Si mund të përballemi me fobitë?

! - !

Once upon a time...
fobi.jpg


Fobia është një ndjesi e cila është e vështirë për ta përkufizuar. Shkaqet që e shkaktojnë atë janë nga më të shumtat dhe është e vështirë për ta menaxhuar atë. Disa nga karakteristikat e fobisë janë;

Ka të bëjë me fëmijërinë tonë
Kjo ka të bëjë me disa frika të imponuara nga vetë prindërit tanë si p.sh. kur thonë “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie.

Janë traumat që kalojmë në jetë
Një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Për shembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me aeroplan, duke pasur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me aeroplan.

Mënyrat për të menaxhuar këto frika
Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to.

Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me aeroplan.
Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me aeroplan dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim: vajtja në aeroport, ngarkimi i bagazheve, hipja në aeroplan, nisja apo ngritja me aeroplan. Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga aeroplani, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa pasur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me aeroplan.

Shumë individë zgjedhin që për të shmangur fobitë nuk ekspozohen ndaj tyre si një mënyrë për të qëndryar sa më larg. /albeu.com/
 
Back
Top