Si te mos humbin mendjen ne nje lidhje..

Guest2

Antarë i Respektuar
Shpesh e cilësojmë dashurinë si burimin më të madh të lumturisë njerëzore. Si burimin e pashtershëm të energjisë sonë. Kur jemi të dashuruar qendra e botës sonë është njeriu që duam dhe e gjithë qenia jonë jeton për të. ثshtë bukur të ndjesh lumturi e ndjenja të pastra për tjetrin, por çfarë ndodh kur interesi ynë për të transformohet, kthehet në dhimbje e deri në patologji? Të gjithë njerëzit e humbin mendjen në një lidhje? Nocioni i dashurisë në thelb të saj është i papërcaktueshëm duke vlerësuar efektet universale që ajo përcjell te individi, që nga emocionet, ndjenjat, sjelljet e deri te reaksionet kimike që nxiten në trupat tanë. Nga psikiatri italian, Willy Pasini, dashuria është cilësuar si “sindroma epidemike” që prek të gjitha qeniet njerëzore. ثshtë ndjenja që troket në zemrën e çdo njeriu dhe e veçanta qëndron se kjo ndjenjë lind për dashurinë e tjetrit. ثshtë momenti kur çdokush jeton për dashurinë dhe shkëputet mendërisht nga bota që e rrethon, mbyllet në oazin e vet të dashurisë deri në arratisje nga ambienti i mëparshëm social. Pasioni, kurioziteti dhe ndenja për tjetrin na sjellin ankth dhe emocione të pakontrolluara në takimet tona të para. Dashuria pasionante është lehtësisht e krahasueshme me karakteristikat e dashurisë së fëmijës ndaj nënës në vitet e para të jetës. Pikërisht atëherë kur lind procesi i atashimit; nënë–fëmijë. Dashuri, nevojë, frustrim dhe ankth kur ndahemi fizikisht më nënën në muajt e parë të jetës, kështu ndodh edhe me dy të dashuruar. Mënyra se si ne dashurojmë në jetën tonë adulte është e lidhur fort me dashurinë e marrë në vitet e para të jetës. Të gjithë njerëzit e “humbin mendjen” në emër të dashurisë. Brenda tyre ndodhin procese psikologjike e fiziologjike ndryshe nga ritmi normal i jetës, atëherë kur jemi vetëm. Sa herë ndodh të kemi dëgjuar njerëz të cilët rrëfejnë aventura e gjëra komplekse për dashurinë të cilët në kushte normale nuk do të mund t’i bënin. Shpeshherë ata janë të pavetëdijshëm e vetëm pas shumë kohësh reflektojnë për sjelljet e tyre duke shprehur habi, pse jo edhe mburrje e krenari për forcën e treguar në funksion të ndjenjës. Studimet shkencore kanë vërtetuar se dashuria e marrë në vogëli ka ndikime rrënjësore në formën që i jepet dashurisë në moshën adulte. Mënyra se si jemi trajtuar nga prindërit, se si na është ofruar dashuria është domethënëse për mënyrën se si sillemi në dashuri. Të qenit i sigurt në vetvete, i qetë, i arsyeshëm dhe pasionant atëherë kur duhet është një shenjë e mirë e një individi të rritur i rrethuar prej dashurisë së plotë e të shëndetshme. Kërkimet kanë treguar se një njeri i rritur në mungesë të dashurisë prindërore, apo dhe në ambiente të dhunshme ka prirjen të jetë posesiv dhe shkatërrues në marrëdhënie. Të dashurosh pa kursyer e në doza të mëdha duke e shprehur në vazhdimësi dashurinë si me fjalë e me sjellje, është bukur. Kjo ndihmon marrëdhënien dhe partneri është i lumtur për dashurinë dhe vëmendjen që merr në këmbim. Kushdo ka nevojë për dashuri. Por në rastet kur kjo dashuri merr forma të rënda patologjike dhe mbytëse, duhet treguar kujdes. Mungesat e përkushtimit dhe dashurisë në fëmijëri na përball me ndërtimin e marrëdhënieve jo të shëndetshme në të ardhmen.

Si ta jetojmë qetësisht marrëdhënien tonë

-Të krijojmë porta atashimi (lidhje emocionale) me njerëz dhe vende çlodhëse të cilat na çlirojnë nga ideja se tjetri është gjithçka për ne. Shumë lehtë mund të krijojmë mundësi të ndryshme angazhimesh. Të praktikojmë sporte, dëfrime e aktivitete që na mbushin jetën e na plotësojnë si qenie… Të ndjejmë kënaqësi dhe emocione edhe jashtë marrëdhënies me partnerin.

-Të përpiqemi t ë përmirësojmë boshllëkun dhe të zbehim frikërat. Marrëdhënia në çift ka dhe të metat e saj që do të thotë se jo çdo gjë shkon ashtu si ne duam dhe e parashikojmë. Të gjithë duan një jetë ideale, perfekte me plot surpriza e aventura pa të papritura të hidhura. Por mos harrojmë, se jeta e jetuar në dy ka më shumë ngjarje të cilat rrjedhimisht ndikojnë në jetët tona. Të pranojmë dhe të jetojmë jetën ashtu si është me të mirat dhe të këqijat e saj. Mjafton të jemi bashkëpunues dhe realistë duke qenë vigjilentë në zgjidhjen e problemeve e jo të humbasim mendjen vetëm në kuadër të ndjenjës. Dy njerëz të rritur dhe të dashuruar nuk janë të realizuar nëse jetojnë vetëm mbi bazën e dashurisë por aftësia për ta organizuar marrëdhënien dhe jetën në funksion të ekzistencës sa më të lumtur të tyre.

-Të jemi të përgjegjshëm për burimet dhe aftësitë tona. Nëse arrijmë të vlerësojmë si duhet burimet tona, do t’i japim fund dilemave brenda vetes duke pranuar gabimet dhe situatat e vështira me të cilat përballemi. Në këtë mënyrë ndikojmë pozitivisht në raportin tonë duke shprehur lehtësisht emocionet tona e duke mos pasur frikë nëse sinjalizohemi se nuk duhemi.

Nga Elona Kormaku.

R,psikologjia.
 
Back
Top