si krijohen planetet??

braziljania

Anëtar i Nderuar
Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vënë ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas këtij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.

1- Ngjeshja e pluhurit

Ne efektin e force qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth një ylli fillon te ngjishet ne qendër, duke u ralluar gjithnjë e me shumë ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis këtyre kokrizave është shumë e vogël pas disa mijëra vitesh ato arrijnë te bashkohen me njera tjetrën duke formuar gurë te vegjel ne madhesine e një topi golfi.

2- Shfaqja e protoplaneteve

Me shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyjë ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojnë te tërheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar kështu te ashtuquajturit protoplanete. Këta te fundit do të tërheqin rreth vetes të gjitha thermijat qe do të gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen kështu hapësira boshe ne rënë e madhe te pluhurit. Këto hapësira do të përcaktojnë orbitat e planeteve te ardhshëm.

3- Formimi i planeteve

Blloqet e paqendrueshme fillojnë te përplasen midis tyre duke u shkrire kështu ne një planet te vetëm. Masa e madhe qe kanë fituar planetet i bën ata te tërheqin edhe gazin qe ndodhet përreth duke krijuar kështu atmosferen e tyre.

4- Krijimi i sistemit

Për shkak te mungesës se materies, pas disa dhjetra miliona vitesh planetet ndalojnë se evoluari, orbitat e tyre stabilizohen dhe sistemi merr formën e tij përfundimtare. Një sistem i ri u krijua.

Edhe pse idetë e krijimit te planeteve nga një re gazi dhe pluhuri janë hedhur qe ne shekullin e 18 nga Laplas, zbulimet e reja vazhdojnë te plotesojne modelin baze, i cili bëhet gjithnjë e me shumë bindes dhe i saktë.


zeriyt.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top