Si të përballeni me hidhërimin?

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mllefi është një emocion i fortë. Mund të ketë rezultate destruktive edhe për ju edhe për ata që i doni. Mllefi i pakontrolluar mund të shpjerë deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetëlëndimi. Përkundrazi. Nëse e kontrolloni mirë mllefin, ai mund të jetë një emocion i dobishëm, që ju motivon të bëni ndryshime pozitive.

Hidhërimi shkakton reaksion të organizmit që të luftojë? Efekt të ngjashëm kanë dhe disa emocione tjera si frika, shqetësimi dhe paniku. Gjëndrat mbiveshkore lirojnë sasi të mëdha të hormoneve të stresit, siç janë adrenalina dhe kortizoli. Si rezultat, vjen deri te shpërndarja e gjakut në zorrë dhe muskuj, si përgatitje për ngarkesë fizike. Rritet numri i rrahjeve të zemrës, rritet tensioni i gjakut, numri i respiracioneve dhe temperatura, ndërsa lëkura djersitet. Truri është i tendosur dhe i fokususar.
foto-1mllefi.jpg
Problemet shëndetësore që mund të krijohen si pasojë e mllefit të pakontrolluar?
Vërshimi konstant me substanca kimike stresuese është i lidhur me çrregullime metabolike, të cilat në distanca të fundit mund të shpien deri te dëmtimi i sistemeve të ndryshme të organizmit. Disa nga problemet shëndetësore afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat lidhen me mllefin e pakontrolluar janë:
* Dhembja e kokës
* Probleme stomaku, si dhembja
* Pagjumësia
* Ankth i potencuar
* Depresioni
* Tensioni e lartë e gjakut
* Probleme të lëkurës si ekzema
* Infarkti
* Insulti, pika në tru

Mënyra të padëshiruara për ballafaqim me hidhërimin
Shumë njerëz e shprehin mllefin e tyre në mënyrë joadekuate dhe potencialisht të rrezikshme, si:
* Mllef eksploziv – disa njerëz kanë një kontroll të dobët me tendencë për shpërthim. Kjo mund të sjell deri te sulmi fizik apo dhuna. Personi që nuk e kontrollon mllefin e tij, mund të izolohet nga familja dhe shoqëria. Disa njerëz që manifestojnë sulme të tilla, në fakt posedojnë një ndjenjë vetënderimi të vogël, ndërsa mllefin e tyre e shfrytëzojnë si mënyrë që t'i manipulojnë të tjerët dhe të ndjehem të fuqishëm.
* Shtypja e mllefit - disa njerëz mendojnë që mllefi është emocion i padëshiruar dhe zgjedhin që ta shtypin atë. Mllefi i shtypur shpesh kalon në depresion dhe ankth. Disa njerëz, mllefin e tyre e zbrazin në viktima të pafajshme siç janë fëmijët ose kafshët shtëpiake.

Si ta shprehni hidhërimin në mënyrë të drejtë?
Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:

* Nëse e ndjeni që nuk mund të kontrolloheni, përkohësisht e lëshoni situatën, derisa të qetësoheni.
* Pranojeni emocionin, si pjesë normale të jetës.
* Mundohuni t'i përdëftoni shkaqet e vërteta pse ndjeheni të hidhëruar.
* Pasi e keni identifikuar problemin, mendoni rreth strategjisë për zgjidhjen e situatës.
* Bëni ndonjë aktivitet fizik, dilni jashtë, vraponi ose merruni me sport.
foto-2mllefi.jpg
Si të ballafaqoheni me hidhërimin një kohë më të gjatë?
Mënyra se si e shprehni mllefin me kohë mund të modifikohet. Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:
* I regjistroni reaksionet e juaja eksplozive (mbani ditar), që të mund të analizoni pse “hutoheni“.
* Mendoni për teknika të vetëkontrollit dhe zgjidhje të konflikteve
* Përpiquni me teknikat e relaksimit, siç janë meditimi dhe joga.
* Kërkoni këshillë nga psikologu, nëse ende ndjeni hidhërim rreth disa ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën.
* Ushtroni rregullisht. ثshtë treguar se ushtrimi i rregullt mund ta përmirësojë disponimin dhe ta zvogëlojë stresin. Efekti mund të jetë i dyfishtë: ngarkesa fizike i djeg substancat kimike të stresit dhe ndihmon në prodhimin e hormoneve të disponimit të mirë (endorfina dhe kateholaminet).

Si t'i edukoni fëmijët që në mënyrë të drejtë të ballafaqohen me hidhërimin?
Sugjerimet që vijojnë mund t'i ndihmojnë fëmijës tuaj, që të ballafaqohet me ndjenjat e forta:
* I tregoni me shembullin tuaj. Le ta dijë se mllefi është natyral dhe se duhet të shprehet.
* Trajtoni ndjenjat e fëmijës tuaj me respekt.
* I tregoni praktikisht, shkathtësitë për zgjedhjen e problemeve.
* Nxisni një komunikim të hapur dhe të sinqertë.
* I lejoni ta shpreh mllefin e tij në mënyrë përgjegjëse.
* Sqarojeni dallimin mes mllefit dhe agresivitetit.
* Dënojeni agresivitetin ose dhunën, por jo mllefin i cili është shprehur në mënyrë adekuate.

Ku mund të këshilloheni më shumë?
* Pediatri
* Mjeku familjar
* Psikologu
/Telegrafi/
 
Titulli: Si të përballeni me hidhërimin?

Une aq inat sa e kam hidherimin aq me shume me do ai mua ...se kuptoj pse s'me le rehat hidherimi .

Di vetem nje gje qe nuk di ta menaxhoj mire hidherimin .
 
Titulli: Si të përballeni me hidhërimin?

po ato njerez qe , pasi kan kaluar nje tragjedi , deshirojn dhe kenaqen duke lenduar veten akoma me shum dhe vazdojn e vuajn nje ndodhi . pra me pak fjale nuk duan te qetesohen ........ nuk e di sa i qart isha me lart por do doja te dija si kategorizohen kto njerz . pseimista , apo sadista ????
 
Titulli: Si të përballeni me hidhërimin?

Une aq inat sa e kam hidherimin aq me shume me do ai mua ...se kuptoj pse s'me le rehat hidherimi .

Di vetem nje gje qe nuk di ta menaxhoj mire hidherimin .

ida ...mendoj se cdo gje eshte ne trurin e njeriut duhet te kemi force ne veten tone qe te mos na ver hidherimi poshte saj se pastaj mjer ne ......do te lere rehat hidherimi kur ta lesh dhe ti kur ti ti kesh mbyllur deren dhe te kesh qetesine shpirterore.....din ta menaxhosh thjesht mendon se duke jo dhe ky eshte gabimi jot i pare .....ma kiss pak lilin
 
Titulli: Si të përballeni me hidhërimin?

Lidhur me kete problematike qe eshte mjafte e theksuar do e tregoje nje fabule te EZOPI-t qe e ka shkruar mese 2000 vjete me pare:

Nje bari kulloste delet e tij ne nje kullote. Kishte te veshur nje pallto. Era ( fryma ) dhe dielli kuvendonin per bariun dhe shtyheshin me fjale se cila munde ta detyronte bariun qe te hiqte pallton.

Une po fshehem pas vranesis dhe provo ti e para - tha dielli.

Era filloi te perdorte forcen e saj dhe vazhdimisht vinte duke e shtuar, por, bariu vetem sa e perthekoj dhe shtrengoi pallten me shume. U nervozua era dhe filloi me tere agresivitetin dhe egersien saq e rrezoi bariun por ai me dy duart e tije shtrengonte pallten secilen here me shume. Era e pa se ishte e kote dhe se nuk kishte cfare te bente pos ta mbyste bariun. Provo ti njehere pa te shohim - ja ktheu diellit.

Doli dielli nga vranesit dhe rriti ngrohtesin e tij pak nga pak. Bariu jo vetem se shperthekoj setren por edhe i buzqeshi fytyra. Pas pak ngrohtesie, bariu hoqi pallten dhe pasi e vari ne nje lis aty afer filloi te kenaqet me ngrohtesin dhe qetas ja mori kenges duke ruajtur delet. :gjujpeshk:

PS. Gjeni ngrohtesi njeres, ajo eshte rreth nesh kudo, mjafton ta kerkoni.....:ciaoo:
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Si të përballeni me hidhërimin?

Si e kam shprehur dhe tek tema e Laurit per brengen dhe vuajtjen: Jemi ne vete qe mund ti bejme balle, cdo hidherimi.
 
Pe: Si të përballeni me hidhërimin?

Une e kam shume veshtire te perballem me hisherimin sado te mundohem se mbaj dot per brebda :(
 
Pe: Si të përballeni me hidhërimin?

Hidherimi eshte ''armik'' i dashur..Une kam marredhenie te forta me te edhe pse me zgjat shume por per aq sa zgjat shkakton deme...Mendja nuk eshte e kthjellet,mundesite er gabime jane shume te medhaja dhe mbi te gjitha,humbja e humorit...Per ta kaluar ate ka raste qe ndikojne faktore te jashtem por me shume ka te beje me ate faktorin tend te mbrendshem dhe kalimin e ketij hidherimi...Te punosh me veten eshte puna me e veshtire por dhe me frut dhenese....
 
Titulli: Si të përballeni me hidhërimin?

sa i perket se si te perballemi,,nuk do doja te thoja gje per momentin,sepse kjo varet c´do her nga situata,,

por do doja te thoja dicka mbi hidherimin unik. qe merr persiper vetmenaxhimin e situates,

ndodh nganjeher,,qe njerzit ti humbin te gjitha ne jet,,tu ngelet vetem zemra,,dhe duke u sillur vetem me zemren neper shtigjet e jetes,,ndodh nganjeher qe te takohesh me njerez jo te matur,,,jo te ndergjegjshem per ate qe bejn,,dhe ndodh qe ata sendin tend te vetem qe te ka ngelur,,,pra zemren,,ta shkelin me kemb,,dhe duke ta ndrydhur qeshin ndersa ti ngelesh i habitur dhe i trishtuar per momentin,,ky esht hidherimi me i madh qe njeriu mund te perjetoj,,,ose te them ndryshe,,ky esht shderrimi total i jetes tende, dhe fajtori,,esht c´do her armik per zemren tende,,ajo e sheh ate c´do her si armik,,

do kisha shum deshir qe ta merni si keshill kte,,qe kurr mos e ngacmoni nje njeri te cilit i ka ngelur vetem zemra,,sepse po e ngacmomve ne ate moment,ke ngacmuar vegzen me te keqe te mundshme te jetes,,,dhe te fatit qe percakton ardhmerin tende.
 
Pe: Si të përballeni me hidhërimin?

nese do te ishte dikush nga i cili mund te merni lexione mbi hidherimin ai antar me experience, ndoshta me te temershmen e me te vecanten jam une.
hidherimi me i madh ,brenga dhe vuajtja me e madhe eshte te numerosh ditet e jetes tende mbrapsh miqte e mi.

do tju them vetem nje keshille, jeta eshte shume e shkurter, te gjitheve na pret nje fund por i lumtur eshte ai qe nuk jeton me mendimin drejt atij fundi.

per mua ky eshte hidherimi me i madh dhe sot e ndaj me ju.........
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Si të përballeni me hidhërimin?

Menyra me e mire eshte te vazhdosh perpara, ca ndodhi , iku....the show must go on

thjesht te mendojme per te tashmen dhe te ardhem dhe jo per te shkuaren duke shkaterruar te tashmen qe fundja eshte e ardhmja.
 
Titulli: Si të përballeni me hidhërimin?

Kur njeriu te hidherohet, kur bie ne nje shkalle te nervozes se madhe, kur mllefoset shume, si pasoje e vluarjes se gjakut ne zemren e tij, krijohet nje tym i zi, i cili shkon ne koken e tij, ne kuptimin e brendshem. Dhe ky tym tash, e mbisundon trurin. Tani truri nuk ka me kontrolle ne trup. Ai i cili i jep urdhera tani njeriut, eshte ky tym i zi i cili e ka mbuluar koken e njeriut, e qe ka mundesi te kaloje pastaj edhe ne shqisat e tij. Njeriu kur eshte nervoz, edhe embel kur han, i duket e idhet. Pra, ky tym ia nderron edhe shijen, t'gjitha shqisat me t'cilat percepton dhe kupton njeriu. Me pastaj, ky tym i zi, nga koka bie ne sy te njeriut. Syte nxihen, "I terraven syte" thote populli, nuk sheh asgje. Me kalimin e kohes, i erresohet e tere bota, pra shkon duke u shtuar, nuk sheh asgje bardhe, vetem zi. Keni pare kur dikush del i hidheruar nga shtepia, rruges edhe nqfs i flet dikush mire, si "Miredita, Tungjatjeta", i duket si me i ra cekic. Askush nuk i duket i mire ne ato momente. Sa i keq eshte ky hidherim...! Nga hidherimi ben zullum/padrejtesi, sillesh keq me te tjeret. Pas gjithe kesaj, truri i njeriut shnderrohet ne nje shpelle ne te cilen eshte ndezur nje zjarr. E kur te ndezet nje zjarr ne shpelle, cfare behet ? Behet i padurueshem vendqendrimi ne te, ngase behet shume nxehte aty, eshte mbyllur vendi. Mirepo edhe tymi qe del jashte, pengon te tjeret per ta fikur ate zjarr. Pra, njeriu nga nervoza e madhe, bllokon te gjitha rruges qe dikush t'mundohet t'i ndihmoje atij, eshte e pamundur. Keni pare kur njeriu te qartet, e fillon te bertas, eshte e pamundur t'komunikoje si duhet dikush me te. Si pasoje e gjithe kesaj, i nderrohet qehreja/pamja e fytyres njeriut..skuqet shume. Fillojne t'i dridhen duart apo kembet, apo i tere trupi. Aq larg shkon situata saqe njeriu nuk din as te flet si duhet, i mbeshtillen fjalet, i nderron etj...pra nje pamje shume e keqe ne ato momente.
Po ta kishte pare njeriu vetveten se sa i shemtuar duket kur eshte nervoz/i hidheruar, pasi te qetesohet...cfare ben, si reagon, cfare flet e keshtu me rradhe, kurre nuk do t'kishte vepruar ashtu.
Padyshim se ai shemtim ne aspektin e jashtem, as nuk i afrohet shemtimit te njeriut brenda. Shyqyr, vetem Zoti e sheh kete.
C'rregullohet sistemi komplet per shkak te hidherimit. Fillon t'sulmon, t'godase me dic. Ky tym i zi, keshtu e ben njeriun.
S'ka gje me te mire ne kete bote se sa ta mboshtesh hidherimin. Me te vertet, trim eshte ai person qe e mposht hidherimin, e mbisundon, e jo te mbisundohet/te mposhtet nga hidherimi.
 
Jemi njerez dhe cdo njeri eshte perballe me hidherimin te pakten gjate jetes se tij.
Hidherimi nuk eshte ndjenje qe hiqet brenda 24 oreve, diteve apo gjat javes.
Hidherimi eshte nje ndjenje qe eshte brenda njerezve ashtu sic jan edhe ndjenjat e tjera.
Kur je e hidheruar mundohu te qash,pasi e qara do te te cliroje disi.
Mundohu te qetesohesh me muzike,jo muzike melankolike pasi do te te trishtoje me shume.
Dilni,shoqerohuni me te tjeret.
Kini besim tek miku/ja juaj me e mire,nje bisede e tille do te te qetesoje pa mase.
Mos e nenvlersoni veten,pasi askush nuk eshte me i/e mire se ju.
 
Back
Top