Si duhet vështruar kushtetutshmëria e mbulesës së vajzave në shkollat publike

redi-

Anëtar i Respektuar
I nxitur nga “debati” i organizuar nga Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame dhe i zhvilluar sot në hotelin ‘’Grand’’ rreth mbulesës që Kuvendi Komunal i Prishtinës po rreh t’ua bëjë të ndaluar nxënëseve të shkollave të mesme publike, vendosa ta shkruaj këtë shkrim, në të cilin të paraqes, nga këndvështrimi im, thelbin e arsyeshmërisë juridike pse vënia e mbulesës në shkolla është e lejuar medoemos dhe pse çdo ligj a rregull që “ndalon” mbulesën është kundërkushtetues.

Kurrsesi, nuk po vlerësoj shterueshëm idetë e dhëna në debat, po mjaftoj të them këtu se ato nuk sollën thelbin e arsyeshmërisë juridike, lidheshin kryesisht me kuptimet e laicizmit e me nenet kushtetuese që ndalojnë diskriminimin e nga të cilat nuk sigurohet dot e drejta e nxënëseve për bartje të mbulesës në shkolla të mesme publike. Diskriminim është edhe telefonin celular t’ia ndalosh dikujt, por nuk quhet diskriminues neni i Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit i cili u ndalon nxënësve përdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor sepse përdorimi i tij është menduar të jetë pengesë për procesin mësimor.
Thjesht, Ministria e Arsimit ka të drejtë të mbështetur në kushtetutë t’u ndalojë nxënësve sjellje që i kanë të drejta të garantuara me kushtetutë në cilësinë e tyre prej qytetarësh. Pra, besoj të jetë bërë e qartë nga sa u tha se lejueshmëria e bartjes së mbulesës nuk lidhet me nenet që ndalojnë diskriminimin, e kurrsesi me variante kuptimesh të laicizmit a sekularizmit.
E me se lidhet lejueshmëria e mbulesës fetare kur Ministria e Arsimit paska të drejtë të kufizojë sjellje të nxënësve që si qytetarë i kanë të drejta të garantuara me kushtetutë?

Lidhet me dy nene të kushtetutës.
Njëri që thotë se çdo akt juridik duhet të jetë në përputhje me kushtetutën si akti më i lartë juridik i shtetit, dhe tjetri që përcakton se shteti është neutral në çështje të fesë.
Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Komunale për Arsim mbi bazën e arsyetimit se përdorimi i telefonit celular pengon procesin arsimor, e ndalojnë dhe kanë të drejtë sa kohë të kenë një arsyetim, por nuk kanë të drejtë ta ndalojnë, as ta detyrojnë mbulesën fetare mbi bazën e asnjë arsyetimi sepse vetë arsyetimin e kanë të ndaluar me kushtetutë e cila i detyron ta shohin fenë me sy neutral. اdo arsyetim për ndalim mbulese, e rrëzon kushtetuta. Shfaqjen e çfarëdo elementi fetar as kanë të drejtë ta nxitin as ta ndalojnë, as ta shohin si pozitiv as si negativ, prandaj s'kanë fill arsyetues për çfarëdo neni a rregulle ndaluese a detyruese, këtë sjellje ua detyron kushtetuta.
Ministria dhe Drejtoria Komunale për Arsim zyrtarisht as kanë të drejtë të thonë: “elhamdulila po mbulohen”, as ’’kuku po mbulohen’’.

Janë të detyruara të jenë neutrale në çështje të fesë!/IslamGjakova/

Ilmi Rexhepi
 
Back
Top