Në kushtet e temperaturave dhe presionit ekstrem që verifikohet në bërthamën e Tokës, metalet ndryshojnë dhe marrin veti të panjohura më parë.
Ky është përfundimi i një studimi shkencor, i cili studioi mënyrën se si oksidi i hekurit reagon në kushtet e temperaturave deri 1 650 gradë dhe përballë trysnisë 690 mijë herë më të lartë se ajo në nivelin e detit.
I publikuar në “Physical Revieë Letters”, studimi ishte i përqendruar në fakt në mënyrën se si formohet fusha manjetike, por midis testimeve, u pa papritmas se lëndë si oksidi i hekurit, i cili gjendet me shumicë në thellësi të planetit, fitojnë veti të panjohura të përcjelljes së rrymës elektrike.
Diçka e tillë ndodh pasi vetë struktura e bërthamës së lëndës ndryshon, me protonet dhe elektronet që veprojnë në mënyrë të ndryshme nga kushtet natyrore apo ato laboratorike që simulojnë vetëm ndryshimet drastike të temperaturës, por jo atë të presionit.
Oksidi i hekurit, në gjendjen natyrore nuk e përcjell energjinë elektrike. i vendosur përballë trysnive 1,4 milion herë më të larta se e zakoshmja dhe temperatura deri 2 200 gradë, ai shndërrohet në një përcjellës të shkëlqyer.
topchanel