Love
βeℓℓe â๓e
Nëse do t’i përmblidhnim në një përqindje të vërtetat që thuhen çdo ditë në botë, ato nuk do të shkonin më shumë se 30 për qind. Përse? Përgjithësisht prej mangësive në arsyetim
Arsyeja u referohet fuqive mendore dhe proceseve që çojnë në formimin e një përfundimi, gjykimi ose kundërshtimi. Përdorimi i duhur i arsyetimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendimmarrjen e përditshme.
Ja disa këshilla sesi ta perfeksiononi arsyetimin tuaj.
1. Jini mendjehapur. Sipas shprehjes latine Errare humanum est (të gabosh është njerëzore) të gjithë njerëzit janë të prekshëm prej gabimeve në veprime që vijnë nga arsyetimi i cunguar. Sipas psikologjisë, njerëzit janë “dritëshkurtër”, sepse në shumicën e rasteve shohin vetëm njërën anë të çështjes, duke dështuar në përfytyrimin e së tërës. Ne shohim pjesërisht, ne njohim pjesërisht dhe për më tepër nxisim përfundime dhe paragjykime të gabuara mbi bazën e një pjese. Mendjengushtësia është një gabim i madh në arsyetim që të gjithë duhet të përpiqen ta shmangin.
2. Provoni gjithçka. Largojini të gjitha paragjykimet nga mendja. Mos mendoni se nuk ka të vërtetë tjetër përveç shkencës që studioni. Nëse i paragjykoni mendimet e të tjerëve pa i ekzaminuar me detaje, atëherë nuk keni zbuluar errësirën e tyre, por keni mbyllur sytë tuaj. Jini të etur të zbuloni të vërtetën e subjekteve që nuk i njihni. Sa më shumë ta sfidoni veten, aq më shumë do të mësoni dhe do të krijoni kontakte të reja mes neuroneve në tru, duke përmirësuar aftësinë tuaj për të arsyetuar. Lexoni gjerësisht dhe shprehni interes ndaj subjekteve të ndryshme.
3. Synoni të vërtetën. Mos mendoni kurrë se dini gjithçka për çdo subjekt të mundshëm dhe se nuk keni asnjë të re për të mësuar. اdo ditë dalin dituri të reja nga të katër anët e botës, gjë që e bën dijen tuaj të kufizuar. Që të jeni vazhdimisht në kontakt me të vjetrat dhe të rejat, mos reshtni kurrë së ndjekuri me zell të vërtetën. Njeriu gërmoi për ar dhe kërkoi për thesare të fshehur me shumë kokëfortësi dhe përpara se të gjente arin e vërtetë ai hasi në shumë mbeturina. Kjo nënkupton se keni shumë punë përpara se të gjeni diturinë e vërtetë dhe burimin e pastër të saj.
4. Dallimi i së vërtetës dhe asaj që duket si e tillë. ثshtë dhunti e çmuar të dish të dallosh artificialen nga natyrorja, të gabuarën nga e drejta, gënjeshtrën nga e vërteta. Për shkak të njohurive të kushtëzuara të cilitdo, ju mund të haseni shpesh me të vërteta të pjesshme ose me të pavërteta. Mund të ndodhë që një teori që ka funksionuar deri më tani për ligjet e natyrës, krejt papritur të dalë e pasaktë. Për këtë arsye, jo vetëm që duhet të jeni të kujdesshëm të fusni në tru informacione të reja, por duhet të përzgjidhni ato të dhëna që janë të duhurat dhe më afër së vërtetës.
5. Shikojini gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve dhe mos u ofendoni shpejt. Disa njerëz mbahen shumë pas besimeve të veta, aq sa nuk përpiqen aspak të konsiderojnë mendimet e të tjerëve. Të mendosh se je i pagabueshëm nënkupton të kesh refuzuar arsyetimin. Për këtë arsye duhet të jini të hapur ndaj kritikave, ideve dhe pikëpamjeve të të tjerëve. Jini të përulur. Largojini paragjykimet dhe mësoni sa më shumë nga të gjitha fushat e jetës. Ofendohet shpejt ai që di pak, ai që nuk mund të arsyetojë më shumë dhe ai që është mendjengushtë. Njerëzit me dituri të madhe, kanë tokë më të qëndrueshme në këmbë, sesa rëra e rrëshqitshme e mendimeve të gabuara.
6. Mësoni prej të tjerëve. Konfuci tha një herë, duke ecur në mes të tre njerëzve, gjeta mësuesin tim. Zgjidhni çfarë është e mirë në secilin prej tyre dhe ndiqeni atë, të kundërtën bëni me të keqen, që ta ndryshoni. Ju mund të mësoni gjithnjë diçka prej të tjerëve. Nëse shihni që një person është i mirë në diçka, ndiqni shembullin e tij, mësojeni edhe ju atë gjë. Nëse hasni me dikë që bën diçka gabim, mësoni edhe prej tij, gjeni rrugën që do ta përmirësonte atë sjellje që të mos gaboni edhe juve.
7. Distancohuni nga pasioni. Pasioni është armiku më i madh që mund të na verbojë përpara fakteve dhe të shmangë arsyetimin, duke na bërë të paaftë për të dëgjuar mendimet e të tjerëve. Për të arsyetuar në mënyrë të drejtë, duhet të përshtateni me shpirtin e mungesës së pasionit ndaj një çështje që në mendjen tuaj mund të jetë ndërtuar gabim.
8. Shqyrtoni faktet. Analizoni me kujdes të gjitha faktet, kërkoni librat më të mirë, gjeni burimet më të besueshme dhe mësoni nga më të diturit. Pjesë e rëndësishme e arsyetimit është edhe vënia e sa më shumë fakteve përballë, për të nxjerrë më të mirin.
9. Studioni dhe aplikoni logjikën. Arsyetimi deduktiv është arritja e përfundimit nga e përgjithshmja tek e veçanta. Në arsyetimin deduktiv, nëse ndiqet një zinxhir arsyetimi, atëherë argumenti është i vlefshëm. Për shembull, nëse të gjithë njerëzit janë të vdekshëm, ky është një fakt i njohur dhe pohimi që Sokrati është njeri, të çon në përfundimin se edhe Sokrati është i vdekshëm, gjë që e bën përfundimin të vlefshëm.

- Sipas psikologjisë njerëzit janë “dritëshkurtër”, sepse në shumicën e rasteve shohin vetëm njërën anë të çështjes
Nëse i paragjykoni mendimet e të tjerëve pa i ekzaminuar me detaje, atëherë nuk keni zbuluar errësirën e tyre, por keni mbyllur sytë tuaj
Ju mund të mësoni gjithnjë diçka prej të tjerëve.
Merrni më të mirën dhe përmirësoni të metat Pjesë e rëndësishme e arsyetimit është edhe vënia e sa më shumë fakteve përballë, për të nxjerrë më të mirin.