Si ta ndjellim fatin në mënyrë shkencore? Psikologët kanë zbuluar fijen e padukshme të fatit…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Si ta ndjellim fatin në mënyrë shkencore? Psikologët kanë zbuluar fijen e padukshme të fatit…

lucky-696x365.png

A je edhe ti një njeri me fat?

Ai që mes gjithë grupit, është i vetmi që i bie llotaria?

Ajo që përplaset me një djalë dhe kur ai e fton në takim, zbulon se ai është jo vetëm i pashëm, por edhe mendjendritur?


Sipas një studimi të psikologëve, na del se shumica e asaj që ne e quajmë ‘fat’ është në fakt në mendjen tonë, e jo një varg i pabesueshëm rastësish që komandohet nga një forcë e epërme.

Dhe ne, sipas psikologëve, e kemi në dorë t’a kthejmë veten në një njeri me fat! A nuk do të ishte e mrekullueshme?

Besimi i përgjithshëm dikton se suksesi është rrjedhojë e punës së palodhur dhe të vazhdueshme.

Megjithatë, a nuk ka plot njerëz që korrin sukses në profesione që as që i kanë menduar ndonjëherë, lëre pastaj të jenë përpjekur t’ia dalin?

Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel në psikologji, ia atribuon këtë sukses të ashtuquajturës ‘fije të padukshme fati’.

Pak a shumë, ajo që të bën të gjendesh në kohën dhe vendin e duhur gjithmonë.

Nuk është një iluzion: disa njerëz thjesht kanë më shumë fat se të tjerët. Por psikologët e dinë përse:

Njerëzit me fat janë tipa të hapur
Richard Wiseman ka bërë një mal me studime mbi lidhjen fat-psikologji, dhe ka zbuluar se fati është në të vërtetë një gjendje mendore.

Njerëzit e shoqërueshëm, që krijojnë marrëdhënie me më shumë njerëz dhe nuk kanë frikë nga ndërveprimi shoqëror, janë më të hapur ndaj gjërave dhe i presin ngjarjet më me entuziazëm.

Ky lloj personaliteti, shkruan Psychology Today, ka më tepër gjasa për të pasur ato ‘takimet me fat’ gjatë të cilave ‘u bie Telebingo-ja’ dhe gjejnë një punë të mirë dhe një partner ideal, dhe praktikisht ‘u shkon vaj’.

Sepse, është e qartë se sa më shumë njerëz të njohësh, aq më shumë ke që do të të mbështesin!

Njerëzit me fat shprehin shumë me gjuhën e trupit
Kërkimi i Wiseman-it gjithashtu sygjeron se njerëzit e hapur, ekstrovertët, përgjithësisht kanë një gjuhë më shprehëse të trupit, e cila krijon afrimitet dhe jep ndjesi pozitive tek të tjerët. Kjo rrit gatishmërinë e njerëzve rrotull tyre që t’u qasen me më shumë dashamirësi.

Dhe si flasin ata me gjuhën e trupit të tyre? Duke shëmbëllyer qetësi dhe vetëbesim: kanë qëndrim të relaksuar, gjymtyrët nuk i mbajnë të lidhura, pëllëmbët i mbajnë të hapura dhe u qëndrojnë të tjerëve përballë.

Njerëzit me fat kanë pritshmëri pozitive për jetën
Wiseman thotë se pritshmëritë pozitive ndaj gjërave ndjellin përherë fat të bardhë. Thënë ndryshe, njerëzve që kanë besim tek një e ardhme e ndritur, u ndodhin vërtet gjëra të bukura.

Këtë e thotë shkenca: studimet kanë treguar se, njerëzit që ecin me idenë se diçka e keqe i pret, janë përgjithësisht të pasuksesshëm. Pra, edhe shkenca bie dakord me parimin universal që thotë: Mendo pozitivisht!

Njerëzit me fat mund të bëjnë disa gjëra njëherësh
Wiseman thotë se njerëzit që fokusohen në 1 gjë të vetme, pa mundur të merren edhe me gjëra të tjera, kanë më pak gjasa që të puthen nga ‘fati i bardhë’.

Kjo nuk është paaftësi, sqaron ai, është një mënyrë qasjeje ndaj jetës. ‘Njerëzit pa fat janë ata që humbin shumë mundësi që u vijnë rrotull, pasi janë të përqëndruar në 1 gjë të caktuar’, thotë Wiseman për ‘The Telegraph’.

Këshilla është e qartë: përkushtohuni ndaj gjithçkaje, por pa harruar të shihni përreth!

Njerëzit me fat thonë më shumë: PO!
Njerëzit me fat i kapin mundësitë që u vijnë. Nëse rrezikon, ke më shumë gjasa për të shkuar diku! Asgjë e mirë nuk të gjen kur strukesh në ‘folezën’ tënde vetëm sepse ke frikë! Fundja, çfarë mund të humbësh? – kështu mendojnë njerëzit me fat!

Njerëzit me fat besojnë se janë njerëz me fat!
Wiseman vërtetoi se njerëzit që besojnë se janë të bekuar nga fati, e ndjellin fatin e mirë. Ne e quajmë sharm: këta njerëz karakterizohen nga vetëbesimi dhe pozitiviteti, çka i nxit të kenë një performancë më të mirë në punë dhe kudo.

Po tani, a mendoni se jeni të lindur me fat?

b.shkollasuksesit.
 

Attachments

  • lucky-696x365.png
    lucky-696x365.png
    428 KB · Shikime: 0
  • lucky-696x365.png
    lucky-696x365.png
    428 KB · Shikime: 0
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ja kshu.. Provoko Fagatin dhe merr At shoqen lol
 
Po Une jam me fat..................
Sepse Zoti ma dha ate gje qe jane te rralle njerezit ne bote
Jeten per here te 2
 
Back
Top