Si kryheshin dhe përse shërbenin flijimet?

Arfenilla

Themelues i Forumit
f_1514445616-3640021.jpg



Prerja e kokës

Prerja e kokës përdorej pothuaj gjithmonë për flijimet për të vlerësuara, si për shembull mbretërit armiq apo humbësi në lojën e majave, Pok-Ta-Pok. Kjo sepse prerja e kokës lidhej fort me legjendat e Majave, ku perënditë e vdekjes prisnin kokën e perëndisë së misrit. Ndonjëherë viktimave u hiqej skalpi, rriheshin ose sakatoheshin përpara se t’u prihej koka. Një numër varresh masivë fisnikësh të lartë pa kokë janë zbuluar kohët e fundit.

Flijimi me shigjetë
Në këtë formë flijimi, viktima lidhej pas një shtylle ndërkohë që kryhej një ritual kërcimi. Një shenjë e bardhë mbi zemrën e të flijuarit shërbente si shënjestër për harkëtarët, të cilët qëllonin me radhë viktimën fatkeqe, deri kur i gjithë gjoksi i viktimës mbushej me shigjeta. Tek flijimi me shigjetë, ishte e rëndësishme që viktima të vdiste ngadalë, dhe harkëtarët kërcenin në mënyrë të përsëritur përreth flisë, para se ta godisnin.

Heqja e zemrës
Forma më e zakonshme e flijimit të njerëzve, zakonisht ndodhte në majë të piramidës. Viktima zhvishej dhe lyhej me ngjyrën e flisë – blu – dhe vishej me një rrobë me majë. Më pas ata vendoseshin mbi një gur ndërkohë që një thikë për flijimet përdorej për të shkëputur zemrën që ende rrihte, e cila i paraqitej idhullit të tempullit. Më pas, trupi hidhej poshtë shkallëve dhe rripej, përpara se kryeprifti të mbështillej me lëkurën e flisë për të kryer ritualin e kërcimit.

Gropat
Qyteti i Chichen Itza kishte dy gropa të mëdha. Më e madhja e tyre, Cenote Sagrado përdorej për flijime njerëzish. Viktimat hidheshin në gropë, e njohur si Burimi i Flijimeve, si një fli për perëndinë e shiut. Trupi i viktimës lidhej me litarë të gjatë. Pasi mbytej deri sa vdiste, flija tërhiqej lart dhe varrosej. Këto ceremoni shiheshin shpesh nga turma të mëdha njerëzish, të cilët luteshin gjatë të gjithë ceremonisë.

Gjakrrjedhja njerëzor
Ky lloj flijimi përfshinte prerjen e një cope të butë të trupit me një thikë të mprehtë. Gjaku mblidhej me letër që më pas digjej. Tymi që ngrihej lart mendohej se krijonte një portë mes dy botëve dhe një lidhje me perënditë. Zakonisht gjuha, veshët ose buzët priteshin, por gjaku prej organeve gjenitale ishte më i vlerësuari. Majat besonin se zotëronte fuqi të jashtëzakonshme pjellorie për të nxitur rritjen e bimëve dhe të korrave.

Flijimet e kafshëve
Flijimi i kafshëve ishte rituali më i zakonshëm përpara cdo detyre të rëndësishme. Majat nuk zotëronin kafshë “ushqimi”, si dele, lopë apo derra, por në vend të kësaj, fokusoheshin tek kafshët e egra. Si rezultat, drerët bisht-bardhë ishin kafsha më e flijuar, të pasuar prej qenve dhe zogjve. Një sërë kafshësh më ekzotike, si xhaguarët dhe krokodilët ofroheshin gjithashtu si fli,B tetova
 
C'fare mizorie .... :habit:

Nuk do te me zere gjumi, sonte...
 
Keto flijime jan te gjitha te indios te amerikes se jugut e veriut... ajo e zemres e famshme e bere nga maya-t...dhe thika me duket se nuk eshte me dhembe por si maja e shigjetes, spo me vjen emri tani.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top