Si formohen deja vu-të në tru

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
deja-vu-2.jpg


deja-vu-3.jpg


Shkenca – Deja vu-në e përjetojnë nga 60-80% të personave. Origjina e saj ende nuk është plotësisht e qartë, sepse që ta studiosh në laborator është praktikisht e pamundur. Të tilla përjetime nuk ndodhin me telekomandë. Gjithsesi, ka dy hipoteza kryesore në lidhje me krijimin e deja vu-së. Një ka të bëjë me aktivitetin elektrik të trurit, kurse tjetri me sistemin e mbajtjes së kujtimeve

Shpeshherë ju ka ndodhur që kur hapni një portë, për një moment ju kap një ndjesi familjariteti. Ju nisni e mendoni: këtë vend unë e kam parë njëherë, këtë situatë unë e kam jetuar ose ndoshta e kam ëndërruar. Ky fenomen quhet deja vu dhe e përjetojnë nga 60-80% të personave. Por nga çfarë krijohet? Origjina e saj ende nuk është plotësisht e qartë, sepse që ta studiosh në laborator është praktikisht e pamundur. Të tilla përjetime nuk ndodhin me telekomandë. Gjithsesi ka dy hipoteza kryesore në lidhje me krijimin e deja vu-së. Një ka të bëjë me aktivitetin elektrik të trurit, kurse tjetri me sistemin e mbajtjes së kujtimeve dhe raportin e vet me perceptimin e botës së jashtme.

Lidhje e shkurtër

Ndonjë e dhënë në lidhje me shkaqet neurologjike të kësaj ndjesie vjen nga personat që janë prekur nga epilepsia. Gjatë këtij procesi goditet lobi përgjegjës për kohën, pra ajo pjesë ballore e secilës hemisferë cerebrale që zhvillon një rol kryesor në mbajtjen e kujtimeve gjatë një procesi afatgjatë. Pjesë të lobeve të përkohshme janë gjithashtu të përfshira në përpunimin e ndjesisë së familjaritetit, në njohjen e situatave të caktuara. Disa pacientë epileptikë sjellin një ndjesi të deja vu-së pak para një sulmi. Duke qenë se epilepsia karakterizohet nga shqetësimet me impulse elektrike që ndezin neuronet, është e hipotezueshme që deja vu-ja të jetë një problem i përkohshëm teknik i trurit, ku neuronet përgjegjëse të ndjesisë së familjaritetit ndizen gabimisht, duke bërë që të shkëmbehet e tashmja me të kaluarën.

Kalim i munguar

Teori të tjera shikojnë te deja vu-ja efektin mes kalimeve të impulseve mes neuroneve. Për shembull, ndodh shpesh që një parfum të evokojë një eksperiencë të të përjetuarit tonë. Në disa raste, mund të ndodhë që një informacion ndjesor të arrijë direkt në atë pjesë përgjegjëse për memorien me kohë të gjatë, pa kaluar në atë të kohës së shkurtër (depozita e përkohshme që mban për pak sekonda informacionet më të reja, përpara se të formojë një kujtim solid ose përkundrazi t’i harrojë). Ky kapërcim memorieje mund të shkaktojë ndjesinë që ne e kemi përjetuar tanimë një moment që në realitet është i ri.

Dy përpunime në vend të njërit

Kjo mund të ndodhë edhe me perceptimin viziv. Kur ne shikojmë diçka, informacione të shumta ndjesore kalojnë në shtigje të ndryshme neuronesh, përpara se të arrijnë qendrat përgjegjëse, të vendosura në pjesën e sipërme të trurit. Këto janë zona që përgjigjen për memorien, vëmendjen, mendimin, ndërgjegjen dhe gjuhën. Ato arrijnë pak a shumë që të gjitha njëkohësisht dhe janë më pas të integruara. Por nëse truri i përpunon në dy momente të ndara, stimuli i dytë mund të bëjë të mundur që i pari të lajmërohet si diçka familjare, e në këtë mënyrë të mendohet si i përjetuar më parë.
g.shqip
 
Back
Top