Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si ta ndërtoni personalitetin tuaj

Si ta ndërtoni personalitetin tuaj

1381371_490913251016438_595361379_n-588x310-196x198.jpg

Secili prej nesh njihet nga vet personaliteti i tij. Atë e përbëjnë qëndrimet tona, aftësitë, mënyra e sjelljes, struktura emocionale dhe shumë karakteristika tjera. Secili prej nesh dëshiron të ndërtoj personalitetin e tij, të mos jetë një imitim i dikujt, mirëpo kjo nuk është e lehtë. Mund të pyesim se si të ndërtojmë personalitetin tonë? Ju japim disa parime:

- Gjithmonë thuaje të vërtetën. Parimet e bazuara në gënjeshtra shumë shpejt rrëzohen.

- Mos bëni kompromise kur është fjala për karakterin. Këtë e bëni në dëm të vetes.

- Jini të këndshëm dhe tërheqës. Mbani imazhin personal.

- اdo ditë kujdeseni për zhvillimin personal.

- Shoqëroheni me njerëz të suksesshëm dhe që kanë vetëbesim. Mësoni prej tyre.

- Jepuni njerëzve më shumë se sa presin ata nga ju.

-Besojuni njerëzve duke mos kërkuar shumë argumente.

- Kujdeseni për veshjen. Pamja e jashtme, megjithatë, është e rëndësishme.

- Jini të parët që u afrohuni njerëzve. Hapuni, vetëm kështu edhe tjerët do të hapen me ju.

Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)
 
🧐 10 vite me jane dashur te fitoj keto parime personaliteti😉
 
Të ndërtosh, ka konotacion të finalizimit, përkundrazi individi në udhetimin e tij jetësor , është një lëvizje permanente e pa definuar.
 
Edhe personalitetin e njeriut e perbejne shume cilesi e nder me te rendeishmet jane karakteri i forte, besnikeria, te jete i vertet, te jete i qendrueshem te mos thyhet pas cdo sprove qe e godet, te jete trim, te jete puntore, te jete i lexueshem, te posedoj devotshmeri e keshtu me radhe.
Buzqeshja, komunikimi, veshja, shoqerimi me njererz te sukseseshem etj., keto jane pastaj derivate te punes apo zhvillimit personal te cilat njeriu i bene me veten.
 
Me parime!
Pasi ti kemi lexuar keto te fundit ne abetaren e klases se pare.
 
Duke punuar te vetja.
Nëse ndjeni;
Zemërim - Qetësoni mendjen duke e lodhur trupin me ushtrime
Zili - Kultivoni mirënjohje për atë që keni
Shqetësim - Kthehuni në momentin aktual duke u fokusuar në ndjesitë që ndjeni nën shputat e këmbëve tuaja
Frustrimi - Mos harroni se çdo moment është një mundësi për të filluar nga e para
Lodhje - Fikni telefonin inteligjent dhe shkoni për të pushuar ose për të fjetur
Dyshim - Përpunoni mendimet tuaja me shkrim
Trishtim - Ecni në mes të natyrës, ndoshta në shoqëri
 
Personaliteti krijohet gjatë jetës.
Prsh.....
Një femër që ka lindur e varfër,punon shumë kur rritet edhe i harxhon lekët për të blerë rroba.
I kushton rëndsi pamjes së jashtme edhe është shum e egër :):).
Njerëzit që vuajnë shumë në fëmijëri,bëjnë çmos ti arrijnë dëshirat e tyre ;):).
 
Mund te ndryshosh sjelljen… por personalitetin veshtire qe ta ndryshosh apo ndertosh pas nje fare Moshe … pasi nis edhe nga Femijeria / gjenetika/ shembulli / modeli dhe kushtet se qysh dhe nga kush je rritur .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back