Si e dergoi nena Shqipetare djalin 6-vjecar t'i bashkohej ISIS-it..

Guest2

Antarë i Respektuar
Në emisionin televiziv italian “Le Iene Show” sonte është rrëfyer historia e 6-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Alvin Berisha, i cili është dërguar nga nëna e tij në Siri, për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik (ISIS).


Historia e foshnjes qe iu dorezua ISIS-it nga e… by gazeta-panorama
Historia është e pabesueshme, por siç kanë treguar pamjet*e*transmetuara nga*Italia Uno, fatkeqësisht është e vërtetë, raporton IlSussidiario..

Koha e nisjes së fëmijës drejt zonave të luftës në Siri është 12 dhjetori i vitit 2014: kamerat e sigurisë në aeroportin Orio al Serio të Bergamos kanë kapur vogëlushin Alvin Berisha, në shoqërimin e*nënës*së*tij, 32-vjeçares*Valbona Berisha, para nisjes me një çantë shpine*drejt vendit ku ai*nuk e di se çfarë e pret, transmeton Gazeta Express.

Sikur të gjithë fëmijët që i “dërgohen” ISIS’it, edhe Alvini do t’i nënshtrohet një trajnimi të vështirë dhe do të përballet me situata që vetëm lufta i sjell.

Viktima tjetër e kësaj historie është babai i vogëlushit, Afrim Berisha, 46-vjeçar, një shqiptar që jeton në*Barzago (Lecco), që,*sipas*tvsvizzera.it, zërin e djalit e ka dëgjuar për herë të fundit më 17 janar të vitit 2015.

Fjalët që Alvini i vogël ia ka thënë, atij ia kanë lënduar zemrën:*“Babi, eja më merr, se nuk po mundem më. Këtu ka bomba”.

Kështu, ai ka vendosur të udhëtojë vetë drejt Sirisë, për të gjetur djalin e tij, i cili tani quhet Jusuf, dhe për herë të fundit është parë në qytetin e Al-Babit, transmeton Gazeta Express.

Afrimi, pas mbërritjes në Siri, është rrëmbyer – por ka arritur të ikën dhe të kthehet në Itali.

Ai ka thënë se familja e tij nuk është fundamentaliste, por se bashkëshortja e tij ka ndryshuar, pasi ka dëgjuar njerëz të çuditshëm në internet dhe pasi ka rënë në kontakt me*imamë kosovarë.

Dëshpërimi e ka bërë të veten, por Afrimi është i vendosur të ribashkohet me të birin e tij, i cili nuk flet as shqip, as arabisht – vetëm italisht.

Për ndihmë, ai i është drejtuar, Behgjet Pacollit. “E di se ke ndihmuar shumë njerëz. E di se ke shumë kontakte.më ndihmo ta*përqafoj sërish birin tim”, i është drejtuar ai Pacollit. /Gazeta Express/
 
Titulli: Si e dergoi nena Shqipetare djalin 6-vjecar t'i bashkohej ISIS-it..

Dhe pikerisht bazuar ne keto thagma , eshte mire qe kultura fetare te futet neper shkolla.

Femijet por edhe prinder duke mos ditur vertetesine e asaj cka percjelle feja , bejne gabime te tilla trashanike!
Nje person i ditur nuk ben traplliqe te tilla!
 
Titulli: Si e dergoi nena Shqipetare djalin 6-vjecar t'i bashkohej ISIS-it..

Keto lloj prinderish,nuk i kane trut ne rregull se, ndryshe nuk ka shpjegim.
 
Titulli: Si e dergoi nena Shqipetare djalin 6-vjecar t'i bashkohej ISIS-it..

Nena mizere.
Kriminele ne parametra injorantje.
Morfia me e rrezikshme e shoqeris.
 
Titulli: Si e dergoi nena Shqipetare djalin 6-vjecar t'i bashkohej ISIS-it..

Pergjithesisht te gjithe e dime besoj se ajo cka percjell feja eshte paqe,dashuri,harmoni mes njerezish.
Keta individe qe jane bere pjese e ISIS jane ata qe pretendohet se jane besimtare te lexuar dhe praktikant!
Pra kemi pare dhe njerez te shkolluar qe edhe pse me dije,njerez te lexuar jane ndikuar nga propaganda rreth fese!!!

Personalisht asgje sduhet shikuar me fanatizem sidomos fete!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top