Si i shkatërrojnë prindërit detyrat e shtëpisë?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
1) Prindërit i bëjnë detyrat në vend të fëmijës
Kur fëmija mundohet në kryerjen e detyrave të shtëpisë shumë prindër kanë tëndëncën t’ia tregojnë përgjigjen ose ta kryejnë ata detyrën në vend të fëmijës. Mos e bëni! E vetmja gjë që mëson fëmija kështu është t’ju drejtohet juve sa herë që nuk e di përgjigjen. Pak frustrim është normal gjatë proçesit të të mësuarit. Jepini fëmijës kohë të punojë për zgjidhjen e problemit. Nëse e shikoni se fëmija merr shumë kohë për detyrat e shtëpisë çdo natë, flisni me mësueset për t’i reduktuar ato ose për të ndryshuar metodën e kryerjes së detyrave.

2) Prindërit i thonë fëmijës të mos bëhet merak
Ka raste që kur prindërit e shikojnë fëmijën të ngarkuar i thonë të mos bëhet merak për një detyrë të caktuar të cilën nuk mund ta përfundojë. Nëse ju e nxitni fëmijën tuaj të anashkalojë një detyrë, mund të mendoni se nuk është ndonjë problem i madh pasi ai mund ta mësojë më vonë atë aftësi që do i duhet për ta zgjidhur detyrën, por mund të gaboheni. Ai mund të marrë një notë të ulët dhe të mendojë se nuk është i zoti në një lëndë të caktuar, kur në fakt ai nuk e ka kryer detyrën , pra nuk e ka testuar veten në atë detyrë. Për më tepër është një mundësi e humbur praktikimi e cila do t’i nevojitet për të zgjidhur më shpejt detyrat e ardhshme. Në vend që t’i krijoni fëmijës këto situata, sigurohuni që ai ka një orar dhe një vend të caktuar të kryerjes së detyrave. Nëse fëmija juaj është i sëmurë ose nuk arrin të kryejë një detyrë, komunikoni me mësuesen e tij se si ta zgjidhni situatën.

3) Prindërit u thonë fëmijëve se kërkesa është shkruar gabim
Detyrat e shtëpisë së kohës së sotme sigurisht që ndryshojnë shumë nga detyrat e shtëpisë së atëhershme. Ka disa raste kur fëmijët kërkojnë ndihmë tek prindërit për detyra të caktuara dhe prindërit u thonë atyre që të mos dëgjojnë çfarë thotë mësuesja, por ta plotësojnë detyrën ndryshe. Ajo që ndodh kur prindi mundohet të dalë mbi fjalën dhe shpjegimet e mësueses është krijimi i një fëmije të konfuzionuar i cili nuk e ka kuptuar detyrën që ka kryer. Në vend të krijimit të këtyre situatave të pakëndshme për fëmijën tuaj, mundohuni të ndiqni sa më shumë të jetë e mundur kërkesat e mësueses. Nëse ti bashkë me fëmijën tënd nuk e kuptoni si duhet të kryhet detyra, komunikoni me mësuesen për sqarime.

/belkisa
 
Titulli: Si i shkatërrojnë prindërit detyrat e shtëpisë?

Kur shoh disa detyra qe behen nga femijet sot sinqerisht me vjen ti gris fare ato dreq fletoresh

Pa date, Pa kerkese te ushtrimit ....direkte ne zgjidhje dhe zor merr vesh cfare ka bere aty

Estetika ka ik ne kosh plehrash
 
Titulli: Si i shkatërrojnë prindërit detyrat e shtëpisë?

1) Prindërit i bëjnë detyrat në vend të fëmijës
Kur fëmija mundohet në kryerjen e detyrave të shtëpisë shumë prindër kanë tëndëncën t’ia tregojnë përgjigjen ose ta kryejnë ata detyrën në vend të fëmijës. Mos e bëni! E vetmja gjë që mëson fëmija kështu është t’ju drejtohet juve sa herë që nuk e di përgjigjen. Pak frustrim është normal gjatë proçesit të të mësuarit. Jepini fëmijës kohë të punojë për zgjidhjen e problemit. Nëse e shikoni se fëmija merr shumë kohë për detyrat e shtëpisë çdo natë, flisni me mësueset për t’i reduktuar ato ose për të ndryshuar metodën e kryerjes së detyrave.
kjo e ben parazit femijen.... femijet doj shum kujdes ne shpi per zgjedhjen e detyrave se sa ne shkoll ne shkoll 30 ose 40 nxenes normal se nuk mund ti ofroj ndim asnje mesues ashtu siq i ofron prindi..tani mesimi me literatur te re eshte me i qart dhe me i thjesht per tu mesu dhe praktiku( mendimi im) po ashtu eshte dhe kompjuteri se ju ndimon shum pa i lodh shum prindrit... me rendesi te jen se mesojn.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top