Si mund ta pranoj Jezusin në jetën time?

Katoliku

Antar Aktiv
A keni dëgjuar për ligjet Shpirtërore ?

Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Zotin.

Zoti na di dhe na afron një plan të mrekullueshëm për jetën tonë!

Dashuria e Hyjit!

"Po, Hyji aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e tij të vetëm, që kushdo që beson në tëqë të mos humbë kurr , por të ketë jetën e përjetshme" (Gjoni 3:16).

Plani i Zotit!

Jezui tha: "Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk" (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).


Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse...

Sepse njeriu është mëkatarë!

Njeriu është mëkatar dhe i ndarë nga Hyji Krijuesi i vet. Prandaj, ai nuk mund të njohë dhe të përjetojë dashurinë dhe planin që ka Zoti për të.
"Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Hyji" (Romakëve 3:23).

Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Zotin dhe të qëndroj pranë Tij, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Hyjin u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Hyjin që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.


Pse njeriu është i ndarë nga Hyji?
Sepse...

Sepse paga e mëkatit është vdekja" (ndarje shpirtërore nga Zoti) (Romakëve 6:23).

Kjo tregon se Hyji është i Shenjt ndërsa njeriu mëkatar. Një humnerë shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Por njeriu mundohet të arrijë Zotin dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira fesë a filozofisë.

Pasi që vërtetë njeriu është ndarë nga Hyji, cila është ura e vetme që bashkon njeriun me Të?

Jezu Krishti është e vetmja zgjidhje e Hyjit për mëkatet e njeriut. Vetëm përmes Krishtit mund të njohim jetën tonë. Ai vdiq që té mos vdisnim ne:
"Por Hyji e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne" (Romakëve 5,8).

Ai u ngjall nga të vdekurit?

PO!


"Mesia [d.m.th.. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve pë dyzet dit. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur. por shumica janë ende gjallë" (1 Korintasve 15:3 6).


ثshtë ngjallur vetëm Jezusi apo ngjallja është edhe për njerëzit e tjerë?


Kështu, pra, nëpër një njeri (Adamin) erdhi vdekja, përsëri nëpër një NJERI vjen ngjallja prej së vdekuri. Dhe, sikurse në Adamin vdesin të gjithë njerëzit, ashtu nëpër Krishtin të gjithë njerëzit do ta rifitojnë jetën. Pra; Jezusi është fryti i parë i të vdekurve!

Por, në qoftë se predikohet se Krishti është ngjallur prej të vdekurish: si atëherë disa prej jush thonë: “Nuk ka ngjallje prej të vdekurve.”?

Po qe se të vdekurit nuk do të ngjallen ‑ atëherë as Krishti nuk është ngjallur.

"Por, në qoftë se Krishti me të vërtetë nuk është ngjallur, [atëherë] i kotë është predikimi ynë ‑ i kotë besimi juaj. Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rrejshëm kundër Hyjit, sepse kemi dëshmuar kundër Hyjit duke pohuar se Hyji e ngjalli Krishtin, të cilin nuk e ka ngjallur, në qoftë se të vdekurit nuk ngjallen. Sepse, në mos u ngjallshin të vdekurit, as Krishti nuk është ngjallur. Po në qoftë se Krishti nuk është ngjallur, e kotë është feja juaj, ende jeni në mëkatet tuaja. Atëherë edhe ata që vdiqën në Krishtin, u borën. E në qoftë se në Krishtin shpresojmë vetëm në të mirat e kësaj jetë, atëherë ne jemi njerëzit më të mjerët."

"Por, vërtet, Krishti u ngjall prej të vdekurve! Ai është fryti i parë i të vdekurve!"(1 Korentiasve 15, 12-20)
 
Më thuaj më shumë; si ngjallen të vdekurit dhe me çfarë trupi do të vijnë?

"اka ti mbjell, nuk e fiton jetën, po s’vdiq! Dhe çka mbjell, nuk mbjell trupin e ardhshëm, por një kokërr të thjeshtë po e zëmë gruri apo të ndonjë fare tjetër. Pastaj Hyji i jep lëndën ashtu si ai do, secilës farë trupin e vet.

Kështu edhe ngjallja e të vdekurve: mbillet në shkatërrueshmëri e ngjallet në pashkatërrueshmëri; mbillet në çnderim e ngjallet në lavdi; mbillet në dobësi e ngjallet në fuqi; mbillet trup lëndor e ngjallet trup shpirtëror."

Pra njeriu i parë (Adami) është nga toka, tokësor; Njeriu i dytë (Jezusi) është nga qielli. Njeriu i parë, Adami u bë shpirt i gjallë ndërsa Jezusi Shpirti që jep jetën. Si është njeriu tokësor (Adami), të tillë janë edhe tokësorët, si është njeriu qiellor (Jezusi), të tillë janë edhe qiellorët.

Siç kemi qenë në përngjasimin e njeriut tokësor, ashtu do të jemi edhe në përngjasimin e njeriut qiellor


Jezu Krishti - Rruga, Jeta dhe e Vërteta

"Hyji krijoi njeriun në përngjasimin e vet, e krijoi në përngjasimin e Hyjit" (Zan 1,27) me dëshirë që me të ta ndajë jetën e vet hyjnore, gëzimin e vet hyjnor, lumturinë e vet hyjnore.
Jezusi erdhi në botë për të përmisuar atë çka njeriu e kishte prishur dhe për t'ia mundësuar hyrjen në jetën e Hyjit. Me jetën, mësimin, vdekjen dhe ringjalljen e vet na hapi dyertë për në jetën e Hyjit, jetën e amshuar. Në Darkën e Mbrame u tha apostujve: "Kur të shkoj e t'ju përgatis vendin (pas vdekjes dhe ringjalljes) do të vij prapë e do t'ju marr tek unë, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju" (Gjn 14,3). E lut Atin që t'i pranojë në Mbretërinë e tij: "Atë, dua që ata, të cilët m'i dhe, të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua, që të kundrojnë lavdinë time" (Gjn 17,24).
اka është për njeriun e pamundshme, për shkak të natyrës së plagosur me mëkat, atë e realizon në të Shpirti Shenjt. Jezusi u thotë apostujve edhe ne: "Ati do t'ju japë një Mbrojtës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë: Shpirtin e së Vërtetës... Ai do t'jua mësojë të gjitha... Ai do t'ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën" (Gjn 14,16.26; 16,13).
Shën Pali flet nga përvoja e vet: "E, prejse vërtet jeni bij: Hyji e dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet, i cili gërthet: 'Abba - o Atë!'... E, mbasi je bir, atëherë, për vullnet të Hyjit, je edhe trashëgimtar" (Gal 4,6-7).
Njeriu, pra, është i krijuar dhe i ftuar që të jetojë krejtësisht i lumtur, edhe me jetën natyrore njerëzore edhe me jetën hyjnore që i është dhënë prej Hyjit si dhuratë.
Pse sot është e nevojshme të flitet për këtë? Pse është e nevojshme sot të vihet në dukje kjo? - Për arsye se njeriu, nga njëra anë, beson se mund ta realizojë lumturinë e vet në jetën e këtushme të kësaj botë, mirëpo vetë, pa Hyjin, kurse nga ana tjetër, kur e sheh se pa Hyjin s'mund të jetë krejtësisht i lumtur, atëherë nuk beson më se mund të jetë fare i lumtur.
A e keni takuar njeriun i cili me të vërtetë është i qetësuar, i gëzueshëm, i lumtur? A keni besuar ndonjëherë plotësisht se edhe ju vërtet mund të jeni të tillë? A besoni se fshehtësia e lumturisë është ekskluzivisht në ju, në zemrën tuaj, e jo jashtë jush, në sende, persona, ndodhi? A besoni se nuk ka mu asnjë pengesë që do t'jua bënte të pamundur realizimin e paqes, kënaqësisë dhe plotësisë së jetës tuaj?

Krishti është rruga e vetme për te Krijuesi Ati ynë?

PO!


"Jezui u tha: 'Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje"' (Gjoni 14:6)

Në Krishtin pra është ura e vetme që ndërtoi Ati i ynë qiellor në mes Atij dhe njeriut duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të vdesë në kryq për ne për të paguar dënimin për mëkatet tona.



Ne duhet ta pranojmë Jezu Krishtin?

PO!


"Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi në botë.
Ishte në botë e bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi.
Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan.
Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit: atyre që besojnë në Emrin e tij." (Gjoni 1,10-12).


Jezusin e pranojmë përmes besimit?

PO.


"Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Hyji bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Hyjit. Askush nuk mund të mburret para Zotit për atë që ka arritur..." (Efesianëve 2,8-9).


Kur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re?

PO!


"Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk lind përsëri prej së larti, nuk mund ta shohë mbretërinë e Hyjit. Nikodemi i tha: "Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?".

Jezusi u përgjigj: "Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur me anë të uji dhe të Shpirtit, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Hyjit. ا'ka lindur nga mishi, mish është; por ç'ka lindur nga Shpirti, shpirt është. Mos u mrrekullo që të thashë: Duhet të lindni përsëri prej së larti. (Lexo Gjonin 3,1-8)


Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale?

PO!


Jezui thotë: "Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai'.
Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Zoti, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Hyjit dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal.


Mirë, mendon se un jam mëkatar?

"Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Hyji" (Romakëve 3,23).
Jezusit ja sollen farisenjtë dhe skribët një grua e cila ishte kapur duke mëkatuar dhe, e pyetën se çka të bëjnë me të derisa ajo ishte mëkatare. Poashtu edhe sipas ligjt të Moisiut njeriu mëkatar mund të vritet me gurë, "por ti ç`thua?" - i than ata Jezusit. Ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!". Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja se asnjë njeri nuk është i pa mëkat, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit...! (Gj 8; 3)
Të gjithë jemi mëkatarë.


Jezu Krishti është Shpetimtari, Ai i falë mëkatët?

"Mos ki frikë"!
Pjetri apostull, ishte në peshkim dhe aty erdhi Jezusi, kur Pjetri e pau fuqinë dhe mrekullinë e Jezusit, vetëm atëher ai Jezusit i tha; "largohu prej meje Zot, se unë jam njeri mëkatar". Pjetri e kuptoj çfarë ekzistonte ndërmjet shenjtërisë së Zotit dhe njeriut, atij Zoti ja zbuloj dhe Pjetri pau mëkatin e njeriut. اka i tha Jezusi në këtë rast Pjetrit: "Mos ki frikë"! Andaj gjithmonë të jemi të sigurtë se Zoti na thotë që mos të kemi frikë, por, kjo vetëm pasi të pranojmë sikurse Pjetri se e pranoj duke thënë se; "unë jam njeri mëkatar".
Pastaj i tha asaj: Mëkatet e tua të janë falur. Ata (farisenjtë) që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: "Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?". Por Jezusi i tha asaj gruaje; besimi yt të shpëtoi; shko në paqe! (Lk 7, 47-50)
Atëherë Jezusi i tha: "As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më".(Gj 8;11)



Mirë; si mund ta pranoj Jezusin në jetën time?


Që tani mund ta pranosh Jezusin

Jezus Krishtin mund ta pranosh me besim përmes lutjes, lutja është bisedë me Zotin. Por le të jesh i sigurtë se Zoti ta njeh zemrën dhe; më shumë se fjalët tua Ai dëgjon atë që të thotë zemra jote. Mirpor, besimin tënd ndaj Zotit mund ta shprehësh me lutje.
Pasi të lutësh me besim në Krishtin, në at çast siç edhe ka premtuar, Jezusi do të hyjë në jetën tënde.
Ati qiellor na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Hyjit, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. "Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Hyjit" (1 Gjoni 5,11-13).
Falënderoje shpesh Atin tonë që Jezusi është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13;5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezusi jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.

Lavdi Zotit



Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t'u mbajtur mend... !

Mos u mbështet tek ndjenjat
Premtimi i Fjalës së Zotit, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Zotit dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij.
Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:
Jezui hyri në jetën tënde (Apokalipsi 3. 20 Kolosianëve 1.27).
Mëkatet t'u falën (Kolosianëve 1.14).
U bëre fëmijë i Zotit (Gjoni 1.12).
T'u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5.24).
Fillove të zbulosh planin e madh që ka Zoti për jetën tënde (Gjoni 10.10-2 Korintasve 5. 17-1 Selanikasve 5-18).
A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Hyjin Krijuesin tëndë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd.



Vërtetë Jezui hyri në jetën time?


Po!


Privilegji më i madh për njeriun është nga Ati I ynë qiellorë, Ai vendosi Birin e Tij të jetojë brenda nesh. Ne duhet të mesojmë që të udhehiqemi prej këtij Zoti që banon brenda nesh. Duhet te kuptojmë se nuk është më jeta njerëzore, e rënë, ajo që na bën të jetojmë, por jeta e Zotit. Ne jetojme nga Jeta e Zotit Krisht që është vet Jeta.
Pra le të jemi të vetdieshëm se në vend që të na japë njërën gjë pas tjetrës, Hyji na jep ne Birin e Tij. Ndaj ne gjithmonë mundemi të ngrejmë zemrat tona lart, t’i besohemi Zotit dhe të themi: Zot, Ti je jeta ime. Zot, Ti je për mua. T’i kërkojmëë Hyjit të na japë hirë të shohim Krishtin në të gjitha gjërat frymërore. Ditë pas ditë të bindemi se jashtë Krishtit nuk ka rrugë, të vërtetë, apo jetë. Sa lehtë i konsiderojmë gjërat si rrugë, e vërtetë dhe jetë. Apo e quajmë atmosferën e nxehtë jetë dhe mendimin e zgjuar e etiketojmë “jetë”. I konsiderojmë jetë emocionet e forta apo sjelljet në publik. E vërteta në fakt është që këto nuk janë jetë. Duhet të kuptojmë se vetëm Zoti është jetë. Krishti është jeta jonë. Dhe është Zoti që jeton këtë jetë në ne. Le t’i kërkojmë të na çlirojë nga tërë ato gjëra sipërfaqësore dhe të pjesshme që të mund të prekim vetëm Atë. Të mund ta shohim Zotin në të gjitha gjërat - rruga, e vërteta, dhe jeta gjenden të tëra në njohjen e Tij. Me të vërtetë të mundemi të takojmë Birin e Hyjit për ta lënë Atë të jetojë në ne.


Krishti ёshtё Ringjallja dhe Jeta


Jezusi i tha: “Unё jam ringjallja dhe jeta.” (Gjoni 11, 25)

Saher që lexojmë Biblen mund të mësojmë mbi mrekullitë e Zotit. Në këtë rast mund të lexojmë në kapitullin 11 të Gjonit ku zbulon se si Zoti Jezus i dha jetё njё tё vdekuri - me fjalё tё tjera, si Ai ringjalli tё vdekurin. Ai ishte nё gjendje tё sillte njё tё vdekur sёrish nё jetё dhe Ai bёri qё njё i vdekur tё ringjallet, por nё vend qё tё thoshte “Unё ngjall tё vdekurit”, Ai tha “Unё jam ringjallja.” Dhe pasi tha kështu, Ai me tё vёrtetё e risolli tё vdekurin nё jetё.
Dy vajza që besonin në Krishtin; Marta dhe Maria ishin tё dyja tё pranishme atё ditё, të pranishëm ishin edhe njerëz të tjerë të cilët ishin ardhur të ngushllonin për vdekjen e Lazërit. Sipas tyre, do kish qenё mё me vend qё Zoti Jezus t’u thoshte: “Mos u mёrzisni pёr vdekjen e vёllait, sepse unё mund ta ngre atё nga tё vdekurit.” Shumëher ne na pёlqen tё dёgjojmё fjalё tё tilla. Vlerёsojmё dhe jemi nё pritje tё faktit qё Hyji tё bёjё mё shumё pёr ne. Shpesh lutjet dhe shpresat tona para Zotit janё nё premtimin se Ai do bёjё kёtё apo atё gjё pёr ne. Megjithatё, Zoti dёshiron nё mёnyrё tё veçantё qё ne tё shohim se nuk bёhet fjalё pёr çfarё Ai mund tё bёjё, por çfarё Ai vetё ёshtё, sepse ato qё Ai bёn janё tё bazuara nё atё qё Ai ёshtё.
اfarё deshiron Jezukrishti tё na thotё kёtu?
Nuk ёshtё veç se Ai ёshtё nё gjendje tё ruajё jetёn e dikujt, por qё Ai vetё ёshtё jetё; jo se Ai veç mund tё ringjallё tё vdekurit, por qё Ai vetё ёshtё ringjallje. Le t’i kёrkojmё Hyjit tё na hapё sytё tё shohim kush ёshtё Zoti. Ne duhet tё kuptojmё se nё sytё e Hyjit Krishti ёshtё gjithçka pёr ne. Vetёm pasi ta kemi kuptuar kёtё gjё do mund tё kuptojmë të vërtetën. Ёshtё jetёsore pёr ne tё kuptojmё se me Hyjin nuk ka asgjё veç Krisht!
Kёtu Zoti deklaron se kush Ai ёshtё. Ai thotё: “Unё jam ringjallja dhe jeta.”
Pёrderisa Ai ёshtё ringjallja, atёherё nuk ekziston asnjё problem qё Lazri tё ngrihet nga tё vdekurit.
Ringjallja e Llazarit nuk ёshtё nё tё vёrtetё njё fenomen kaq i jashtёzakonshёm; por tё njohёsh Zotin Jezus si ringjallja ёshtё çёshtje e njё rёndёsie madhore. Shumё njerёz mund tё besojnё se Jezusi ёshtё jetёdhёnёsi, por tё besosh se Ai ёshtё jeta ёshtё diçka krejt tjetёr. Ai ёshtё jo vetёm jetёdhёnёs, Ai ёshtё gjithashtu JETت. Ai ёshtё jeta qё Ai jep ashtu siç ёshtё dhёnёsi i jetёs. Ai ёshtё Zoti i ringjalljes dhe Ringjallja vetё. Sapo ta prekim kёtё gjё, menjёherё do tё kuptojmё se çdo gjё qё ёshtё nё Krisht ёshtё e gjallё. Ajo qё Hyji i jep njeriut ёshtё Krishti. Shpresojmё tё ndriçohemi qoftë edhe nga njё rreze e vetme drite pёr tё kuptuar se Zoti ёshtё gjithçka. “Unё jam Ringjallja dhe Jeta,” deklaron Zoti ynё. Ringjallja dhe jeta pёrfshijnё tёrё Biblёn; prandaj tё njohёsh ringjalljen dhe jetёn ёshtё njё çёshtje madhore.


Pas vdekjes ёshtё ringjallur?

PO

Le tё kthehemi pёrsёri te ringjallja. Ajo qё ka pёrballuar vdekjen dhe ka mbijetuar quhet ringjallje. اdo gjё qё e lё vdekjen pas ёshtё ringjallje. Vdekja erdhi te njeriu pasi ai hёngri frytin e pemёs sё njohjes tё sё mirёs nga e keqja. Dhe qё atёherё ka qenё e pamundur pёr njeriun tё pёrballojё vdekjen. Kushdo qё ka hyrё nё varr nuk ёshtё kthyer mё. Nё tёrё universin, midis njerёzve tё panumёrt, vetёm njё ёshtё ai qё ka kaluar pёrmes vdekjes dhe ka dalё prej saj - dhe ky ёshtё Zoti ynё Jezukrishti. “Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Fundit, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!(Zbul.1;17-18).
Zoti ёshtё Zoti i ringjalljes. Ringjallja flet pёr atё qё kalon pёrmes vdekjes, por nuk mbahet dot prej saj. Bibla pёrdor fjalёn “mbahet” pёr tё pёrshkruar fuqinё e vdekjes. Njerёzit kalojnё pёrmes vdekjes pa qenё nё gjendje tё dalin prej saj sepse vdekja mbёrthen cilindo qё ka hyrё nё tё. Por vdekja nuk ёshtё nё gjendje tё mbajё Krishtin. Ndaj kjo quhet jetё dhe quhet gjithashtu ringjallje. Ringjallja ёshtё jeta qё e kaloi vdekjen dhe ёshtё e gjallё pёrgjithmonё. Zoti ynё Jezus ёshtё jetё sepse Ai ishte i vdekur - Ai hyri nё ferr, nё skutat mё tё errёta tё tokёs – dhe ёshtё i gjallё pёrgjithmonё. Vdekja nuk ka pushtet ta mbajё Atё nё kthetrat e saj. Ai fitoi mbi vdekjen. Dhe njё jetё e tillё quhet ringjallje. Pra, njё jetё qё mban shenjat e vdekjes dhe pёrsёri ёshtё e gjallё quhet ringjallje.
Vёllezёr dhe motra, nёse me tё vёrtetё e dimё çfarё ёshtё ringjallje, ne do e njohim kryqin si njё fuqi eleminuese. Kur tё kalojmё pёrmes kryqit do zbrazemi nga shumё gjёra. Do bёhemi njё person krejt tjetёr sepse shumё gjёra do na hiqen. Vetёm ajo qё ёshtё jetё do pёrjetojё ringjallje; nёse nuk ka jetё, nuk ka as mundёsi pёr ringjallje.
Prandaj ringjallja e Zotit Jezus ёshtё e bazuar nё jetёn e Tij. Ai nuk mund tё mbahet nga vdekja sepse nё Tё ka jetё tё pavdekshme.
 
Pershendetje Katoliku,

Kisha nje pyetje!
Nga ku u bazove ne strukturimin e ligjeve shpirterore?
Me ben ca pershtypje dhe desha te dij se nga kan dalur, si jane forumuar...

Cdo te mire,
asopaj
 
Pershendetje Katoliku,

Kisha nje pyetje!
Nga ku u bazove ne strukturimin e ligjeve shpirterore?
Me ben ca pershtypje dhe desha te dij se nga kan dalur, si jane forumuar...

Cdo te mire,
asopaj

Pershendetje asopaj,ne strukturimin e ligjeve shiprterore un u bazova ne Bibel,aty jan te shenuara shum qarte keto gjera

Te pershendes,,,,
 
qka paska ndodh asopaj
naj plagjiatur a copy paste hesapi
 
Pershendetje con man,

Kater Ligjet Shpirterore jane prone e IJR-se.
Ato jane hartuar nga stafi i IJR-se dhe eshte broshura me e perdorur ne mbare boten per ungjillizim.

Ajo qe une pash me larte, ishte nje kopje e modifikuar, dhe mesazhi qe permban "Kater Ligjet Shpirterore": Apo siq e quajm ndryshe: "Si ta njohim Perendine Personalisht" , ishte shperber dhe marr nje form tjeter ne strukturen e saj. Pastaj pergjigja e Katolikut nuk ishte e sinqert.
Ndoshta nuk eshte faji i tij, sepse mund ta kete marrur diku apo modifikuar vet, por kur une e pash se si ajo eshte pershkruar, nuk munda te mos reagoj, dhe madje solla nje me origjinale tek tema: "Kater Ligjet Shpirterore": http://www.forumivirtual.com/besimta...html#post35116

Une absolutisht nuk jam kunder perhapjes se ketij prezantimi ungjillizues, do Zoti shume veta e kuptojn tamam mesazhin e saj, por vetem desha me ditur se ku eshte marrur, dhe si eshte ndryshuar.

Me respakt,
asopaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top