Si ndikon moti me shi në sjelljet e njerëzve

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Si ndikon moti me shi në sjelljet e njerëzve[/h]
Ka shumë mënyra se si ndikon shiu në sjelljen e njerëzve. Pse niveli i krimeve bie kur qielli është i hapur? Sa shumë ndikon vërtet shiu në disponimin dhe sjelljen e njerëzve?
moti-15-600x300.jpg

Në vitin 2008, disa shkencëtarë e publikuan një studim ku thuhej se sezonet e dobëta të reshjeve kishin pasur ndikim në rënien e tri dinastive në Kinën e lashtë. Përmes analizimit të stalagmiteve në një shpellë, ata krijuan ndërlidhje mes pakësimit të reshjeve të shiut me ndryshimet shoqërore dhe rënien e dinastive Tang, Yuan dhe Ming. Besohet që këto ngjarje kanë qenë të ndërlidhura me zvogëlimin e sasisë së orizit.
[IMG2=JSON]{"alt":"Kliko per me shume info","data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/690x90-3.gif"}[/IMG2]

Por si mund të ndikojë shiu në sjelljen shoqërore në botën moderne? Sipas një hulumtimi të vitit 2009, numri i vetëvrasjeve në Nju Jork ka qenë dukshëm më i vogël gjatë ditëve me shi. Për më tepër, një profesor britanik ka analizuar raportet e policisë dhe ka zbuluar se krimet shtohen kur temperatura është 18 gradë, ndërsa pakësohen sërish kur temperatura rritet mbi këtë shkallë.

“Përmes hulumtimit u dëshmua se niveli i krimit ka qenë më i ulët kur ka pasur reshje të shiut. Ekziston një ndërlidhje e fortë mes shiut të madh dhe dhunës”, tha profesori Peter Langmead-Jones.

Për më tepër, psikologia Keri Nixon, e cila ka përvojë në trajtimin e kriminelëve të dhunshëm, thotë se njerëzit zakonisht nuk kryejnë krime në mot të lig, përpos në rastet kur janë të dëshpëruar, shkruan “The Guardian”
 
Une di qe,koha me shi nese zgjate shume,tek njerzit ndikon per keq.
Koha e vrejtur e me shi ,ul vitaminen D.
Mungesa e diellit ndikon shume ne humorin dhe pozitivitetin njerzor.
Shumicen e njerzve koha e vrejtur ndikon ne shtimin e stresit te dites.
 
Tek une s'ndikon fare koha.

Abis mund mos ta kesh vene re ,por besoj qe ndikon pak shume tek cdo njeri.
PErsonalisht tek une pavarsisht qe dashuroj shiun,nese me dite bjen shi dhe kohe e vrejtur me rendon fizikisht dhe psikollogjikisht.
 
Abis mund mos ta kesh vene re ,por besoj qe ndikon pak shume tek cdo njeri.
PErsonalisht tek une pavarsisht qe dashuroj shiun,nese me dite bjen shi dhe kohe e vrejtur me rendon fizikisht dhe psikollogjikisht.

Te jete ashtu,i bie qe per Vere te jemi Vere edhe shpirterisht..por s'ndodh keshtu,ka dhe ne dite Vere dite gri.
 
po hena si ndikon?! :P

Mos me qit llapen jasht,por besome. :djalli::djalli:

Hena ndikon fort,nqs e veren me detaje.
Kur ajo eshte e plote njerezit jane me te tensionuar,e kur ajo fillon e lind,me energjike,me te kuptueshem. :)

Tek ti si eshte hena sot ? :D
 
Mos me qit llapen jasht,por besome. :djalli::djalli:

Hena ndikon fort,nqs e veren me detaje.
Kur ajo eshte e plote njerezit jane me te tensionuar,e kur ajo fillon e lind,me energjike,me te kuptueshem. :)

Tek ti si eshte hena sot ? :D

hahahahahahaha,e di qe ndikon,por desha te te ngacmoj.
Tek une sot se di si eshte,por qete dukem,opote eshte duke u zvogluar. :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top