Si kurrë ndonjëherë, edhe pse mes kaq shumë problemeve, barazia është dhe mbetet qëll

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Si kurrë ndonjëherë, edhe pse mes kaq shumë problemeve, barazia është dhe mbetet qëllimi i vetëm i shumë shteteve, sepse është në bazë të “paktit social”

Shumë breza kanë luftuar në emër të saj, me forcën e idealeve, e nuk kanë ngurruar asnjëherë të përballen me vështirësitë që u kanë dalë përpara. Në një luftë botërore janë lartësuar vlerat e saj kundër atyre të racizmit fanatik. Po flasim për barazinë, një vlerë mjaft e përhapur mes njerëzve, edhe sot, por jo gjithmonë e zbatuar. Ishte shkruar në “Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit të Revolucionit Francez” (1789): “Të gjithë njerëzit lindin e janë të lirë dhe kanë të drejta të barabarta”. Kjo deklaratë vazhdon të jetë e shkruar në “Deklaratën universale të të drejtave të njeriut” (e miratuar nga OKB-ja 1948): “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë për sa i përket dinjitetit dhe të drejtave. Ata kanë arsye e ndërgjegje dhe duhet të reagojnë ndaj njëri-tjetrit me shpirt vëllazëror”. Por pavarësisht zhvillimit në fusha të ndryshme të jetës, barazia nuk është e njëjtë për të gjithë banorët e Tokës. Edhe shtetet marksiste-leniniste, që e ngrinin në piedestal këtë vlerë, nuk mundën t’i bënin ballë korrupsionit dhe dështimit. A mos vallë ideja e barazisë vazhdon të mbetet një utopi, apo nuk ka gjetur ende terren pjellor në natyrën njerëzore?

Njeriu i madh

Vite më parë, babai i etologjisë, Konrad Lorenz, duke studiuar sjelljen e kafshëve, kishte “guxuar” t’i vinte edhe njerëzit në të njëjtin plan, duke nxitur protestat e disa intelektualëve. “E dini përse komunizmi dështoi? Pse nuk arriti barazi të vërtetë?”, tha atëherë fituesi i çmimit “Nobel”. “Me komunizmin mendohej se duke u dhënë të gjithëve për të ngrënë, duke i shkolluar, duke u dhënë një punë dhe një shtëpi, njeriu do të bëhej engjëll, por në fakt shumë sjellje tonat kanë zbritur nga froni hierarkik, siç ndodh mes patave të egra, ujqërve dhe majmunëve. Te njeriu, dëshira për të qenë gjithmonë superior, nxit luftëra të fuqishme, madje edhe karshi vetvetes”. Në vizionin etologjik të Lorenz, projekti i barazisë në vendet e vërteta komuniste hyri në krizë veçanërisht nga paaftësia për të kontrolluar nxitjet e thella biologjike nga ana e funksionarëve të partisë që, nga shërbyes të popullit, u bënë padronë të rinj.

Shoqëria e masës

Heqja e pabarazisë ka qenë edhe qëllimi i lëvizjeve të ndryshme politike e civile dhe e shoqatave të vendeve perëndimore kapitaliste. Asnjë diskriminim racor, shkollë e hapur për të gjithë, feminizëm dhe mendimi që punëtorët dhe studentët duhej të merrnin pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre me dinjitet të barabartë si njerëzit e shquar. Këto kanë qenë tema të forta gjatë viteve ‘60-’70. Edhe nga kisha ka pasur gjithmonë shtytje për eliminimin e pabarazinë shoqërore. Republika italiane e ndesh vlerën e barazinë edhe në art. “Të gjithë qytetarët kanë dinjitet të njëjtë shoqëror dhe janë të barabartë para ligjit, pa dallim gjinie, race, gjuhe, feje, bindje politike, kushte personale dhe sociale. ثshtë detyrë e republikës të heqë të gjitha pengesat me natyrë ekonomike dhe sociale, që duke kufizuar lirinë dhe barazinë, pengojnë zhvillimin e plotë të njeriut”. Italia është më mirë në krahasim me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për sa i përket klasifikimit të barazisë së OSBE-së, organizata me qendër në Paris, që kategorizon vendet e industrializuara. “Me krizën e ekonomike që ka përfshirë botën, pabarazia është rritur edhe mes vendeve më me moral, siç janë Suedia dhe Gjermania”, thotë Angel Gurria sekretar i OSBE-së. “Kontrata shoqërore (një marrëveshje nganjëherë jo e qartë, që qëndron në bazë të çdo lloj forme jete të përbashkët), baza e bashkimit të qytetarëve në një shtet ka filluar të shkatërrohet”.

Të drejta

Barazia u referohet fushave të ndryshme sociale: barazia mes gjinive, e drejta e votës, e bashkimit, e të shprehurit, e sigurisë, pronës, arsimit dhe shëndetit. Për sa i përket barazisë mes gjinive, ajo është arritur në një pjesë të mirë të vendeve të pasura dhe në ato ish-komuniste. Tani ata që kanë marrë përsipër këtë çështje po përpiqen të rebelojnë gratë myslimane. Të drejtat politike në botë nuk janë të garantuara në shumë vende. E drejta e shkollës respektohet vetëm për edukimin e gradës së parë. Ajo e gradës së dytë shpeshherë është private dhe u ndalohet shtresave të mesme dhe të ulëta. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njerëzit janë më shumë të prirur të frekuentojnë institutet e larta private, duke lënë në gjendje të mjerueshme ato shtetërore. Një shembull? Në rindërtimin e Nju Orlinsit, pas uraganit shkatërrues të vitit 2005, u ndërtuan pothuajse vetëm shkolla private në vend të atyre publike, siç bën të ditur gazetarja kanadeze Naomi Klein në librin “Shock economy” (2007).

“Afërsia”


Barazia tek e drejta shëndetësore është edhe më e rrallë. Edhe pse ajo është një realitet në vendet mbarëvajtëse (kështu quhet politika që synon t’u sigurojë të gjithë qytetarëve të drejtat sociale thelbësore), siç janë Gjermania, Franca dhe Italia, në Amerikë mjekimet vlejnë vetëm për strukturat private dhe me politika të mira sigurimi madje. Në Afrikë dhe Amerikën e Jugut mjekimet janë me pagesë: pa para njerëzit e thjeshtë nuk kurohen. Pa para mund të vdesësh edhe nga sëmundje banale. Në vendet totalitare ose ato që kanë nivel të lartë korrupsioni, të drejtat e sigurisë personale dhe barazisë nuk kanë aspak vlerë para ligjit. “Në shtetet moderne, siç e shpjegoi mirë Alexis de Tocqueville, demokracia është mjeti drejt barazisë: jo në kushtet ekonomike, por në mundësitë e barabarta. Sot e dimë që demokracia është një sistem i drejtë hierarkik, që nuk merr parasysh interesin e përgjithshëm. Prandaj duhet të krijojmë një demokraci të vërtetë pranë qytetarëve”, bën të ditur Stefano Galli, historian i Universitetit të Milanos. Sipas Bankës Botërore, 56% e popullsisë së planetit jeton në varfëri: 1,2 miliardë persona jetojnë me më pak se një dollar në ditë dhe 2,8 miliardë persona me më pak se dy dollarë në ditë. Në një botë ku informacionet u shkojnë të gjithë njerëzve, nuk pranohet më kushti i përjashtimit si të ishte shprehje e një vullneti hyjnor, ashtu siç ndodhte në Mesjetë. Varfëria rrezikon të bëhet vuajtje psikologjike.

Por kur ekziston ende kaq shumë pabarazi, përse vazhdojmë të mos e pranojmë pabarazinë si një kusht natyror të njeriut? Një përgjigje vjen nga një studim i Universitetit të Kembrixhit për komunitetin e gjuetarëve, grupe që vazhdojnë të jenë më pranë kushteve të hershme njerëzore. Antropologët që morën pjesë në studim ndoqën dhjetëra komunitete, ku pabarazia mes gjinive dukej sikur nuk ekzistonte: shoqëri pa udhëheqës, ku ka një barazi të drejtash mbresëlënëse. Të gjithë kanë një titull: gjuetari më i zoti i elefantëve, tërheqësi më i mirë i zogjve, gruaja më e zonja në gjetjen e frutave, ndërtuesja më e mirë e kasolleve, i moshuari që di të tregojë historitë më të bukura të gjuetarëve dhe paraardhësve. Ai ose ajo që kuron me barishte. Siç e shihni në këto komunitete të gjithë janë të barabartë.

Ndërlikimet

Këto ngjarje të tregojnë se pabarazia ka lindur pas mijëra viteve jetë në barazi. Mesa duket pabarazia filloi të shfaqej me kalimin e grupeve primitive në ekonominë bujqësore. Pikërisht atëherë “inxhinierët” e parë hidraulikë u shpërngulën nëpër pallate dhe u bënë “mbretër”, duke krijuar kështu një burokraci dhe kastë priftërore për të konfirmuar rregullat shoqërore. Një kastë luftëtarësh siguronte mbrojtjen e të mbjellave. Pabarazia filloi të ishte më e pranishme me skllavërinë e humbësve, nënshtrimin e të varfërve, pabarazinë mes gjinive. Megjithatë të gjitha këto nuk e “ndaluan” barazinë të mbijetonte, duke mbetur një karakteristikë evolutive e llojit.

Ndjenja e barazisë

Mes egjiptianëve, revolucionet sociale që shënuan kalimin në Mbretërinë e Re u dhanë të gjithëve mundësinë të balsamoseshin dhe të hynin në jetën e përjetshme, më parë ekskluzive vetëm e faraonëve. Hebrenjtë nxorën jashtë ligjit skllavërinë. Grekët shpikën demokracinë, edhe pse ishte vetëm për meshkujt dhe të pasurit. Etruskët u dhanë grave një rol të rëndësishëm në biznes. Konfuci, 500 vjet para Krishtit, shprehu në Kinë rregullin e artë, që më pas u përhap në shumë besime të tjera: “Mos u bëj të tjerëve atë që nuk do të dëshiroje të ta bënin ty”. Romakët preferuan republikën. Në perandorinë e ardhshme, u përhap krishterimi. Jezusi zhvleftësoi të pasurit, rivlerësoi gratë dhe njoftoi pranimin e të varfërve në mbretërinë e qiellit. Me fjalë të tjera besimi i krishterë ishte një besim i barazisë. E vinte theksin te gratë dhe skllevërit, pikërisht sepse premtonte barazi, të pakt
ën shpirtërore.

B;G.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top