Si po ndryshon kriza politiken nderkombetare?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Per te shpjeguar uraganin qe ka rrene ne gjithe boten, duhet marre parasysh se nuk behet fjale vetem per nje krize financjare apo monetare dhe duhet pare nga ka filluar.

Kriza pati plasaritjet e saja ne SHBA dhe u reflektua me pas ne te gjitha anet e ruzullit duke shkaktuar deme dhe probleme te medhaja klasave drejtuese politike. Kjo krize eshte e pergjithshme dhe qeveria duhet te tregohet e kujdesshme per te zgjidhur problemet.
Per te arritur me sukses punen e saj, ajo duhet te jete e brumosur mire nga ana historike e ngjarjeve qe kane ndryshuar boten dhe duhet te kete aftesine e te menduarit.



Pra per t'ia arritur qellimit duhet:
  1. Nje diagnoze e mire
  2. Nje terapi po aq e mire
Duke patur te qarte diagnozen, nuk duhet te mendojme si te ndalojme fenomenin e ndodhur, por si ta kurojme per mos tu perseritur me, duke vene ne aplikim nje teori sa me te mire.
Per here te pare ne historine boterore, kriza shkaktohet nga numri i shumte i te pasurve.
Ne krizat e meparshme ekonomike kishte shume pak te pasur dhe shume te varfer, ndersa tani po ndodh e kunderta. 50% e popullsise gezon 99% te pasurise boterore ndersa 50% tjeter gezon vetem 1% te pasurise.



Ne aplikimin e terapise qeverite mund te ndodhen ne 2 situata:
  1. Situate urgjence
  2. Situate strukturore
Keto dy situata nuk mund te zgjidhen nese nuk kemi nje diagnoze te sakte.
Deri tani vemendja eshte shtruar mbi ekonomine e bankave, jane shpenzuar per here te pare kuadriliona $ per te shpetuar bankat, por hapi i dyte i qeverive do jete per te shpetuar familjet dhe kompanite.
Neve ndodhemi pikerisht ne situaten e pare, kur te gjitha qeverite po levizin ne menyre te njekohshme per te stabilizuar gjendjen.
Ne kete situate, fiton kush ka me shume intuite, kush eshte me i afte per te paraqitur strategjite me te mira per kalimin e krizes.


Persa i perket situates strukturale, tashme mund te themi se gjendemi para 2 problemeve. Europa duhet te lidhe marredheniet me SHBA-ne apo me RUSSINE?

USA ka 20 vjet qe po shtrin marredhenie ekonomike me te aferta me shtetet paqesore si KINA dhe JAPONIA, dhe keto dy fuqi jane vertete te medhaja per tu perballur nga EUROPA e vetmuar.
Me zgjedhjen e presidentit te ri Obama, shpresohet te afrohen marredheniet transatlantike midis 2 kontinenteve.
Situata strukturore ka si qellim pra bashkimin e superfuqive dhe zgjidhjen e perbashket te problemeve

Derisa USA te marre veten situata nuk mund te anashkalohet, pra nuk mund te lihet menjane USA per te kaluar krizen. Ajo e shkaktoi, ajo duhet te merret me zgjidhjen e problemit.
Kriza nuk do jete e shkurter sepse nuk eshte shkaktuar nga fenomene financjare por nga fenomene socjale: GLOBALIZIMI.
Ky fenomen nuk u morr shume ne konsiderate nga qeverite dhe u perplas me force te madhe ne gjithe boten.

Cfare do ndodhe tani me superfuqite?

Zgjidhjet e problemit mund te jene 2:
  1. Nje shock i madh si ne 1929
  2. Nje konflikt boteror si ai qe filloi ne 1945
Mund te ndodhemi para nje Breton Wood's ose perballe nje sistemi tripolar te perbere nga USA, EU, AZIA.

Keto akorde do behen nga presidentat e shteteve pjesemarrese, kjo do sjelle ne pah lidershipin kombetar qe ishte lene menjane nga globalizimi.
Pa nje lider te fuqishem asnje komb nuk do ishte i afte te zgjidhte problemet e brendshme ose te jashtme.
Duhet te reflektojme se si do sillen presidentat tane: do arrijne te jene paqesore dhe efikase, apo do ndjekin linjen e polemikave midis njeri tjetrit?

Nje tjeter aspekt qe del shpesh ne pah ne kohen e krizave eshte rritja e amplitudes midis te pasurve dhe te varferve. Shtetet qe me shume do kene probleme nga kjo krize jane ata ne rritje e siper si Shqiperia: me pak tregeti, me pak eksport, me pak pune.
Te gjithe keto faktore sjellin probleme ne bilancin shteteror. Gjeja e pare qe behet eshte prerja e shpenzimeve publike.

Te gjitha keto fenomene do sjellin ne "nxitjen e te varferve". Sipas diplomateve te ONU, klasat e varfera dhe me injorante jane ato qe perceptojne me shpejte krizen dhe si pasoje reagojne me shume se sa shtresat e mesme.
Per te ulur veshtiresite dhe komplekset qe mund te lindin midis Veriut dhe Jugut te botes duhet te aplikohen politika ne te gjitha drejtimet. Pra duhet te kurohen te gjitha problemet njekohesisht.

Copyright Vivى
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top