Si e shpjegoni shprehjen

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Njeriu eshte i lire por kudo gjendet nen zinxhire...

Pres mendimet tuaja !
 
Last edited by a moderator:
unë e shpjegoj kështu:
Që njëriu lind i lirë dhe në dukje është i lirë por po ta shikosh më në thellësi çeshtjen vërehet që njeriu nuk është aspak i lirë dhe kjo vihet re në shumë aspekte të jetës së përditshme.
P.sh e zemë se një njeri lind i varfër por ëndërron ti bjerë botës përqark
ta shohësh kështu si kallup nuk e mban njeri lidh por vetë pamundësia për të realizuar ëndrrat e tij e bën atë të lidhur me zinxhirë(dmth është i limituar).


Por le të zemë edhe shembullin e një njeriu të pasur që ka para me thasë.
Ta shohësh si kallup njeriu të duket se ky është njeriu më me fat në botë dhe më i lirë
por në të vërtetë nuk është ashtu sepse ai duhet të administrojë paratë, të kujdeset për bizneset etj. Ka ëndrrat e tij që edhe pse ka para nuk arrin ti realizojë.

ose le të zemë shembullin e një fëmije që hyn në shkollë sot mëson një gjë por nuk ka mësuar akoma atë tjetrën. Nesër mëson atë tjetrën por nuk ka mësuar akoma atë pasardhësen. Pra është në kërkim të vazhdueshëm të dijes që mund ta bëjë të kuptojë më mirë gjithçka që e rrethon dhe kjo vazhdon për tërë jetën kur është fëmijë,adoleshent, i rritur, plak edhe pastaj mjaft se ska ku të shkojë më ;)

Ose le të marrim shembullin më konkret:
çdonjëri prej nesh do të dëshironte të bënte çfarë i do qejfi por kjo nuk është e mundur sepse ekziston shoqëria, shteti, pamundësia.


P.sh më teket mua dua ti bie botës përqark për të parë bukuritë dhe mangësitë e saj.
por nëse iki do të lë SHOQثRINث(gjë që rregullohet nëse është për pak kohë,po në rastin që ndonjëri mendon të jetojë në njërin nga këto vendet që viziton? - do ta humbte shoqërinë),po le të themi që me shoqërinë e rregullon ene kthehet i bën vizitë ndonjëherë por ekziston kufizimi tjetër: "SHTETI" për të bërë shëtitjen përqark botës do kalosh për shumë shtete,për të kaluar nëpër shtete të tjera duhen viza, para dhe duhet të dish edhe gjuhët kështu që këtu ndërhyn dhe PAMUNDثSIA nuk merr dot vizat, ske para të mjaftueshme dhe nuk di gjuhët.

Kështu për ta mbyllur njeriu edhe pse në dukje është i lirë nga ana tjetër ai nuk është aspak i lirë sepse vetë bota që e rrethon e limiton dhe nuk i jep mundësinë të kënaqë të gjithë nevojat që ka.
 
Pikerisht liria arrihet nepermjet kufizimit te saj.
 
Pikerisht liria arrihet nepermjet kufizimit te saj.

e drejtë;
shpeshherë pas kalimit të një kufizimi kemi iluzioni që jemi të lirë por kjo nuk zgjat për shumë kohë fatkeqësisht.
 
Varet cfare perkufizon me fjalen Liri
 
Faliminderit per mendimin tend 2ntythree, eshte per tu vlersuar.
 
Ne teori, te perkufizosh lirine, atehere nuk gjejme ndonje kuptim te mirefillte, sepse liria eshte e pakufizuar... Por praktikisht, nuk jetojme ne mesjete, kur nuk ke dhene pergjigje per veprimet e bera... dhe nuk je sanksionuar per ato... Tani vlen "Liria jote perfundon aty ku fillon e imja!" Nese ti do kishe liri te pakufizuar, do me cenoje lirine time, pa u sanksinuar... dhe kjo nuk eshte e drejte dhe eshte e pakuptimte.
Liria ka kuptim vetem deri ne piken qe te takon... Kufizimi i saj ekziston ne mospasjen e saj... e teprimi i saj (qe eshte i demshem per tjeret) qendron te kalimi i kufirit!

Shume mire e tha dhe Nostra... e moj Vlora, duhet te thuash fatmiresisht qe eshte keshtu, sepse ne te kunderten lere mose pyet.
 
Ne teori, te perkufizosh lirine, atehere nuk gjejme ndonje kuptim te mirefillte, sepse liria eshte e pakufizuar... Por praktikisht, nuk jetojme ne mesjete, kur nuk ke dhene pergjigje per veprimet e bera... dhe nuk je sanksionuar per ato... Tani vlen "Liria jote perfundon aty ku fillon e imja!" Nese ti do kishe liri te pakufizuar, do me cenoje lirine time, pa u sanksinuar... dhe kjo nuk eshte e drejte dhe eshte e pakuptimte.
Liria ka kuptim vetem deri ne piken qe te takon... Kufizimi i saj ekziston ne mospasjen e saj... e teprimi i saj (qe eshte i demshem per tjeret) qendron te kalimi i kufirit!

Shume mire e tha dhe Nostra... e moj Vlora, duhet te thuash fatmiresisht qe eshte keshtu, sepse ne te kunderten lere mose pyet.

patjeter qe varet nga kendveshtrimi...por bohhhhh del nga njeri kafaz dhe hyn ne tjetrin psh...!!
 

patjeter qe varet nga kendveshtrimi...por bohhhhh del nga njeri kafaz dhe hyn ne tjetrin psh...!!

Po flisnim per lirine ne pergjithesi. :)
 
qe 100% liri nuk ekziston se po nuk ndjeke disa rregulla beh bota katastrof shkon...
 
njeriu lind i lire por kudo gjendet me zinxhire se punon se le gruja me dal ka halle problem jeta eshte e veshtire sa mbaron i hall del i tjeter pak shume ket kuptoj
 
LIRIA JOTE MBARON ATJE KU FILLON LIRIA E TJETRIT.
:ciaoo::ciaoo::ciaoo:
 
Titulli: Si e shpjegoni shprehjen

Per mendimin tim "zinxhiret" e kesaj lirie(flas ne pergjithsi) jane NORMAT e rregullat e jetes se perditshme te cilat duhet te respektojme per te jetuar ne nje shoqeri.Psh kur semafori eshte i kuq je i detyruar te ndalosh edhe pse ndoshta deshiron te ecesh perpara.Eshte nje lloj "kufizimi"qe ka te bej edhe me PERGJEGJESITE..psh ke nje femije te vogel e nje nate te teket te shkosh te kercesh por ja qe ndodh qe smund ta besh sepse ke dicka tjeter me te rendesishme per te ber,te perkujdesesh per foshnjen e shum shum shembuj te tjere te jetes sone te perditshme te cilat shfaqen si te tilla kufizime por pa te cilat jeta jon sdo kishte kuptim.
 
Titulli: Si e shpjegoni shprehjen

sepse njerezit e kane fiksim zinxhirin e floririt dhe si rrjedhoje gjendet ne zinxhire :P
 
Titulli: Si e shpjegoni shprehjen

cdo liri eshte e kufizuar,asnjehere njeriu nuk eshte i lire te veproje,sepse qofte ne koshience apo ne subkoshience eksiston dicka gjithmone qe thotë:STOP
 
Titulli: Si e shpjegoni shprehjen

E interpretoj keshtu: Qe liria eshte e kufizuar nese kerkon te jetosh ne nje shoqeri civile, e cila eshte e tuteluar nga ligje apo rregulla te shkruara dhe jo te shkruara. Je gjithmone i lire t'i thyesh keto rregulla, por kjo liri do kete pasoja. Perndryshe bota do ishte nje kaos total ku do te mbizotronte ligji i xhungles.
 
Liria esht vullneti i Zotit qe ua dha njerezve.
Ligjet,rregullat dhe morali ndikojn qe njeriu te ndihet "i burgosur me zinxhir".
 
Back
Top