Si nëna, ashtu edhe vajza

Aren

Anëtar i Respektuar
nena-dhe-vajza.jpg

Shpesh e keni dëgjuar shprehjen: “Si nëna, ashtu edhe vajza”. Shkencëtarët pohojnë se kjo shprehje bëhet e vërtetë pas moshës 32-vjeçare të jetës, kur femrat vërtet fillojnë të duken si nënat e tyre.

Një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 1.000 participantë, ka treguar se pas moshës 32-vjeçare fillojmë të përdorim frazat të cilat i kemi mësuar nga nënat derisa na kanë edukuar dhe rritur.
Krahas përdorimit të fjalive tipike, murmuritjeve dhe proverbave, pjesëmarrësit në studim kanë pranuar se kanë filluar gjithnjë e më shumë të shqetësohen, të grumbullojnë ushqimin në shtëpi, të shikojnë telenovela dhe të bëhen më kokëfortë saqë kanë qenë. Ndërsa disa kanë pranuar se kanë filluar të krijojnë disa paragjykime të cilat më herët nuk i kanë pasur.

Edhe pse në studim kanë marrë pjesë edhe meshkuj edhe femra, 2/3 e femrave kanë qenë ato që pas moshës 32-vjeçare kanë filluar të sillen si nënat e tyre, ndërsa vetëm 1/3 e meshkujve kanë trashëguar sjelljen e nënës.Femine.al
 
Pe: Si nëna, ashtu edhe vajza

po kshu eshte vajza merr shume tipare nga nena...pasi dihet qe nena ka rolin kryesor per edukimin sidomos te vajzes.
 
Pe: Si nëna, ashtu edhe vajza

kan than dikur ma mire e ama se e bija :D
 
Pe: Si nëna, ashtu edhe vajza

Pelhures shihi anen vajze shihi nenen,demek keshtu u thoshte....Une si besoj kesaj gjeje pasi secila eshte nje individ dhe si i tille jeton per vete...Vertet qe nena ka rendesi ne edukimin e vajzes por jo qe te fitoje vajza te gjitha vetite nga nena...Po shtoj ketu se nuk kemi nena te mira gjithmone,e ka pase raste qe kane vajzat shume me te mira...Gjithashtu edhe anasjelltas...Keta studime me shume jane si ''paragjykuese'',sepse nqs nisesh te njohesh nje njeri nga e ema e saj(si ka qene nena e saj),ajo njohje ka falimentuar qe ne fillim....
 
Pe: Si nëna, ashtu edhe vajza

Shih oborrin, shih shtepine
Shih te jemen, mer te bijën
 
Pe: Si nëna, ashtu edhe vajza

Bom nan tet ngjaj :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top