Si ta kuptojmë dhe njohim intuitën tonë?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Okultizmi si njohuri e lashtë e civilizimit njerëzorë, njeriun e konsideron si krijesë më të përsosur hyjnore, e ndërtuar nga shatëfishësia konstruktive.
Tanimë edhe shkenca e jonë oficiale, e njeh dhe pranon ndërtimin tonë si qenie materiale dhe jo materiale, apo fizike (si trup) dhe si qenie psikike (si shpirt), është vërtetuar ekzistimi si pjesëve sërish të kundërta: racionale, ose të vetëdijshme, dhe asaj joracionale ose të pavetëdijshme.
Intuita është funkcion natyror i qenjes sonë hynore të cilën, siç pamë, botkuptimi materialist i realitetit objektiv, ka inponuar margjinalizimin e saj. Përmes intuitës kontaktohet me qenjen tonë reale dhe apsolute. Në fakt, ajo është ndjenjë e zërit tonë të mbrendshëm si signal hynor e cila na jep informat për çdo gjë konkret. Informatat e arritura përmes intuitës nga potenciali ynë i pastër, janë të pagabueshme.
INTUITA është kanal natyror i marrje-dhënieve në mes të UNI-t tonë që nga natyra është plotësisht hyjnore, nga njëra anë, dhe realitetit objektiv-material, nga ana tjetër. Nëse truri si instrument i përsosur fizik, lidhet me potencialin e pastër, ndjenja e caktuar si përgjigjigje adekuate do të ishte INTUITA.
Respektojeni atë si një mike të dashur që ju do sinqerisht dhe nuk ju tradhton kurrë. Fundi i fundit, ajo është vet JU, thërrmija e ZOTIT në JU dhe qenia e vërtet reale. Andaj, duhet ta doni veten, sepse JU nuk jeni vetëm qenie fizike, por edhe krijesë HYJثNORE.
Nëse intuita ju thot se diçka është ashtu, atëherë patjetër duhet ta pranoni si ashtu. Kurrë mos e analizoni, edhe pse ky vizion do të jetë në kundërshtim me parimet dhe njohjet e juaja nga eksperienca maerialiste.
Diçka me të vërtetë është e mirë, vetëm nëse NE mendojmë se është e mirë, dhe e keqe nëse NE mendoj ashtu!
Vlersimi “mirë-keqë” është reagimi natyror i njohurisë pragmatike të arritur përmes edukate, morali, etike...etj.
Plotësisht jena dakord se edukata e mirësjelljes në shoqëri sipas normave të përgjithëshme, është inperativ i egzistencës sonë si qenje e përsosure një shoqëri të organizuar, por në anën tjetër, kjo edukatë në shumë raste mbështetet tek mënjanimi i UNI-t tonë të vërtetë, dhe kthimin e tij kah reagimet e të tjrëve (kah OBJEKTET).
 
Kthimi kah objektet jashta UNI-t tonë përherë kërkon miratimin-mirënjohjen nga të tjerët. Mendimi dhe sjellja e jonë janë në gjendje përherë të pritjes së reagimit kthyes.Për këtë arrësye veprimi i këtillë mbështetet në fikë.Kur i referohemi objekteve ndjejmë nevoj të përhershme që gjërat t’i mbajmë në kontroll.Ndjejmë nevojë të fuqishme për forcën e jashtme.Kjo forcë nuk është produkt i potencialit të pastër .Kjo ndjenjë nuk është INTUITث. Ajo është EGO-ja jonë. EGO-ja nuk është ajo që jemi ne në esencë. EGO-ja është pasqyrë për vehten, maska jonë shoqërore.ثshtë roli që ne e luajm. Maska jonë shoqërore jeton nga miratimet-mirënjohja. Ajo dëshiron të kontrolloj. Ate e mbështet forca, sepse ajo jeton me frikë. Duhet patjetër të mësohemi t’i dallojmë impulset dhe sinjalet që vijnë nga EGO-ja si maska jonë shoqërore dhe UNI si intuitë e vërtetë. Kjo arrihet me kohë dhe eksperiencë. Nëse formoni një kanal të pastër me UNI-në e tuaj të vërtetë, intuita do t’ju jep informata nga më çuditëbërëse. Sa më e fortë është kjo lidhje, kufizimet e relaizimit të dëshirave tona, si dhe përgjigje adekuate për shumë qështje jetësore, do të jenë përherë pa ndonjë lodhje në disponimin tuaj. Ju vetëm duhet ta automatizoni këtë mënyrë të kontaktit si shprehi e zakonshme dhe e përhershme.
Mendja e gjenive të mëdhenjë botërorë të artit, kulturës, shkencës dhe lëmejve tjerë, nuk është vetëm arritje e menqurisë përmes mësimit, por edhe kontakti spontan me potencialin e pastër hynor.
Komunikimi dhe regjistrimi i zërit tonë të mbrendshëm , është shumë i lehtë por kërkon edhe ca ushtrime të vogla. Unë, këte e kisha krahasuar me mësimin e ngasjes së biqikletës. Msheftësia është në rendë të parë t’i besoni sinqerisht se ajo egziston dhe me perfeksionim vepron, si dhe një teknik e vogël mentale që ka të bëj me shuarjen e dialogut të mbrendshm .
Shuarja e dialogut të brendshëm bëhet përmes qetësisë mentale pa vlerësime. Kurse qetësimi mental pa vlerësime arrihet vetëm me praktikumin e MEDITIMIT.
Nuk dijë sa e kuptoni heshtjen e plotë mentale pa vlerësime?
Truri fare nuk pushon, ajo mendon. Gjatë mendimit gjithmonë diçka kërkon, ankohet, gjykon, formulon koncepte të reja, ide etj. Qëllimi jonë kryesor është që ky dialog, kuptohet i natyrshëm, të evitohet duke qenë në qetësi. Të mos mendohet fare për asgjë. Në këtë gjendje të qetësisë absolute futeni pyetjen ose dëshirën e juaj të formuluar si parafytyrim të qartë psikik dhe priteni përgjigje-realizimin. Mos mendoni më në kërkesën dhe as mos vlerësoni me “EGO-në” e juaj se si do të duket përgjigja apo kur do të realizohet dëshira. Analiza eventuale mentale e përgjigjes shkakton dyshimin, e aty përgjigje intuitive nuk ka.
Kjo është misteri shekullore e njerëzimit përmes së cilës arrihet çdo gjë.


Adnan Abrashi
 
Back
Top