Si funksionon truri i të dashuruarve pas librave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Si funksionon truri i të dashuruarve pas librave

truri-i-atyre-qe-lexojne-1.jpg


Trupi – Në praktikë, truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke dalluar me një shikim të shpejtë, pa një analizë të detajuar të shkronjave, termat të cilat tingëllojnë në të njëjtën mënyrë, por janë të ndryshme sa i përket ortografisë

Truri nuk ka nevojë që të skanojë plotësisht fjalët çdo herë që ne lexojmë. Sipas një studimi të publikuar në “Neuroimage”, ai që e praktikon më shumë leximin, arrin që të njohë me shpejtësi fjalët sepse i kategorizon ato në një fjalor specifik vizual, që funksionon i ndarë nga sistemi i njohjes vokale të termave.

Në praktikë, truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke i dalluar me një shikim të shpejtë, pa një analizë të detajuar të shkronjave, termat të cilat tingëllojnë në të njëjtën mënyrë, por janë të ndryshme sa i përket ortografisë.

Kjo është një teori që kundërshton bindjen e përbashkët që për të kuptuar një fjalë, është e nevojshme që ne ta shqiptojmë plotësisht gjatë çdo leximi.

Dy detyra të ndara


Ata persona të cilët lexojnë sporadikisht duhet që të shqiptojnë në tru fjalët kur lexojnë, një proces i gjatë dhe mjaft i ngarkuar”, shpjegoi Laurie Glezer, studiuese në qendrën universitare “Georgetown” (Uashington) dhe autore e studimit. “Edhe lexuesit ekspertë duhet që këtë gjë ta bëjnë në ndonjë rast, në ato fjalë të cilat nuk i njohin. Por kur ata arrijnë që të bëhen të rrjedhshëm, nuk ka pse që të shqiptohen në mendje ato terma familjarë. Ata mund të lexojnë menjëherë”. Glezer shtoi se studimi tregoi se truri ka pjesë të specializuara në çdo një prej këtyre dy elementëve të leximit. Zona që përpunon informacionin vizual është e ndryshme nga ajo që merret me atë akustike”.

Janë të ndryshëm e kjo dukjet

Kërkuesit testuan njohjen e fjalëve në 27 lexues të rritur, në dy studime të ndryshme nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale. Fjalët me të njëjtin tingull, por me ortografi të ndryshme, si ‘hare’ (lepur) dhe ‘hair’ (flokë), aktivizuan grupe të ndryshme neuronesh, njësoj sikur truri të duhej që të përdorte dy zëra të ndryshëm të një fjalori.

Nëse tingulli i fjalës do të kishte ndikim në këtë zonë cerebrale (zona vizuale për formën e fjalës, e ndodhur në anën e majtë të korteksit vizual) të dy termat do të kishin aktivizuar neuronet e njëjta ose neuronet e ngjashme, por kjo gjë nuk ndodhi.

Secilës detyra e vet

Zbulimi tregon se kjo zonë cerebrale përpunon vetëm informacionin vizual dhe jo tingullin e një fjale që në fakt analizohet në një zonë të veçantë, në të cilët fjalët ‘hair’ dhe ‘hare’ aktivizojnë të njëjtët neurone.

Një studim i të njëjtit grup pune, i publikuar në 2015, tregoi se truri lexon fjalët e njohura si imazhe, duke i interpretuar si objektet e vetme vizuale dhe pa analizuar shqiptimin.

Kërkimi i ri sqaron se përbërëset e ndryshme të fjalëve, imazhet dhe tingujt trajtohen nga zona të ndryshme. Ky zbulim mund të hedhë dritë në mekanizmat në origjinën e disa shqetësimeve të leximit, siç është edhe sëmundja e disleksisë.
g.shqip
 
Titulli: Si funksionon truri i të dashuruarve pas librave

Kjo me kujton ca lojra me foto.
Kur thuhej lexo fjalet psh : jeshile por ngjyra ishte lejla automatikisht truri e lap lejla
dhe e thua me ze te larte lejla.

Ose psh nje test tjeter kur fjalet jane et ngaterraura dhe truri i lexo ne rregull si kjo me para.

Dhe nje test tjeter ku psh ne nje tog fjalesh ne anglsht i heqn fjalen i por ne se dallojme dot
sepse jem mesuar ta lexojme ashtu.
 
Titulli: Si funksionon truri i të dashuruarve pas librave

Kjo eshte e habitshme por shume e vertete. Kam vene re qe me kalimin e kohes, thjesht ju hedh nje sy fjaleve dhe hyjne vet ne tru dhe ajo cka po lexon merr kuptim vet. Te pakten ne lidhje me materialet e shkolles qe jane aq shume dhe ndonjehere shume te gjata per tu lexuar, per ne eshte e domosdoshme me speed read. Kshu qe leximi behet vizualisht.
 
Back
Top