psikologut, këta njerëz kushtëzohen jashtëzakonisht nga të ashtuquajturat “mendime automatike”, pra mendime negative që nuk përputhen me realitetin: “Nuk u pëlqej”; “Të gjithë më shohin mua”; “Do të mendojnë se jam budalla”. Këto mendime e bëjnë vërtet një njeri të sillet në mënyrë jo korrekte dhe të ketë vlerësim inferior për vetveten, duke krijuar një rreth vicioz, që forcon edhe më shumë ndjesinë e të qenit i paaftë.
Për t’u ndjerë i realizuar, duhet të mendoni se jeni zot i jetës suaj (pra mendoni sikur ajo që ndodh varet nga veprimet tuaja dhe vullneti) dhe nuk duhet t’u kushtoni aq shumë rëndësi gjërave të vogla. Po ashtu, duke u mbështetur edhe te teoria e psikologut amerikan, të gjithë duhet të kemi besim në vetvete për të arritur qëllimet tona. Edhe pse ndonjëherë nuk jemi të aftë që të bëjmë një punë të caktuar, kjo ndodh sepse kemi mendime të gabuara për veten, frikësohemi se mos dështojmë apo se çfarë do të mendojnë të tjerët për ne, duke hequr dorë përfundimisht nga aspiratat tona, nga një punë për shembull, apo kurs studimi. Megjithatë nënvlerësimi mund edhe ta ndryshojë situatën, duke bërë që të ndjekim ëndrrat e lavdishme dhe të kërkojnë vazhdimisht vetëm pohime për vlerat tona. Të qenit tepër kërkues ndaj vetes dhe qëllimi për të lënë vetëm përshtypje të mirë, mund të na bëjë që të mos i pranojmë dështimet dhe mosaprovimet.
Njerëzit e çuditshëm
اfarë ndodh kur jeni të çuditshëm dhe ekstravagantë? Me siguri shiheni me dyshim dhe nuk ngjallni shumë konsideratë. Kush është “jashtë shinave”, nuk vlerësohet shumë, sepse shoqëria është e orientuar nga konformizmi dhe është e prirur që t’i gjykojë të tjerët në pak sekonda, në bazë të pamjes fizike. Edhe Lady Gaga ka treguar se kur shkonte në shkollë, të tjerët e vinin në lojë për pamjen e saj të çuditshme, talleshin me hundën e madhe dhe rrobat që vishte. Sot, ajo u drejtohet personave që ndihen të refuzuar, të pasigurt dhe nuk kuptohen nga të tjerët, të jenë vetvetja. Por problemi qëndron diku tjetër: nëse nuk kuptohesh nga shumica, është më e vështirë të gjesh mbështetës dhe shumë gjasa që kush ka një mendim pozitiv për një person, i cili nuk vlerësohet nga të tjerët, mund të ndikohet nga masa dhe të ndryshojë mendim.
Viktimat
Për arsyet e përmendura më lart, mund të bëhesh edhe viktimë e grupit. Siç thekson edhe një antropolog francez, grupet janë të prirura të veçojnë një viktimë mbi të cilin të shfryjnë gjithë agresivitetin. Në këtë mënyrë bëhet edhe persekutimi në punë apo fusha të tjera: personi i zgjedhur shndërrohet në viktimën që nuk kuptohet nga të tjerët dhe mbi të bien të gjitha sulmet e kolegëve dhe eprorëve. Se si të vlerësoni veten dhe të tjerët lexoni 10 këshillat e mëposhtme.
1. Mos u ndjeni të vetmit që nuk kuptoheni nga të tjerët
“Nuk duhet ta konsideroni veten të pazot. Mos u shqetësoni për të plotësuar të gjitha dëshirat e të tjerëve. Njerëzit janë të ndryshëm. Sicili është unik”, shpjegon një psikolog.
2. Mos reshtni së provuari
Një strategji e mirë është ajo e “numrit 3”: provoni deri në tri herë të bëni diçka, para se të thoni që nuk mundeni. “Njerëzit bllokohen nga mendimi se nuk do arrijnë t’ia dalin mbanë. Zakonisht me këtë strategji shohin se mund t’ia dalin që pas një ose dy provash”, thotë psikologu.
3. Urojini vetes fat
Besimi në vetvete është shumë i rëndësishëm. Me strategji të tilla, si për shembull t’i uroni vetes fat, do ta keni më të lehtë çdo sfidë. Nuk duhet të përqendroheni te hipoteza e dështimit. Vazhdimisht duhet të përsërisni me vete: ‘Unë mundem!’; ‘Mund t’ia dal!’; ‘Unë vlej!’. Këto janë fjalët e duhura kur u duhet të kaloni një provë, ose u bëhet një ofertë pune.
4. Fjalët e duhura
Ka shumë truke për të trajtuar një bisedë: të ndash nevojat personale nga ato të punës: për shembull “Nëse nuk do të më pranojnë, nuk do të jetë për faktin se nuk vlej, por sepse kanë kërkesa të tjera”. Përqendrohuni tek aftësitë tuaja, duke njohur pikat e forta dhe të dobëta. Nëse jeni të turpshëm, mos u shqetësoni për figurën që po bëni te bashkëbiseduesi, por dëgjoni me vëmendje fjalët që thotë. Imagjinoni sikur jeni në shtëpi, para pasqyrës.
5. As pasivë dhe as agresivë
Që të vlerësoheni në punë dhe në të gjitha fushat shoqërore, duhet të përdorni një lloj të veçantë komunikimi, nuk duhet të jeni as pasiv dhe as agresiv. اdo të thotë kjo? Kur komunikojmë në mënyrë pasive e nënvlerësojmë veten, e mbajmë vështrimin poshtë dhe memi një zë jo shumë bindës, duke dhënë përshtypje se jemi në vështirësi. Ndërsa personi agresiv, është kritik dhe autoritar. E shikon në sy bashkëbiseduesin dhe ka zë kumbues. Të jep përshtypjen sikur është një luftëtar i pamposhtur dhe jo shumë bashkëpunues. Në një komunikim normal, personi shpreh mendimet personale, duke respektuar edhe tjetrin.
6. E folura qartë
Të gjithë duhet ta njohim mirë veten. Shpesh ne ankohemi se të tjerët nuk na kuptojnë, por fillimisht duhet të kuptojmë veten. Fakti që sforcohemi për të treguar eksperiencat dhe emocionet na ndihmon të kuptojmë veten dhe të jemi në harmoni me të tjerët, të cilët nuk mund t’i njohin dëshirat tona, nëse nuk ua tregojmë ne.
7. Emocionet
Gjithmonë duhet të mbështeteni tek emocionet pozitive. Edhe pse në vështirësi, të gjithë kemi ndjerë emocione të forta, të paktën një herë në jetë. Emocionet të bëjnë të ndihesh mirë në çdo aspekt të jetës.
8. Pranimi nga të tjerët
Zakonisht njerëzit bëhen objektivë dhe i gjykojnë rezultatet e tyre në bazë të standardit të përsosmërisë absolute. Në fakt, ajo që ka më shumë rëndësi është vetëpërmbajtja.
9. Ta duam njëri-tjetrin
Për t’u pranuar nga të tjerët, duhet fillimisht të respektojmë veten, pastaj ata që na rrethojnë. Kjo vlen edhe atëherë kur nuk ia arrijmë qëllimit, sepse dështimet janë pjesë e jetës dhe nuk duhet të vënë në diskutim vlerat tona.
10. Kush bën për ne…
Kur merrni përsipër një punë, duhet të jeni të bindur për një fakt: që gjithçka e bëni me dëshirën tuaj, apo për të kënaqur të tjerët. Të jetosh për t’u ndjerë i vlerësuar nga të tjerët dhe të shmangësh përballjen me ta, atëherë nuk je vetvetja dhe është e vështirë që të tjerët të të kuptojnë. “Suksesi i vërtetë është që të jeni të vetëdijshëm për personin që keni përballë”, përfundon psikologu.
Të turpshmit që ia kanë dalë mbanë
Srinivasa Ramanujan (1887-1920)
Gjeniu i matematikës, i njohur fillimisht për teorinë analitike të numrave. Pati fatin e keq të lindte në Indi, ku përveç një mësuesi, askush nuk ishte në gjendje të vlerësonte rëndësinë e dhuntisë së tij. Ramanujan i mbante thjesht të shkruara në një fletore mendimet e veta. Ndoshta mund të kishte mbetur injorant, por një ditë mori guximin dhe u regjistrua në Universitetin e Kembrixhit. Në një copë letër listoi të gjitha teoremat që dinte. Letra i ra në dorë profesorit G. H. Hardy, i cili e ftoi gjeniun në Londër. Për fat të keq, në moshën 33-vjeçare Ramanujan u nda nga jeta, pasi u prek nga turbekulozi.
Ignac Semmelweis (1818-1865)
Mjek hungarez, zbuloi rastin e “etheve të lehonisë”, që në spitalin e tij në Vjenë, vriste 10 në 100 gra menjëherë pas lindjes. Në fakt ishin vetë mjekët që transmetonin bakterin te gratë që po lindnin, sepse nuk dezinfektonin duart. Semmelweis i detyroi mjekët të lanin mirë duart para se të kishin kontakt me lehonat. Rezultatet ishin mbresëlënëse: prej vitit 1847 vdekshmëria u ul në 1%. Doktorit nuk iu dha asnjë meritë për këtë, madje humbi punën për shkak se kishte dhënë një urdhër pa autorizim nga lart. Semmelweis ra në depresion dhe vdiq në një çmendinë në vitin 1865. Ishte puna e Louis Pasteur dhe Joseph Lister që vlerësoi zbulimin e tij, dhe në vitin 1894 Budapesti e nderoi me një monument.
Franz Kafka (1883-1924)
اek që njihte gjuhën gjermane, pasioni për letërsinë iu mohua nga familja, e cila e shtyu drejt një pune më “normale”, në një agjenci sigurimesh. Përfundimi: në jetë arriti të publikonte veprën “Metamorfoza” dhe disa shkrime të vogla. Pak kohë para se të vdiste nga turbekulozi, iu lut mikut të tij, Max Brod, t’i digjte të gjitha veprat e pabotuara. Sot Kafka është i famshëm, vetëm sepse miku i tij nuk e pranoi kërkesën që i bëri.
 
Back
Top