Si te krijojmë miq dhe te fitojmë përkrahjen e njerëzve

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Të diturit e sjelljes me njerëz është mjeshtëri e madhe. Shpesh ne acarohemi me mënyrën se si na shohin apo na konceptojnë të tjerët.

Egoja e njeriut është e pirur drejt asaj që të bëjë njeriun të mendoj vetëm për veten dhe gjithashtu të mendoj se ai ka gjithmonë të drejtë. Mënyra se si ne bashkëbisedojmë me të tjerët është shkencë ne vete dhe ne duhet të kemi kujdes dhe ti kushtojmë më shumë rëndësi kësaj në mënyrë që bashkëbiseduesi të përkrah dhe të ndjehet komod me juve.
Nëse ne të ardhmen do të doni që ndokënd ta bëni përvete në arritjen e qëllimit që keni paramenduar, bëjeni këtë me mend. Para se ta hapni gojën, ndaluni dhe pyetni veten ‘Si më së miri në këtë njeri do ta zgjoj dëshirën për ta bërë atë.’

Aftësia se si mund të krijojmë miq dhe që të fitojmë përkrahjen e njerëzve, Henry Fond na jep këtë këshillë duke u shprehur me këto fjalë: ‘Ajo përbëhet nga aftësia që të vërejmë qëndrimin e të tjerëve, ashtu që të mundohemi ti shikojmë gjërat prej këndit të tyre sikur ti shikojnë prej këndit tonë.
Ka edhe shumë studiues psikolog të cilët i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë mënyrës se si duhet të kemi përkrahjen e tjerëve dhe të jemi gjithnjë të dashur për të tjerët.
Owen D. Joung ka thënë: ‘Njeriu i cili di të vendoset nën lëkurën e njerëzve të tjerë dhe ti shikojë gjërat më sytë e tyre nuk duhet të brengoset për ardhmërinë e vet.
Duke ditur se qenia njerëzore është një qenie sociale në radhë të parë dhe që jeton në një bashkësi të caktuar ku kontakti me njerëzit është pothuajse i domosdoshëm dhe i pashmangshëm, atëherë po jua paraqes dhe 12 këshillat të psikologut Dale Crnegie se si ti ktheni njerëzit në mënyrë tuaj të menduarit.

I. Me mburrje asgjë nuk do të arrini

‘Inatin nuk mund ta fitosh me inat por me dashuri’ ka thënë Buda, e ne do të mund të thonim duke e parafrazuar atë se marrëveshjen nuk është e mundur ta zgjedhësh me fjalosje, por me takt, vullnet të mirë, pranim dhe dëshirën e sinqertë për t’i kuptuar shkaqet e njerëzve të tjerë
Rregulli I parë thotë: Nëse dëshironi që nga fjalosja të dilni fitues, mundohuni t’i shmangeni.

II. Mënyra më e sigurt për të krijuar armiq dhe si t’i shmangeni kësaj.

Mburrja para të tjerëve dhe lavdërimi se dini më mirë se ata është mënyra më e sigurt për të krijuar armiq.
Nëse dëshironi që të mburreni para dikujt, bëjeni këtë më zhdërvjelltësi dhe përkushtim, ashtu që bashkëbiseduesi juaj gati të mos e ndjejë. ‘Njerëzit duhet t’i mësojmë sikur nuk po i mësojmë,e gjërat e panjohura duhet t’ua tregojmë sikur rastësisht të harruara’, ka thënë poeti anglez Aleksandër Pope. Apo siç e ka këshilluar Lordi Chesterfield të birin, ‘Bëhu më I mençur se njerëzit e tjerë, por këtë asnjëherë mos ua shpreh’.
Nëse një njeri mundohet t’ju bind për diçka , ju mendoni se është gabim, qoftë edhe nëse jeni I sigurt se është gabim, a nuk do të ishte me mirë ti drejtoheni sinqerisht dhe të filloni ta bindin përafërsisht në këtë mënyrë: ‘ Në rregull. Unë për këtë kam mendim tjetër, e ndoshta gabohem. Ndodh të mos kem të drejtë, e në qoftëse se edhe tani nuk kam, me dëshirë do të kisha mësua se ku po gaboj. Të mundohemi që bashke të vijmë deri te e vërteta’.
Stefanssoni ka thënë, ‘Shkencëtari kurrë asgjë nuk tregon, ai mundohet të vërtetoj faktet’.
Para 2000 vjet p.e.s Faraoni I Egjiptit Aktoj ia ka dhënë djalit të vetë një këshillë të vlefshme. ‘Mendohu mirë në sjelljen e njerëzve. Në këtë mënyrë do të arrish çfarë dëshiron’.
Rregulla e dytë thotë: Respektojeni mendimin e të tjerëve. Kurrë mos i thoni njeriut se nuk ka të drejtë.

III. Mos ngurroni ta pranoni se keni gabuar

Fjala e urtë angleze thotë:’ Me luftë kurrë nuk do të arrish mjaft, e me të lëshuar pe do të arrish më shumë sesa e ke menduar’.
Rregulla e tretë thotë: Nëse nuk keni të drejtë, pranojeni këtë zëshëm dhe pa ngurrim.
IV. Në rrugën drejtë mirëkuptimit kalohet nëpërmes zemrës.
Kështu mendonte edhe Lincolni, I cili para më shumë se 100 vitesh kishte shkruar: ‘ثshtë e vjetër e vërteta se një pikë mjaltë mbledh më shumë grerëza sesa disa litra rrëshirë. Kjo vlen e dhe për njerëzit. Nëse dëshiron që të afërmin ta kthesh kah mënyra jote e të menduarit, së pari binde se je mik dhe shok I tij. Këtu gjendet ajo pika e mjaltit për zemrën tij. Sepse, mendoni ju çka të dëshironi, rruga për të kuptuarit çon kah zemra.’

Rregulla e katër thotë : Afrohuni njeriut si mik.

V. Sekreti i urtësisë së Sokratit

Fjala e urtë kineze thotë: ‘Kush ec ngadalë, mbërrin larg’.
Rregulla e pestë thotë: ‘Mundohuni që në fillim të bisedës të merrni sa më shumë përgjigje pohuese (pozitive).’

VI. Heshtja është flori
Mendimtari francez La Ruschefaucauld ka thënë: ‘Nëse dëshironi të krijoni armiq, lavdërohuni para miqve, nëse dëshironi të krijoni miq, lejoni atyre të lavdërohen para jush’. Rregulla e gjashtë thotë: Fjalën kryesore mundohuni t’ia lini bashkëbiseduesit.

VII Si t’i nxisni njerëzit në bashkëpunim

Rregulla e shtatë thotë: ‘Zgjojeni në njeriun ndjenjën se ideja është e tij’.

VII. Formula magjike

Rregulla e tete thotë: Mundohuni t’i shikoni gjërat në sytë e të tjerëve.
Fjalët për të cilat të gjithë vuajnë
Diçka e ngjashme megjithatë ekziston, e kjo është mirëkuptimi. Fjala si p.sh. ‘Nuk ju marr për të keq pse ashtu mendoni, sepse në vendin tuaj do të isha ndjerë pikërisht ashtu’, do të ju ndihmojë ta zbusni edhe kundërshtarin më të hidhëruar. ‘Mënyra e vetme që të mbijetoni me personalitete kaq temperamente është të tregoni mirëkuptim dhe keqardhje për të gjitha problemet e tyre’, ka thënë Hurok.
Rregulla e nëntë thotë: Ndjeni bashkë me dëshirat dhe mendimet e të tjerëve.

VIII. Keni besim në njerëzit

Në njërin nga studiot e tij analitike J.Piperont Morgan ka vërejtur se njeriun nxisin në aksion zakonisht dy motive: të vërtet dhe të tejdukshëm. Motivi i vërtetë është ajo që me të vërtetë dëshirojmë të bëjmë, e i tejdukshëm është petku të cilin veshin’.
Rregulla e dhjetë thotë: thirruni në nderin dhe fisnikërinë e njerëzve.
XI Përvetësojeni metodën e mas-medieve-dramatizmin
Rregulla e njëmbëdhjetë thotë: Shprehni mendimet në mënyrë dinamike dhe dramatike.

XII. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon...

Schëab thotë: ‘Nëse dëshironi t’i nxisni njerëzit në punë, mundohuni që në ta të zgjoni dëshirën për gara’. Me këtë rast nuk po mendohet në vrazhdësi dhe detyrim pa lidhje, por në dëshirën e njeriut për vetëpohim.

Rregulla e dymbëdhjetë thotë: Nxiteni në ato ndjenjën për të bërë gara.

Të dashur miq në këtë punim nuk propozoj dyftyrësin, por një formë të re të relacionit me njerëzit. Sepse nëse i shohim me kujdes të gjitha këto këshill kuptojmë se natyra njerëzore është më humane dhe më e tolerueshme në shumë raste por vetëm se asaj i mungon dëshira e mirë dhe mbisundimi i egos së tij. Sepse siç u cek dhe në fillim të këtij punimi duhet të kemi shumë kujdes rreth asaj që mendojmë se është e drejtë dhe asaj që vërtet është e drejtë. Kështu që nëse gjerat i shohim në një mënyrë më objektive dhe të lëmë anash subjektivitetin tonë, jam shumë e sigurt se jeta jonë do të ndryshoj dhe se do të kemi një jetë të qet e të lumtur me shumë miq e dashamires tanë.

A.T.

S'kam link per materialin, pasi eshte shkrim i nje ish - studenteje te Shkencave politike, i pabotuar besoj dikund!
 
Titulli: Si te krijojmë miq dhe te fitojmë përkrahjen e njerëzve

Tani goca paska lexuar shume Dale Carnegien dhe qenka inspiruar. Nuk e mohoje se Carnegie ka bere nje shkenc te tere mbi komunikimet dhe te krijuarit te perkrahesve (jo miq). Carnegie ne pergjithesi shkruan per perkrahes sidomos ne zhvillimet bisnesore por jo per miq dhe e tera e ketij shkrimi filozofik munde te permbledhet me nje barsolete te shkurter te Carnegies;

Nje peshkatar qe adhuronte embelsirat iku te zeje peshk.
Ne grepin e peshkimit vente embelsira meq i adhuronte shume, por nuk binte se nuk binte peshku ne grep. Nje dite deri sa po provonte pa nje krimb afer kembes se tij. E mori e hudhi ne grep dhe zuri peshkun sa ora.

Pra filozofia te krijuarit perkrahes eshte kjo: Mos u brengos cfare te pelqen ty por brengosu cfare i pelqen tjetrit ne te krijuarit perkrahes.

Kjo ne sferen biznesore, zhvillim karriere e politike aq me shume ne kohet e sotme (kermillizimeve njerezore) luan peshe te madhe.

Por ceshtja kam pershtypjen se qendron pak me ndryshe. Nga titulli kuptoj se behet fjale per miq dhe une pyes per cfare miqsh e ke fjalen??????

Pra jemi duke llafosur per miq (ne kuptimin primar te fjales) apo jemi duke llafosur per perkrahes, njohje, dhe aso qe ju ngjitemi dhe na ngjiten per X apo Y arsyen?????

Kam perhtypjen se ndarja e ketyre gjerave eshte thelbesore per te vazhduar diskutimin ngase miqt dhe perkrahesit nuk jane gjera te ngjashme.
 
Back
Top