! - !
Once upon a time...
Psikologët thonë se ne na duhen vetëm pak sekonda pas takimit me një të panjohur për krijuar në mendjen tonë një profil të tij. Janë disa cilësitë për të cilat ne krijojmë menjëherë një ide rreth personit që kemi përballë, nisur nga të dhënat që vetë ai/ajo na jep nëpërmjet pamjes.
Besimi
Ne na duhet më pak se një sekondë për të krijuar idenë mbi besueshmërinë e një personi. Një studim i Universitetit të Princetonit angazhoi disa studentë, të cilët u ndanë në dy grupe. Secilit grup iu vunë përpara disa aktorë. Grupit të parë iu dhanë 100 milisekonda kohë për të vlerësuar joshjen, agresivitetin, besueshmërinë dhe disa tipare të tjera që transmetonin aktorët.
Ndërsa grupit të dytë iu la kohë e pakufizuar për të bërë të njëjtën gjë. Mes tipareve të analizuara, rezultatet për besueshmërinë ishin të njëjta.
Statusi social
Një studim i kryer në Holandë arriti në përfundimin se personat që vishen me veshje firmato shihen si të një statusi më të lartë se ata që veshin rroba të thjeshta. Perceptimi nuk prek asnjë nga dimensionet e tjera që mund ndikojnë në rezultatin e ndërveprimit social. Nuk ka asnjë ndryshim në perceptimin e joshjes, mirësisë dhe besueshmërisë që përcjell një person i veshur me rroba të shtrenjta.
Orientimi seksual
Ne mund të “lexojmë” orientimin seksual të një personi brenda 1/20 së një sekonde, e njëjta kohë që na duhet për të identifikuar një fytyrë të njohur. “Perceptimi i rrufeshëm për orientimin seksual të meshkujve mund të jetë simptomë e një mekanizmi konjitiv efecient në perceptimin e karakteristikave të të tjerëve”, thuhet në studimin e kryer nga Nicholas O. Rule dhe Nalini Ambady.
Zgjuarsia
Një studim i kryer në 2007-n nga Loyola Marymount University arriti në përfundimin se shikimi sy më sy me bashkëbiseduesin është thelbësor për perceptimin e zgjuarsisë. Shikimi në sy gjatë një bisede është një çelës i sjelljes. Ky veprim është i lidhur me koeficientin e inteligjencës IQ dhe i kombinuar me aftësitë për të krijuar përshtypje te tjetri bën që ne ta perceptojmë personin që kemi përballë si shumë të zgjuar. Syzet e mëdha dhe e folura në mënyrë ekspresive ndihmojnë gjithashtu.
Tipi
Një studim britanik nxori se femrat me tatuazhe të dukshme perceptohen si më pak tërheqëse, potencialisht konsumuese të alkoolit dhe më të hapura se femrat që nuk kanë tatuazh. “Në Britani, tatuazhet te femrat asociohen me kulturën “ladette”, e cila përfshin prirjen për pije alkoolike, sporte, makina të shpejta dhe revista meshkujsh.
Dominimi
Koka pa flokë nuk është e bukur, është e pushtetshme. Një studim i universitetit të Pensilvanisë nxori se burrat me kokë të rruar klasifikoheshin si më dominantë në krahasim me ata me flokë.
Suksesi
Nëse kërkon sukses, drejtohu tek rrobaqepësi më i mirë që njeh. Një studim turko-britanik arriti në përfundimin se meshkujt me kostume elegante perceptohen si më të suksesshëm se ata me rroba casual. “Në bazë të studimit, meshkujt duhet të veshin kostume elegante për t’i shtuar pikë imazhit që duan të krijojnë te të tjerët”, thonë autorët.
Shpirti i aventurës
Ne nuk i shikojmë të tjerët vetëm nga aparenca, por edhe nga mënyra se si lëvizin. Studentëve të Durham University iu vunë përpara video të 26 studentëve të tjerë, të cilët ecnin në rrugë. Atyre u mjaftuan vetëm disa hapa për të krijuar një impresion për personalitetin e personave në video. Ata që ecnin lirshëm u perceptuan si më ekstroversë dhe aventurierë.
Shekulli