Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Librari online që të ofrojnë librat e dëshiruar kundrejt një pagese me kartë krediti, faqe virtuale, revista shkencore që publikohen online apo edhe motorë kërkimi si Google apo Yahoo. Për kohë studimi apo relaksi, ata rrëfejnë vetë…

IMG_2567_rr-283x300.jpg

Mënyra sesi njerëzit lexojnë, ka ndryshuar. Të shkuara duken ato ditë kur duhet të zgjidhje mes gazetave, revistave e librave. Të shkuara duken edhe ato ditët ku studentët strukeshin në biblioteka me orë e orë të tëra apo mbylleshin në dhomat e gjumit në kohë sezoni provimesh me libra të hapërdara në shtrat dhe fletore ku mbaheshin shënime mbi pikat kryesore. Tani është radha e librave dhe studimit elektronik. Rafte virtuale librash dhe studim që bëhet jo me të kthyer të faqes, por vetëm me një klik.

Gjatë një seminari, shkrimit të një eseje apo punimit të diplomës, informacioni i shtypur në letër shpesh është i pamjaftueshëm. Në përpjekje të performancave sa më të larta, studentët mësyjnë në faqe online në kërkim të informacioneve shtesë. Librari online që të ofrojnë librat e profilit të dëshiruar kundrejt një pagese me kartë krediti, faqe virtuale ku mund të gjesh copëza informacioni, revista shkencore që publikohen online apo edhe motorë kërkimi si Google apo Wikipedia.org…Interneti tashmë nuk është thjesht çështje teknologjie, porse leximi dhe shkrimi.

Universitetet, veç bibliotekave klasike tashmë sigurojnë për studentët edhe burime virtuale. Universiteti Europian i Tiranës për shembull, krahas bibliotekës

me një sipërfaqe prej rreth 300 m2, me 120 vende leximi për studentët dhe një fond librash prej 20 mijë titujsh, ka mundësuar për studentët edhe bibliotekat online, në të cilat Universiteti është abonuar si Questia dhe JStore.

Sa dhe si i përdorin burimet online vetë studentët shqiptarë?

Arsyet janë nga më të ndryshmet; nga thellimi i dijeve dhe kultura e përgjithshme tek mungesa e librave universitarë të përkthyer në shqip, për kohë studimi apo relaksi, ata rrëfejnë vetë…

Fryte online

Ndërsa i ka vizituar thuajse të gjitha libraritë dhe ka rrëmuar në çdo raft biblioteke për të gjetur atë librin që ka dëgjuar të flitet shpesh këto kohët e fundit, nuk i mbetet veçse të zhytet në motorin e kërkimit virtual, i cili e drejton bash tek ajo librari online që ia ofron librin e dëshiruar. Kështu vepron Gresa Hasa, studente e Shkencave Politike në Universitetin Europian të Tiranës, sa herë që e ka të vështirë t’i gjejë në kopje fizike librat e saj të preferuar. “Jam përdoruese e rregullt e librave online, të cilët vështirë të gjenden nëpër bibliotekat e shkollave apo libraritë e Tiranës. Ndaj librat e porositur në Amazonë apo Ebay duken si të jesh pranë bibliotekave botërore”.

Kur të shpëton interneti

Profili i saj i studimit ia ka bërë thuajse të detyrueshme anëtarësimin në libraritë online “me edhe pa pagese”, tregon Marinela Seitaj, e cila sapo është diplomuar në degën Financë Bankë në UET. Në pjesën më të mirë i është dashur të njihet më mirë me një fenomen apo koncept të caktuar. Pasurimi i literaturës së eseve që gjithmonë janë pjesë e vlerësimit të një lënde më ka shtyrë të jem pjesë aktive e librarive online. Për punimin e diplomës e kisha domosdoshmëri sepse këtu është e vështirë të gjesh informacione të sakta”. Tregon se ka përdorur shpesh amazon.com për gjetjen e literaturës, por edhe shumë të tjera të pasura me informacion ekonomik. Ajo mbetet patriote e leximit klasik, qoftë edhe për kohën e lirë, por kur duhet të përfundojë një detyrë, “na shpëton interneti”.

Libra for free

Iliola Stana është studente e gazetarisë në Universitetin e Tiranës dhe për shkak të profesionit që ka zgjedhur, e përdor thuajse gjithmonë leximin online, ama bën zgjedhje të zgjuar; pret oferta ku mund të shkarkohen free. “Mendoj se është mjet i domosdoshëm leximi, pavarësisht nga portalet e shumta që të çojnë nga një temë në tjetrën në mënyrë të shpërndarë, është ndihmës shumë i madh i njeriut sot”, – është e mendimit ajo.

Relaks online

Brenton Kotorri, student i degës Marrëdhënie Ndërkombëtare, është një simpatizant i internetit dhe përsiatet me orë e orë të tëra në faqet online. Tematikat për të cilat shfleton janë të shumta, nga filozofia te politika, e nga religjione te psikologjia. “ثshtë relaks për mua”, – tregon ai ndërsa shton se në shumë raste gjatë studimeve e kanë ndihmuar shumë.

Si ka ndryshuar leximi online

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme për gjetje artikujsh dhe lajmesh.

Shumë njerëz konsumojnë lajme përmes rrjeteve më të përdorshme online, si Facebook Twitter apo Google+. Jo vetëm që lexojmë, por edhe diskutojmë më shumë përmes platformave të ndryshme. Shumë kompani mediatike janë lidhur me Facebook dhe me një klik gjendesh në web-in e tyre.
Burimi: mapo
 
Pe: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Do duhet pak kohe per pershtatje ...por eshte nje ide e mire per informacionin ne pergjithesi flasim per leterature .....
 
Titulli: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Mua nuk me pelqen te lexoje libra online. Me duket shume e manget leximi online. Thjeshte me pelqen ta shfletoj me duar.
 
Titulli: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?


Mënyra sesi njerëzit lexojnë, ka ndryshuar. Të shkuara duken ato ditë kur duhet të zgjidhje mes gazetave, revistave e librave. Të shkuara duken edhe ato ditët ku studentët strukeshin në biblioteka me orë e orë të tëra apo mbylleshin në dhomat e gjumit në kohë sezoni provimesh me libra të hapërdara në shtrat dhe fletore ku mbaheshin shënime mbi pikat kryesore.
Burimi: mapo

oooo sa kujtime me ke sjelle me keto fjali :)
vertet dite te lodhshme, por edhe te bukura... s'kam per t'i harruar ndonjehere...
sa per menyren e te lexuarit, preferoj librat... eshte kenaqesi me vete te mbash librin ne duar, te nderrosh faqen, apo te luash me fleten... qofte edhe nje nenvizim i vogel ne liber, le gjurmet e tua aty...
te lexuarit mbetet shije me vete... pavaresisht sa praktik apo i dobishem mund te jete leximi online, qe s'e perjashtoj aspak...
 
Pe: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Efekti anesor-->mbas ca vitesh do perfundojme te gjithe me probleme sysh duke lexuar gjithmone nga ekrani i kompjuterit.
 
Titulli: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

mire qe ekziston printeri :P
 
Pe: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Efekti anesor-->mbas ca vitesh do perfundojme te gjithe me probleme sysh duke lexuar gjithmone nga ekrani i kompjuterit.


njeriu ka treguar gjirthmone qe pershtatet ...
 
Titulli: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Librat nuk ka asgje qe i zevendeson , sa do qe te perparoj teknologjia .
 
Titulli: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Librat nuk ka asgje qe i zevendeson , sa do qe te perparoj teknologjia .

A sheh pra ti apo jo.
Po i zevendeson, shume libra i gjen on-line
Ndryshimi eshte nese ti i don keshtu apo ti kesh ne duar.
 
Titulli: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

A sheh pra ti apo jo.
Po i zevendeson, shume libra i gjen on-line
Ndryshimi eshte nese ti i don keshtu apo ti kesh ne duar.

Une shohe me sy , e lexoj me mendje Morena ! Leximi i nje libri permes kompjuterit me shume se gjyse ore smund te lexohet , e kur e ke librin ne dore e lexon me ore te tera dhe e ben clodhje truri , ndersa ja kalove 1 oreshin ne net , duhet ta marresh nje paracetamoll heheheh . Per lexime te shkurtera , per lexim per qefi , permes netit e zevendeson librin , ama per studime serioze , studime ne lemi shkencash , interneti mund te sherbej vetem si orientim , ndihmes ne perzgjedhjen e literatures .
Jane ne fakt te mirat e interentit , s'duhet mohuar si shkuritimi i kohes per gjetjen e librave , informimi rrethe ngjarjeve ne bote , shkrime te ndryshme per lemi te ndryshme te jetes .
Por libri prej se kur egziston asnjehere si ka dal moda dhe sdo ti del asnjehere sepse e ka rendesin e vete . Edhe panvaresisht te arriturat teknologjike . Sepse libri eshte i shenjet .
 
Pe: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Edhe për vete ndoshta do ta kisha më qejf librin, mirëpo
kur flitet për mundësitë që një tablet pc të ofron, padyshim
është i pakrahasueshëm. Psh. vetëm të paramendarit se sa libra
mund të bartë një e-book reader, një njeriu nuk do t'i mjaftonte
të ketë pas vete edhe një automjet.

Ndoshta në PC është vështirë të qëndrosh me orë
të tëra, por një e-book reader mundesh ta marrësh gjithëkund dhe
në çfarëdo pozite të lexosh. Megjithëtë është edhe mjaft praktik
gjatë kërkimit, kur në një libër kërkon diçka të caktuar.

 
Titulli: Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Nese flasim per te lexuar nje liber komplet them se virtualiteti nuk ka efektin e asaj kur e lexon me liber ne dore. Nqs glasim per marje informacjoni te limituar ateher interneti ka zgjidhur sh pune.. Ama personalisht kam dicka. Online nuk lexoj dot me shume se 15 minuta ne te njejten teme. Me pak fjale i bie te gjesdis me shume
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back