اfarë do të thotë të kesh vetëbesim? Ose të ndërtosh vetëbesim? Në botën e ndihmës ndaj vetes, ose edhe në botën në përgjithësi, duke se të paturit ose të ndërtuarit e vetëbesimit është shpesh një problem dhe shpeshherë keqkuptohet.
Besimi tipik është se duhet të ndërtojmë vetëbesim në mënyrë që të ndihemi mirë me veten dhe me atë që po bëjmë, ose mbase edhe aftësia për të bërë diçka. Por çfarë është vetëbesimi? اfarë po ndërtojmë ne në të vërtetë? Pse është kaq e vështirë për tu arritur nga shumë prej nesh dhe pse duket sikur një betejë që s’ka fund?
Këtë javë do të ekspolorojmë bazat e vetëbesimit, gabimet e shpeshta që bëjmë kur duam “ta ndërtojmë” atë dhe si ta çlirojmë potencialin tonë të brendshëm. Më poshtë kemi rreshtuar 3 këshillat kryesore për vetëbesimin:
1. Nuk është puna ti tregojmë vetes histori, në mënyrë që të kemi vetëbesim. Puna është ti heqim ato histori që i tregojmë vetes, që na bëjnë të ndihemi pa vetëbesim.
2. Disa gjëra do të marrin kohë, që ti të mësosh prej tyre dhe kjo është në rregull. Ji i vetëdijshëm se ngjarjet do të shpalosen ashtu siç duhet dhe jepi vetes hapësirën për të mësuar, provuar dhe eksploruar gjatë udhëtimit të jetës. Nuk duhet të jesh i përsosur direkt në moment dhe kështu vetëbesimi nuk do të jetë një problem.
3. Nëse po kërkon vetëbesim fizik për pamjet tënde, më përpara pyet veten pse nuk e ke atë vetëbesim në rradhë të parë. اfarë historie po i tregon vetes rreth pamjes tënde, që po i heq vetes dijen e brendshme që secili është i përsosur në mënyrën e vet?
Idea e “ndërtimit të vetëbesimit” është në fund të fundit një iluzion që ne e lejojmë, në mënyrë që të ndihemi përkohësisht “në rregull” rreth vetes tonë dhe asaj që ne po bëjmë. Dhe përfundimisht, çdo gjë përfshihet tek mendimi yt i sinqertë për veten kundër mendimit të tjerëve për veten (që njerëzit gabimisht e ngatërrojnë me fjalën vetëbesim).