Love
βeℓℓe â๓e
Viti 2014 është koha e spektaklit. Së pari, Vladimir Putin do të jetë në krye të Lojërave Olimpike dimërore në Soçi, të cilat që tani e kanë thyer rekordin olimpik sa u takon kostove. Më pas, një spektakël edhe më i madh botëror do të ndodhë në Brazil. Kur të vijë koha e finales së Kupës së Botës në Rio de Zhaniero më 13 korrik, Dilma Rousseff, presidentja e Brazilit, do të jetë e lumtur nëse turneu ka kaluar pa protesta popullore që shoqëruan një event parapërgatitor në vitin 2013. Ajo do të jetë edhe më e lumtur, natyrisht, nëse skuadra braziliane do të arrijë të marrë një fitore rekord, Kupën e gjashtë të Botës.
Përveç shfaqjeve sportive, do të jetë një vit edhe i tronditjeve politike dhe zhvendosjeve ekonomike. Tronditjet do të vijnë në zgjedhje, nga të cilat do të ketë shumë gjatë vitit të ri në vazhdim. Zgjedhje kombëtare do të mbahen në vende që përbëjnë 40 për qind të popullsisë së botës.
Më i madhi i tyre, India, mund të shkaktojë një troshitje nëse Narendra Modi, një nacionalist kundërthënës hindu i cili tani flet kryesisht për zhvillimin, shfaqet si fituesi. Një tjetër politikan i quajtur Jokowi mund të dridhë Indonezinë. Madje, edhe zgjedhjet zakonisht të mërzitshme për Parlamentin Europian do të shkaktojnë zhurmë teksa partitë euroskeptike fitojnë terren. Do të jetë një surprizë nëse Skocia voton për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin që do mbahet në shtator-por nëse e bën, tronditjet do të ndihen deri në Katalunja dhe Kebek.
Tri lloj zhvendosjesh ekonomike do të jenë të dukshme. Një prej tyre është momentumi i restauruar i Perëndimit. Amerika, Japonia, por edhe Europa do të shënojnë rritje, ndërkohë që tregjet e mëdha në zhvillim do të duken më pak dinamike se më parë. Bizneset amerikane të ndihmuara nga bumi domestik i energjisë do të rikthejnë një pjesë të krenisë së mëparshme. Një shtysë ekstra për pakte tregtare transpacifike e transatlantike do të jenë një e dhënë më shumë për rizbulimin e lidershipit ekonomik të Perëndimit.
Një zhvendosje e dytë do të sinjalizohet nga bankat qendrore, posaçërisht nga Federal Reserve-a amerikane teksa fillon të pakësojë blerjen e bondeve. Kina do të duhet të adoptohet me një përqindje rritjeje më modeste-gjë që do të përbëjë zhvendosjen e tretë ekonomike. Për herë të parë që nga koha kur filluam të botonim parashikimin tonë për ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë në vitin 2004, Kina nuk është në 12-shen e parë. Për të gjetur vende me rritje spektakolare të PBB në vitin 2014 investitorët shtegkërkues duhet të shohin në zona si Sudani i Jugut, Mongolia dhe shtëpia e “lumturisë së përgjithshme kombëtare”, Butani.
Trishtueshëm, lumturia kombëtare do të mbetet rrëshqitëse në Siri ku lufta civile do të vazhdojë. Por ka të paktën një shans të zgjidhjes diplomatike si në Siri ashtu dhe për Iranin. Një kujtesë e përzishme e alternativës së paqes do të vijë në formën e përkujtimit të Luftës së Parë Botërore që filloi në vitin 1914.
Ritmi i ndryshimit në vitin 2014 do të shkaktojë si ankth ashtu edhe kënaqësi. Shumë vetë do të shqetësohen për speciet në zhdukje; por një krijesë në zhdukje, cjapi i Pirenejeve mund të rivitalizohet. Rrallimi i ujit është një rrezik në rritje, por Matt Damon mendon se filantropia e mençur mund të ndihmojë.
Jo të gjitha parashikimet e këtushme do të dalin. Por një bast i sigurt është se, pasi të lexoni oden vegjetariane të Rene Rexhepit, në vitin 2014 do të duash të gatuash një karotë.
*Autori është editor i The World in 2014, botim special i përvitshëm i revistës The Economist.
Mapo