Si ndodhi deformimi i Flamurit?

Love

βeℓℓe â๓e
Kjo foto e shkrepur në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës tregon të njëjtin flamur të ndryshuar
Nga: Blendi Salaj

shkurt-16-1.jpg


Edhe flamuri që unë kam është i tillë. E bleva tek një grua në në Bulevard për festat e nëntorit vitin e kaluar.
As e kisha vënë re fare, deri sa lexova në mediat të shkruhej për shqiponjën me sqepin e poshtëm të zgjatur, (disa gazetarë thoshin "buzët e shqiponjës").
Sot, që dy deputetë të Opozitës e shtruan si skandal në Parlament pash se edhe Kryeministri, edhe presidenti paskan flamur të përcudnuar, si ky që më duhet të heq dhe ndërroj unë.

Nuk besoj se ka shumë "komplot" brenda në këtë ndodhi. Dikush ia futi kot. Ndoshta, në ndonjë studio grafike diku, një idiot guximtar mori lirinë kreative ta riinterpretonte flamurin e kombit shqiptar.
Por si ndodhi?
Kush ishte ky?
Ku u printuan këta dhjetra mijëra flamuj të pasaktë?
Në njërin nga dyqanet e suvenireve që vizitova, shitësi i quan "fallco" dhe "të lirët" këta me shqipen pa gjuhë. Kur e pyes se nga vijnë më thotë se janë printuar në Kinë, janë "dymijëleksha nga këta të rrugëve" më thotë, duke nënkuptuar ambulantët që shfaqen para ndeshjeve të kombëtares me mallra patriotike.

Po në Presidencë si u futën?
A nuk duhet të jetë ndonjë burrë atje që paguhet për syrin e mprehtë në kësi gjërash?
Disa ditë më parë vura re se në foton e shkrepur në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Shkurt 2008 (më duket se në Kacanik) flamujt që valëviten në erë janë po këta, të deformuarit.
Pra dimë me siguri se flamuj të tillë ka patur sa të duash prej pothuajse 5 vjetësh. Për pyetjet e tjera mbetem kurioz.
 
Titulli: Si ndodhi deformimi i Flamurit?

Keto gjera te shemtuara i bene vet shteti Love,sdi ne ke digjuar dje qe kryeministri kishte prere gjuhen e shqiponjes.me pak fjale jan te pakte ata persona qe per nder te pavarsis festojne 100 vjetorin
 
Pe: Si ndodhi deformimi i Flamurit?

Ore njerez...pse gjykoni kaq shkurt pse smendoni pak me gjate...mund te me thot ndonjeri se cili eshte perfitimi i saliut se shqiponja ska gjuhen...

Si cdo gje tjeter dhe flamuri eshte bere ne menyre kompiuterike ku eshte marre nje shqiponje eshte vendos ne nje sfond te kuq dhe eshte printuar apo nxjerre ne tirazhin e kerkuar...Mund te them qe personi i autorizuar ka neglizhuar detajet e shqiponjes...por jo se Saliu e ka bere me dashje apo ka eprfituar dicka.
 
Titulli: Si ndodhi deformimi i Flamurit?

edhe gjuhen ja kane heq? Une ca hoqa te mesohem kur i hoqen yllin :funny:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top