Si janë bërë martesat dikur?

Arfenilla

Themelues i Forumit
“Po të kisha jetuar si tash, nuk do i kisha gjithë këto rrudha”

Si janë bërë fejesat dhe martesat dikur dhe a e kanë parë të fejuarin vajzat para se të martoheshin? ا’raporte kanë pasur çiftet ndërmjet veti dhe me familjarët e burrit në vitet e 60-ta e me parë?

Për këto dhe të tjera, personazh i këtij shkrimi është plaka hallë Fata, 90 – vjeçare, nga Polaci i Drenicës...



Fata%20Sejdiu.JPG




Hallë Feta qëndronte e ulur në mesin e nipave dhe mbesave të saj, afër zjarrit, ku ndizeshin drutë pa ndalur. Rrudhat e qëndisura në fytyrë, ishin dëshmi e vuajtjeve dhe përkushtimit të saj gjatë jetës kushtuar të tjerëve, duke harruar se jetën duhej jetuar edhe për vete. Qëndronte në mesin e nipave dhe nuseve, që me kujdes dhe përkushtim përcillnin çdo fjalë të saj, kurse shtëllungat e tymit të duhanit ia mbulonin fytyrën herë-herë. Hallë Fata është në prag të 90 – tave dhe tani jeton në fshatin Polac të Drenicës. Ishte pak vështirë t’i drejtohesh me pyetjet që më interesonin, megjithatë e bëra atë.

Në pyetjet: Si ishte martuar? A e kishte parë burrin para martese? اfarë raportesh kishin në martesë? Dhe të tjera të ngjashme, nga ajo morëm këto përgjigje:

“Eh, moj bijë, tash është ndryshe. Le që ndryshuan kohët, por ndryshuan edhe njerëzit! Tash nuk keni turp. Në kohën kur ka ardhur mësiti për të më kërkuar për t’më fejuar, dy javë nuk kam fjet, madje as që kam dal në oborr për të më parë fqinjët, sepse më vinte turp të më shihnin. Nga ajo ditë nuk kam menduar gjë tjetër, pos parafytyrimin e burrit tim të ardhshëm. Nuk dija gjë për të, pos emrit të fshatit ku do shkoja nuse, në Prellofc. Ditët kalonin shpejt, andaj duhej punuar pajën, gjë që nuk bëhej edhe aq lehtë, punonim me vek dhe bënim jana, qilima, sexhade, pëlhurë për këmisha...”.



Koha kur u bëra nuse

“Kur erdhi koha të bëhesha nuse, filloi kanagjegji. Të shtunën në mbrëmje u tubuan shoqet e mija dhe këndonin këngë përmallimi, që më bënin të qaja, për faktin se nuk do të jem më kurrë në shtëpinë dhe vendin e lindjes si më parë, por vetëm si mysafir. Këndonin këto vargje:

Kaj oj Fatë në dërrasë të vekut

Ty të ka lanë loja e Shëngjergjit

Për Shëngjergj ne, vajzat e asaj kohe, dilnim tok e mblidhnim lule, shelgje dhe me to zbukuronim shtëpinë.

Kur shkova në shtëpinë e burrit (Sejdiut), shikimin duhej mbajtur poshtë, vetëm sa për të shikuar rrugën. Dhëndri ishte zakon të fshihej në oborr dhe të shikoj nusen i pari se, përndryshe, thoshin nusja do ia merrte shëndetin. Pasi kryheshin ceremonitë e nuses jashtë, shtrohej buka. Në mbrëmje vinte momenti kur dhëndri duhej të hyj te nusja. Për të hyrë në dhomën ku ndodhej nusja, ai përcillej nga një grup të rinjsh, të afërm të dhëndrit, të cilët bënin shaka të ndryshme me të dhe para se të hynte në dhomë fillonin grushtimet, goditjet me shuplaka...

Ato çaste nuk harrohen, sepse nuk e di se me ç’njeri do e kaloje natën e parë të martesës, por edhe jetën. Ishte çasti kur hiqeshin dilemat dhe po mbaronin torturat që i bëja vetes vazhdimisht se si do të dukej ai. Të pëlqeu apo jo, me atë natë përfundonte gjithçka. Mua më pat përcjell një fat i mirë, sepse im burrë ishte i gjatë, i hijshëm, punonte në administratën komunale...”.



Po të kisha jetuar si ju, nuk do dija ç’është plakja

“Ju, moj bijë, po jetoni krejt ndryshe. Po të kisha jetuar si ju, tash, nuk do i kisha në fytyrë gjithë këto rrudha. Kur dilja nga dhoma ime, ishte zakon që me burrë të mos flitej kurrë, nuk duhej ulur afër tij, të bisedosh me të, apo ta thërrasësh në emër. Atëherë burrat hanin bukë në odë, ndërsa gratë dhe fëmijët hanin në dhomën ku përgatitej ushqimi. Nusja duhej shkuar në odë për t’ua mbajtur legenin burrave për pastrimin e duarve. Përjashtohej burri i nuses, sepse atij duhej qitur dikush tjetër me i pastruar duart se, sipas zakonit, ishte turp me i qit nusja.

Më kujtohet një rast në fqinjësi. Nusja quhej Syleme, kurse burri Hetem. Fëmijët e kishin dëgjuar nusen duke e thirrur Hetemin në emër dhe pastaj gjithë fëmijët e lagjes e thërrisnin Hetem.

Kur vinte koha që nusja të shkonte në familjen e vet, ajo nuk shkonte me burrë në familje, por me vjehrrin, kunatin apo dikë tjetër të gjinisë mashkullore.

Dy javë pas martese dhëndri ka shkuar në shtëpinë e nuses, i shoqëruar nga një grup burrash të familjes. Ngrënin drekë të përgatitur në mënyrë tradicionale nga familjarët e nuses dhe pastaj janë kthyer së bashku me nusen. Pas kësaj më dhëndri nuk ka shkuar në familje të nuses së paku një vit a më shumë.

Dhe, në kohën kur nusja bëhej me fëmijë, burri nuk i ofrohej fëmijës së tij në praninë e familjarëve të tij.



Edhe kitë kur hynin në oborr, duhej ngritur në këmbë!

Zakon i rëndë për nusen ishte edhe të qëndruarit në këmbë. Ajo sa herë ka hyrë dhe ka dalë dikush nga dera është dashur të ngrihej në këmbë. Edhe kitë kur hynin në oborr, duhej ngritur në këmbë! E, kur burrat ktheheshin në mbrëmje në shtëpi nga punët në fushë, nusja ishte ajo që ua pastronte këmbët!”, tha hallë Fata për kohën kur ajo ishte bërë nuse.



Për fund

Hallë Fata, edhe pse ka qenë protagonist i një jete të rëndë dhe gati të papërballueshme, ajo nuk i kritikon tash nuset e reja, të cilat bëjnë jetë krejt ndryshe, por apelon te të rejat të bëhen më të respektuara ndaj të moshuarave dhe të vlerësojnë atë që të vjetrit kanë hequr për t’i rritur dhe edukuar ato.B:ina
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Po keshtu jane martuar te gjithe gjysherit tane. Cifti takohesh vetem diten e dasmes.
Iken ato kohe tani
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Tek kjo puna e dasmes , te pakten ktej nga ana jone, vazhdon te jet akoma ai zakoni i mbylljes se dhenderit me shuplaka, shkelma e kenge gazmore..LOL
Sa per te tjerat, nuk mund te mohojme qe jane zakone qe jane trasheguara, deri me sot, ne shek.21, ne zona te thella te Shqiperise, megjithese civilizimi yne si popull po arrin kulmet..:P :P
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

un di qe labet nuk e martoshin gocën , nqs dhondri nuk ishte hajdut .
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Qeshni qeshni ju i gezoheni faktit qe sken qen pjese e brezit te tille :P
Per fat te mire traditat kane ndryshuar, te pakten njerzit me kalimin e kohes kuptuan qe ishte nje ''injorance''
Interesante materiali...
 
Pe: Si janë bërë martesat dikur?

Keshtu jane martuar te gjithe...Edhe gjyshja ime thot kam qene 3 vjet e fejuar,as ja kam pare fetyren deri diten e marteses...Vec prinderit e kane pare,i ka pelqyer kane thene eshte per gocen time...

Marrezira me brire,mire qe kane ndryshuar gjerat...
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

un di qe labet nuk e martoshin gocën , nqs dhondri nuk ishte hajdut .


Uaaaaaaa ca thua!!!:P

Nuk e di per gjyshrit tuaj, ama keta te mite kane qen "modern" e ne ate kohe. E kane zgjedhur vete njeri tjetrin, e jane njohur para martese, jo diten e dasmes.
 
Titulli: Pe: Si janë bërë martesat dikur?

Keshtu jane martuar te gjithe...Edhe gjyshja ime thot kam qene 3 vjet e fejuar,as ja kam pare fetyren deri diten e marteses...Vec prinderit e kane pare,i ka pelqyer kane thene eshte per gocen time...

Marrezira me brire,mire qe kane ndryshuar gjerat...

Jo vetem gjyshrit , po jam e bindur se ka ketu nga antaret se edhe prindrit i jan martu po me ato zakone, dhe cfar esht me mir kan kriju familje te shendosh ku shum kush do ja kishte lakmi tani ne ket koh.Sot cifte njihen, bashkjetojn dhe krejt per nje ekces te vogel ndahen! jo vetem me nje partner po kalon dor me dore dhe mezi dikun stacijonohesh !fakt se ka qen koh e varfersi kan vujti njerzitn nga uria per veshmbathje e shum gjera tjera elementare per jet , po kan pas dashurin e fort dhe te sinqert se i kan mbajt te bashkuar..pra nga ajo lidhje e fort mese partnerve kan rilind femi te shendosh dhe jan ushqy po me ate dhashuri te madhe ku dihet kush eshte prindri dhe rendesia e tyre .. sot kami shum prinder se jan braktis nga famije , kan migru ne shtetet e eu e prindrit kan mbet ne meshiren e fati , e kuptoj luften per ekzistenc por edhe shum till , nuk duan tja din per familje , pse eshte eduku ne ate menyr ku pak ka rendesi prindi!
e ku eshte tani marrzia me brir ketu ?vetem pse jan martu pa e par njeri tjetrin apo pse kan ndejt me 1 partner
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Per shkak te atyre grushtave qe i jepen burrit edhe ne ditet e sodit , une ende kam mbetur i pa martuar :P
 
Pe: Titulli: Pe: Si janë bërë martesat dikur?

Jo vetem gjyshrit , po jam e bindur se ka ketu nga antaret se edhe prindrit i jan martu po me ato zakone, dhe cfar esht me mir kan kriju familje te shendosh ku shum kush do ja kishte lakmi tani ne ket koh.Sot cifte njihen, bashkjetojn dhe krejt per nje ekces te vogel ndahen! jo vetem me nje partner po kalon dor me dore dhe mezi dikun stacijonohesh !fakt se ka qen koh e varfersi kan vujti njerzitn nga uria per veshmbathje e shum gjera tjera elementare per jet , po kan pas dashurin e fort dhe te sinqert se i kan mbajt te bashkuar..pra nga ajo lidhje e fort mese partnerve kan rilind femi te shendosh dhe jan ushqy po me ate dhashuri te madhe ku dihet kush eshte prindri dhe rendesia e tyre .. sot kami shum prinder se jan braktis nga famije , kan migru ne shtetet e eu e prindrit kan mbet ne meshiren e fati , e kuptoj luften per ekzistenc por edhe shum till , nuk duan tja din per familje , pse eshte eduku ne ate menyr ku pak ka rendesi prindi!
e ku eshte tani marrzia me brir ketu ?vetem pse jan martu pa e par njeri tjetrin apo pse kan ndejt me 1 partner


Mos harro se atehere kane ndejt me burre apo me grua nga opinioni:)Mos harro se femra ska pase te drejte te vendose por vec te zbatoje...Smund te besh krahasimin se atehere kane ec familjet se i kane martuar ashtu e sot qe njihen vete,para martese sot nuk ecin martesat...Nuk ndikon menyra e njohjes se nje personi ne mbarevajtjen e nje martese...Por ama te bejme dallimet,mentalitetit i atehereshem,me te sotem plus qe sot ke mundesi zgjedhje atehere ke marr edhe nje qorr edhe nje budalla nga trute e ske guxuar me thene asnje gjysme fjale...E kane ditur qe burri ska mend edhe ashtu kane qendruar me vite,tani me thuaj ti pse duhet te rri me nje mashkull une qe eshte i trashe??Per opinion?Per mentalitet?Epo me marrezi se kjo nuk ka,te lidh gjithe jeten pas njerit qe nuk ha pyk fare e per cfare?Se do mami e babi,e komshija e tezja:)

Secili zgjedh si do e cfare do,prinderi e ka bere jeten e vet punen e tij,me ka rritur me ka edukuar,por per te zgjedhur njeriun e jetes pa me marr as mendimin a me pelqen apo jo,kjo si takon:)
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Uaaaaaaa ca thua!!!:P

Nuk e di per gjyshrit tuaj, ama keta te mite kane qen "modern" e ne ate kohe. E kane zgjedhur vete njeri tjetrin, e jane njohur para martese, jo diten e dasmes.

po miiiii : D ,

tani duhet ta pranojm te verteten dhe te themi se rasti i atyre tuve , esht unikal si dashnia me shikim te par dhe ku enderronin per nje shishe kanaçe koka kola per zbukurim ...ishte koh sakrificiash :P
 
Re: Si janë bërë martesat dikur?

Me vjen mire qe skam qene pjese e atij brezi. Por dhe ne ditet e sotme ka disa gjera qe sme pelqejne!
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Kur e lexova rrefimin e kesaj plakes mu kujtua e ter ajo kohe kur gjyshja ime me tregonet per martesat e asaj kohe...di qe femijet i kan feju te vegjel ne djep sa jon kon ,,kushedi si jon kan vajza e djali qorr sakt ,te pelqeu ste pelqeu burri/gruja kan pas me marre ...di qe burrit nuk e kan thirr ne emer po ''O ti njeri''....ne fakt njerzit kan ndryshua mentalitetin i asaj kohe nuk edi qe egzisojn akoma martesa te tilla..qe martojn vajzen djalin pa pa nj-tj..ka disa nga ato tradita qe akoma i ruajm dhe i praktikojm ne Dasmat tona :)
 
Pe: Si janë bërë martesat dikur?

mua me kane thene se dikur martesat behen me shkusi
dmth hynte dikush'' garant'' midis vajzes dhe djalit qe ata te martoheshin
pastaj vinte shkusi me djalin tek babi i vajzes e kerkojne vajzes
babai i vajzes bie dakort dhe pastaj babi pyet ne darke vajzen dhe vajza i tha babit po
po ti thoshte jo babait te vajzes i vjen ndermend qe ajo ka nje lidhje.
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Shih shih hallin e rrudhave paska gati 100 vjece :D

Gjithsesi keq kjo e shkreta :( edhe te tj, qe martoheshin qe 14 akoma femi.
Ehhh qe nuk u diplomova te behem dikushi tua shtyp koken ketyre mizoreve qe bejne budalliqe te tilla.
 
Titulli: Si janë bërë martesat dikur?

Cfare nostalgjie.

Njera ka thene njehere e nje kohe; - Po te shkoje fshehur te takoje ate person me te cilin do te martoheshe, ose ta kane zgjedhur prinderit, ta priste koken baba me sopate.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top