Si të menaxhosh vjehrrën e padurueshme

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Nëse vjehrra jote ta bën jetën një ferr, kujdes, sepse mund të ketë ndikim edhe në martesën tënde. Bën mirë të ndjekësh disa këshilla, për ta administruar sa më mirë situatën në mënyrë që të mbrosh veten, familjen dhe të ardhmen, nga ndikimi i vjehrrës:

1. Në radhë të parë konsideroje si një të afërm të largët e jo si një "nënë tjetër", gjithmonë nëse nuk keni një raport të ngrohtë, miqësor dhe të qetë. Thërrite me emër dhe jo "mama". Gjithsesi, kërkoji këshilla edhe partnerit, për t'iu drejtuar nënës së tij në mënyrë sa më të respektueshme.

2. Kërko të kuptosh se ç'probleme ka në bazën e raportit tuaj. Mund të ketë shumë arsye, si për shembull ajo ndihet e lënë mënjanë nga i biri, apo e konsideron atë ende një fëmijë prandaj e ka të vështirë të mënjanohet. Por edhe mund të jeni thjesht dy njerëz shumë të ndryshëm. Provo të kuptosh arsyen e sjelljes së saj, përpara se ta marrësh menjëherë personale. Në këtë mënyrë mund të përballosh situatën e të zgjidhësh problemin.

3. Mundohu të mos krijosh krisje mes partnerit tënde dhe familjes së tij. Nuk është e thënë që të marrësh pjesë në çdo mbledhjeje familjeje, por mos e kthe në një zakon, sepse vjehrra jote mund ta konsiderojë një fitore. Përpiqu të kuptosh edhe se ç'veprime të saj të irritojnë, sepse kështu mund t'i shmangësh disa situata.

4. Nëse vjehrra të krikon gjithmonë dhe të shan prapa krahëve, përpara anëtarëve të tjerë të familjes, ndoshta i bëhet zakon edhe kritikimi i martesës tënde. Në raste të tilla, qëndroji larg asaj, edhe kur mund të duket e sjellshme. Më mirë drejtoju grave të tjera për të marrë leksione, këshilla dhe për të krijuar një model sjelljeje.

5. Nëse nuk mund ta shmangësh konfliktin në asnjë mënyrë, përgjigju në mënyrë të qartë. Mos u trego e paedukatë, por shprehur hapur pa u nervozuar. Ki parasysh se personi që ke përballë nuk ka treguar të mirën më minimale kundrejt ndjenjave të tua, përkundër sforcimeve që ke bërë për të shmangur situatat e sikletshme.

6. Por natyrisht që duhet të mendosh edhe për burrin dhe fëmijët e tu. Mos bëj ose thuaj asgjë që mund të prishë raportin tuaj. Duhet të dish të veprosh edhe për të mirën e dikujt tjetër.

7. Të leverdis edhe të caktosh limite në raportin me vjehrrën tënde. Nëse ato kapërcehen, atëherë do të jesh e detyruar të marrë pozicion, për të ristabilizuar ekuilibrin. Bëji gjërat sa më të qarta për vjehrrën, sepse nëse nuk thua asgjë, vjehrra nuk do ta ndryshojë fare qëndrimin e vet.

8. Nëse nuk reagon as ndaj kërkesave që mund t'i bësh me mirësjellje, atëherë apliko një politikë të ashpër pa skrupuj.
/inkub.al/
 
Titulli: Si të menaxhosh vjehrrën e padurueshme

Nuk besoje se ka vjeherr te keqe me nusen e djalit te saj ama me shume e shof si konflikt gjeneratash :pasqyr:
 
Titulli: Si të menaxhosh vjehrrën e padurueshme

Nuk them, sot ka vjerra te padurueshme,mirepo keta te rjat e sotit, ja tregojn prej ne fillim rrugen se smundet me te tluaj keshtu qe shume here te ngratat heshtit dhe nder vete shahen hahhaha... nje thenie perdoret tek ne"nuse dera e huj e rend eshte, e nusja, mire moj nene, ne eshte dera e huj merre qoje ku e ke marr"... po ka raste ku vjerra me te vertet te bon problem.elhamdulilah, imja i ka frik shume sharjet dhe shamatat, keshtuqe nder veti flet...hahha
 
Lere te ulet perpara ne makine. ?
 
Me budalliqe sesa thuhet per raportin vjehrre -nuse nuk po thuhet per Covidin
 
Me politike
 
Opo po qe per politike,ska shtet e qeveri qe mund te qeverise nje femer?

3 parti jane aty. Nena-i biri dhe gruaja. Duhet gruaja te beje politike me te tre :p
 
  • Haha
Reactions: Ivy
3 parti jane aty. Nena-i biri dhe gruaja. Duhet gruaja te beje politike me te tre :p
Eshte veshtire per aleance mes partive?
Se vec e vec sdalin gjekundi?
Nese funksionon me fitore me ane te aleances ,dihet qe do kete te plagosur?

Po e trajtojme raportin e vjehrres si me qene lufta vertet
 
Politika fillon me kohe, pa e hedhe hapin e pare ne pragun e shtepise se burrit. Pra, tereni pergaditet se pari me partine A (Burri). Nese me partine A, ke sukses, ke arrite nje marreveshje, atehere lehte dhe me ca leshime arrihet edhe marreveshja me partine B (vjehrra) :p
 
Si fillim bujur e mire mund te qeverisin cdo dhome e kuzhine per bukuri,por nese mbi partine A apo B ,kalojne me shume poste ,fillojne trazirat???

Keto folur mbi cka shohim,se per mua ska aspak veshtiresi te bashkejetosh dhe te menaxhosh marrdhenien me vjehrren.Biles i quaj me fat ato qe i kane prane.
 
Zenkat mund te jene te ndryshme. Ka gra qe xhelozojne kur shohin burrin e tyre se po ia shpreh dashurine nenes, kalon kohe me te (pa i hyre ne hak edhe gruas kuptohet) dhe anasjelltas. Andaj, per ta menaxhuar mire vjehrren, mendoj se burri me shume se 50% e ka ne dore situaten :D Ai eshte zjarrfikesi.
 
E vertete!
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top