Si përpilohet horoskopi personal?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Përpilimi i horoskopit personal, nuk është vetëm një rutinë e thjeshtë "Më të qëlluar rastësisht të gjërave", ashtu sikur mendojnë disa laik. Por, ajo ndërtohet nga një sërë veprimesh operative më shumë detaje teorike-rituale tradicionale, matematikore-llogaritare dhe principeve tjera karakteristike, me anën e të cilave arrihet deri te tërësia kallëzimore parathënëse për shenjën e caktuar konkrete.

▪ Nga të gjitha veprimet e nevojshme të formulimit të parathënies për shenjën konkrete të horoskopit, një rëndësi të veçantë luan edhe kriteri i klasifikimit të saj në grupin e njërës prej katër elementeve: ajrit, zjarrit, ujit dhe tokës. Sipas urtësisë së lashtë okultiste, çdo veprim apo aktivitet fizik dhe psikik mund të përcaktohet në nivelin e karakteristikave të këtyre katër elementeve metaforike.
Ajri gjithnjë është ideja, zjarri është procedura si reagim i veprimit në rrugën e realizimit të idesë, uji simbolizon bymimin dhe gjendjen e joformës, ndërsa toka është faza e produktit të ri përfundimtar (materializimi i idesë së transformuar). Varësisht në cilën prej këtyre fazave zhvillimore universale gjendet një proces i caktuar, ato kanë edhe karakteristikat e tyre vetjake që më parë janë të përcaktuara. T'i shohim cilat janë këto karakteristika të përgjithshme të grupit të shenjave konkrete nga horoskopi në përputhshmëri me karakteristikat e katër elementeve universale:
 
AJRI

Në elementet e ajrit si shenja të horoskopit janë: Peshorja, Ujori dhe Binjakët.
Ne të gjithë e përdorim ajrin për frymëmarrje, d.m.th., është njëra prej elementeve themelore jetësore. Njerëzit që i përkasin shenjës së horoskopit me karakteristikat e këtij elementi shpërndahen kudo me kënaqësi, ose thënë më konkretisht, janë prezent kudo. Ata janë tipa transparent, tipa kameleonësh, të pakapshëm. Në kërcimet e tyre, pothuajse të tipit akrobatik, janë plot energji dhe kureshtar për çdo gjë dhe se interesat e tyre janë tejet të gjera. Ata e duan gazin dhe dëshirën për jetë. Problemet dhe kundërshtitë nuk i takojnë natyrës së tyre. Përkatësisht e grupit të këtij elementi i duan gjërat abstrakte dhe kërkesat më të larta në jetën e tyre janë, të qenët plotësisht të lirë. Mu kjo është arsyeja që ata shpesh kanë frikë për lidhjet e ngushta. Njëkohësisht, ata kërkojnë që të kanë rregulla të rrepta, por edhe t'i krijojnë vetë ato, duke pasur princip edhe në respektimin e saktë të tyre. Pasi që janë inteligjent mbi mesataren edhe mendimet e tyre e idetë që i prodhojnë mund të jenë mbingarkesë për të tjerët. Edhe pse vetë besojnë fuqimisht në idetë e veta, rrethi nuk i kupton ata, sepse vetë faza elementare e ideve, në të cilat inistojnë është në fillimin e transformimit - AJRI.
Njerëzit ajër duan veprimin urgjent. Për këtë ju përgjigjen elementet e zjarrit. Mirëpo edhe fantazia e ujit krijon harmoni me mënyrën e të jetuarit të ajrit.
 
ZJARRI

Në shenjat e zjarrit në horoskop hyjnë: Dashi, Luani dhe Shigjetari.
Shprehur figurativisht, zjarri digjet pandërprerë dhe është i qëndrueshëm gjatë tërë natës. ثshtë i nxehtë, shkëlqen dhe shoqërohet nga të tjerët me plot respekt. Njerëzit e këtij elementi nuk duan që të bien në ngushtica, ata zotërojnë më shumë vetveten, ngase shihen. Gjakimi i zjarrtë, përflaktës, bën shpesh të jetë tip eksplodues. Një zjarrmi si cytje e brendshme atë e shndërron që të jenë përherë në lëvizje. Njerëzit-zjarr pretendojnë pushtetin. Nevojat e tyre për para dhe me vetëdije të lartë egoizmi të shprehur, i bëjnë shpesh fanatikë, ndërkaq, kanë aftësi të jashtëzakonshme që të tjerët t'i bindin me idetë e veta. Jo kot flitet për ata se, dikush ka mbajtur "një fjalim të zjarrtë". Njëkohësisht, këta tipa të zjarrtë janë të aftë edhe si organizatorë të talentuar. Janë të aftë për t'i entuziazmuar të tjerët dhe optimistë, por edhe kanë nga pak prirje ta veprojnë. Një njeri-zjarr kurrë nuk do të shtrojë pyetje vetë. Ai është në qendër të vëmendjes në botën e tij, rreth të cilës mund të mblidhen edhe të tjerët. Mirëpo edhe elementet tjera shpeshherë ia lehtësojnë punën. Ideal për partner ky tip ka elementin e ajrit, që e ushqen zjarrin, ndërkaq zjarri e ngroh ajrin-një lidhje me shumë përparësi.
 
UJI

Shenjat e rrethit shtazor të ujorit në HOROSKOP janë: Gaforrja, Akrepi dhe Peshku.
Përherë në lëvizje, asnjëherë në sulm, duke ndryshuar veten pandërprerë - ky është uji. Dhe i tillë është edhe njeriu, element i të cilit është uji. Ai ka shumë fytyra, është plotë fantazi dhe artist i nduar-nduarshëm. Megjithatë, uji nuk rrjedh vetvetiu: ai ka nevojë përherë për një shtysë-për një person, që i thotë atij ku duhet vepruar më gjatë. Nëse njeriu-peshk, sidoqoftë një herë merr në shënjestër një qëllim, atëherë askush nuk mund ta ndalë dot nga ky qëndrim. Ai është kokëfortë, e gjen përherë rrugën e vet, shumë mirë i përshtatet rrethanave të reja. "Uji që pikon përherë e gërryen gurin", dhe kush është i lindur në elementin e ujit, këtë fjalë të urtë e njeh mirë dhe mund ta dëshmojë realisht. Një njeri-peshk kurrë nuk i përfillë kufijtë dhe pengesat e mundshme. Përherë do të punojë në drejtim të atillë që, çdo pengesë, ngadalë i sigurt dhe me kohë ta kalojë. Por, meqë, në parim, ai ka nevojë për një person që i jep ide, njeriu-peshk ec përherë në teh të shpatës., që do të dorëzohet në prehrin e varësisë nga të tjerët. Nëse është i vetvetes, atëherë mërzitet shpejt. Një partner ideal për këtë tip të njeriut do të ishte njeriu i elementit të tokës. Toka i jep ujit qëndrueshmëri dhe e bën atë pjellore.
 
TOKA

Kafshët tokësore të shenjës së tij në horoskop janë: Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha.
I pranishëm përherë në tokë. Shpesh ngërthehen në gjendje të atilla, ndërkaq kundrejt të tjerëve reagon plogësht dhe pa fleksibilitet. Në fakt mundet që ndonjëri i lindur në elementin e tokës, do pandryshueshmëri. Personat në këtë element kurrë nuk do të lejojnë që dikush t'i shtrijë përtokë. Ai është një pol i qetë, në të cilën mund të mbështetesh dhe të ndërtosh shumëçka. Tipat e tokës janë të durueshëm dhe të guximshëm, dashamirës të paqes dhe të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë. Njeriu mund t'iu bie shumë në qafë, që të mund të provokohen dhe të nxiten. Pastaj, ata pothuajse nuk dëgjohen fare! Shpërthejnë si vullkan! Zemërimi i tyre i ngjet tërmetit! Nëse një njeri-tokë e keni si partner, mund të konstatoni se jeni me fat. Shërbimi pa kushte dhe besnikëri të plotë si dhe lojalitet, ky është qëllimi i jetës së tyre. Kush ka durim dhe hulumton me shije thellësinë e këtyre tipave, ai do të ketë si dhuratë një shpirt plot ar. Elementet tokë dhe ujë i shkojnë mirë njëri-tjetrit. Mirëpo, edhe elementet ajër-tokë mund të organizohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

nanda web*
 
Ehe, fiks fare fare:D

Kujdes, se toka te perpin;)
 
AJRI

Në elementet e ajrit si shenja të horoskopit janë: Peshorja, Ujori dhe Binjakët.
Ne të gjithë e përdorim ajrin për frymëmarrje, d.m.th., është njëra prej elementeve themelore jetësore. Njerëzit që i përkasin shenjës së horoskopit me karakteristikat e këtij elementi shpërndahen kudo me kënaqësi, ose thënë më konkretisht, janë prezent kudo. Ata janë tipa transparent, tipa kameleonësh, të pakapshëm. Në kërcimet e tyre, pothuajse të tipit akrobatik, janë plot energji dhe kureshtar për çdo gjë dhe se interesat e tyre janë tejet të gjera. Ata e duan gazin dhe dëshirën për jetë. Problemet dhe kundërshtitë nuk i takojnë natyrës së tyre. Përkatësisht e grupit të këtij elementi i duan gjërat abstrakte dhe kërkesat më të larta në jetën e tyre janë, të qenët plotësisht të lirë. Mu kjo është arsyeja që ata shpesh kanë frikë për lidhjet e ngushta. Njëkohësisht, ata kërkojnë që të kanë rregulla të rrepta, por edhe t'i krijojnë vetë ato, duke pasur princip edhe në respektimin e saktë të tyre. Pasi që janë inteligjent mbi mesataren edhe mendimet e tyre e idetë që i prodhojnë mund të jenë mbingarkesë për të tjerët. Edhe pse vetë besojnë fuqimisht në idetë e veta, rrethi nuk i kupton ata, sepse vetë faza elementare e ideve, në të cilat inistojnë është në fillimin e transformimit - AJRI.
Njerëzit ajër duan veprimin urgjent. Për këtë ju përgjigjen elementet e zjarrit. Mirëpo edhe fantazia e ujit krijon harmoni me mënyrën e të jetuarit të ajrit.

sa te domosdoshem qe jemi ne ne jete,pa ajer vdes!
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top