• Guximi i paluhatshëm
Kjo është e bazuar në njohjen e vetvetes dhe profesionit. Asnjë ithtar nuk dëshiron që ta komandojë udhëheqësi të cilit i mungon vetëbesimi dhe guximi. Asnjë ithtar inteligjent nuk do të lejojë që me të të komandojë një kohë të gjatë udhëheqësi i tillë.
• Vetëkontrolli
Njeriu i cili nuk është në gjendje ta kontrollojë veten kurrë nuk do të jetë në gjendje e as që do të jetë në gjendje t'i kontrollojë të tjerët. Vetëkontrolli i jep një shembull të shkëlqyer ithtarëve, në të cilin ata më inteligjentët do të shembëllejnë.
•Ndjenja e hajthme për drejtësi
Pa ndjenjën për drejtësi dhe rregull, asnjë udhëheqës nuk mund të komandojë dhe ta ruajë respektin e ithtarëve të vet.
•Determinimi i vendimit
Njeriu i cili heziton në vendimet e veta tregon se nuk është i sigurtë në vete dhe nuk mund t'i udhëheqë të tjerët me sukses.
• Përcaktueshmëria e planeve
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta planifikojë punën e vet dhe të punojë sipas planit të vet. Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t'ia qëllojë gjërave, pa plane praktike dhe të përcaktuara, mund të krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë ai do të hasë në shkëmb.
• Shprehia të punohet më shumë se që paguhemi
Njëri prej dënimeve të cilin me vete e ka udhëheqësia është gatishmëria e domosdoshme e udhëheqësit të punojë më shumë se që kërkon nga ithtarët e vet.
• Personaliteti i këndshëm
Asnjë person i pakujdesshëm dhe i paparamenduar nuk mund të bëhet udhëheqës i suksesshëm. Udhëheqësia e nënkupton edhe respektin. Ithtarët nuk do ta respektojnë udhëheqësin i cili nuk rangohet lartë në shkallë sipas faktorëve të cilët e bëjnë ndonjë person të këndshëm.
• Kuptueshmëria dhe mëshirimi
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të ndjehet me ithtarët e vet. ا'është më tepër, duhet t'i kuptojë edhe ata edhe problemet e tyre.
• Mbizotërimi i detajeve
Udhëheqësia e suksesshme nënkuptohet me mbizotërimin e detajeve me rëndësi thelbore për pozitën e udhëheqësit.
•Gatishmëria që të merret përgjegjësia e plotë
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të jetë i gatshëm ta merr përgjegjësinë për gabimet dhe mëngësitë e ithtarëve të vet. Nëse tenton që edhe këtë përgjegjësi ta hudhë në tjetrin, nuk do të bëhet udhëheqës. Nëse disa prej ithtarëve të tij bëjnë ndonjë gabim dhe ky tregohet i pakompetent, udhëheqësi duhet të konsiderojë se është ai vetë që e përjetoi dështimin.
• Bashkëpunimi
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta kuptojë dhe ta zbatojë principin e orvatjeve të bashkuara dhe të jetë në gjendje t'i sjell ithtarët e vet që ta bëjnë po këtë gjë. Udhëheqësia e nënkupton fuqinë, ndërsa fuqia bashkëpunimin.