Si funksionon truri? Ja shtatë gabimet që ai bën çdo ditë
Sado i mrekullueshëm të jetë truri, shpesh ai mund të jetë arsyeja për disa nga gabimet që bëjmë çdo ditë. Truri përpiqet të parashikojë vazhdimisht se si funksionon bota. Problemet fillojnë kur modelet e brendshme të botës që truri ndërton, nuk përputhen me realitetin, sipas “Psychology Today”.
Efekti i përqendrimit
Një studim në vitin 1998 tregoi se ky efekt ndikon në mënyrën se si ne i perceptojmë gjërat. Pjesëmarrësit në atë studim besuan gabimisht se njerëzit nga Kalifornia janë më të lumtur se perëndimorët, duke u mbështetur vetëm në informacionin se Kalifornia është më e ngrohtë dhe duke injoruar faktorë të tjerë që mund të ndikonin në lumturi.
Efekti “Pygmalion”
“Pygmalion” është një term i krijuar nga Rosenthal dhe Jacobsen në 1968-ën. Ai ka të bëjë me lidhjen midis pritshmërisë së njerëzve të tjerë dhe performancës tonë. Studentët kanë tendencë të performojnë më mirë kur mësuesit kanë pritshmëri të larta dhe krijojnë situata në të cilat sjellja pozitive ka më shumë mundësi që të ndodhë.
Mendimi i grupit
Ky fenomen shpjegon pse merren vendime të këqija edhe kur ka njerëz inteligjentë dhe të arsimuar në grup. Njerëzit do të zgjidhnin të shtypnin mendimet e tyre në vend që të shkaktonin një konflikt. Termi u krijua për herë të parë në kontekstin e vendimeve politike që çuan në pasoja të rënda. Mendimi i grupit mund të shmanget vetëm nëse udhëheqësi merr masat e duhura për ta bërë këtë.
Iluzioni i trupit të një notuesi
Ky vjen nga ngatërrimi i shkakut me rezultatin. Askush nuk mund të ketë trupin e një notuesi vetëm duke u stërvitur. Notuesit janë të bekuar nga natyra me fizikun që kanë dhe duhet ta mbajnë atë me trajnim të vazhdueshëm. I njëjti rregull mund të zbatohet për situata të tjera.
Iluzioni i frekuencës
Kur mësojmë një informacion të ri ose shohim një objekt të veçantë në TV, fillojmë ta vërejmë atë kudo. Iluzioni i frekuencës është i lidhur me aftësinë tonë për vëmendje selektive. Objekti nuk u shfaq atje pasi mësuat për të. Ai, në të vërtetë, ka qenë atje gjatë gjithë kohës dhe thjesht nuk ke arritur ta vëresh.
Paragjykimi i vetë-shërbimit
Shumica e njerëzve priren t’i atribuojnë dështimet tek rrethana të jashtme dhe suksesin tek karakteri i tyre. Për njerëzit me vetëvlerësim të ulët, stili i atribuimit mund të anashkalohet. Për të shmangur paragjykimet e vetë-shërbimit, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për të korrigjuar sjelljen dhe të jenë më të sjellshëm me veten gjatë momenteve të dështimit.
Psikologjia e ngjyrave
E zeza është ngjyra më e njohur për mbrojtëset e telefonave dhe më pas vjen e bardha. Rezulton se zgjedhja e ngjyrës thotë shumë për personalitetin tonë. Sipas psikologëve, ne zgjedhim një ngjyrë në mënyrë të pavetëdijshme 80% të kohës. Disa njerëz i kushtojnë vëmendje ngjyrës që zgjedhim. Nëse do të qëndrosh larg turmës, mos zgjidh një mbrojtëse të zezë ose të bardhë, pasi e zeza ju tregon si dikush që shkon me rrjedhën dhe e bardha tregon se keni frikë të rrezikoni.
b.revistapsikologji