Si të hani me shkopthat kineze?
Tema e kësaj këshille janë shkopthat kinezë, ndërsa lajmi i mirë është se nëse dini si ta mbani lapsin, atëherë jeni në gjysmë të rrugës për të sunduar edhe me shkopthat kinezë.
Shkopthi i parë është baza juaj. Kapeni sikur të dëshironi të shkruani me të. Pastaj rregullojeni ashtu që ai shkopth të vendoset në majën e gishtit tuaj të mesëm (ose gishtit të unazës). Duhet të jenë dy pika të prekjes, njëra ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit të madh, ndërsa tjetra në majën e gishtit të mesëm (ose gishtit të unazës).
Shkopthi tjetër është pjesa lëvizëse. Ai bën gjithçka derisa shkopthi juaj bazë vetëm qëndron. Kapeni shkopthin tjetër me gishtin e madh, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm. Ushtroni duke kapur gjëra të vogla me lëvizjen e shkopthit të dytë.
Tashme keni idenë bazë, por secila dorë është ndryshe, prandaj do të duhet të eksperimentoni derisa ta gjeni kombinimin e duhur të pozicionit të shkopthit. Në momentin kur do të mundeni që me anë të shkopthave të hani kikirikë një nga një, atëherë e dini se e keni përvetësuar këtë teknikë./telegrafi/