Shumica e amerikanëve shumë pak ose asgjë nuk dinë për islamin

Kresha

A pretty face can never trick me
Kompania për hulumtimin e opinionit publik, Gallup publikoi anketën për qëndrimet religjioze të amerikanëve. Ajo tregon se gati dy e treta e amerikanëve pak ose gati aspak nuk dinë për islamin. Ndërsa më shumë se gjysma kanë shprehur mendime negative ndaj personave të besimit musliman.

Sipas hulumtimeve të Qendrës Gallup për studime islame, amerikanët kanë dy herë më shumë mendime negative ndaj muslaminëve se sa ndaj krishterëve, hebrejve apo budistëve. Më shumë se 40% amerikanë, sipas kësaj ankete, thonë se ndiejnë 'njëfarë paragjykimi' ndaj personave të besimit islam. Ndërsa vetëm 20% prej tyre këtë mendim e kanë për persona të besimeve tjera, thuhet në anketën e Gallup-it. Dalia Mogahed thotë se këto hulumtime tregojnë edhe për një trend i cili për te është befasues: "Shpeshherë mendohet se njerëzit që janë shumë religjioz janë jotolerant ndaj pjesëtarëve të religjioneve tjera. Por, kjo anketë dëshmon të kundërtën".

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që marrin pjesë në ritet fetare më shumë se një herë në javë, kanë më pak paragjykime ndaj muslimanëve. Edhe pse sipas këtyre hulumtimeve, shumica e amerikanëve tregojnë një lloj mendimi apo ndjenje negative ndaj muslimanëve, Dalia Mogahed thotë se situata është duke u përmirësuar, nëse rezultatet krahasohen me anketat e viteve të kaluara.

Ajo, gjithashtu, thotë se disponimi i vendeve muslimanen ndaj Amerikës është duke u përmirësuar, e kjo duke iu falënderuar përpjekjeve të presidentit Barack Obama që të forcohet dialogu mes kulturave dhe besimit. Ibrahim Cooper nga Qendra për raporte amerikano-islamike në Washington thotë se organizata e tij ka filluar sistematikisht ta njoftoj opinionin amerikan për islamin: "Kur'ani është tekst bazë i islamit. Nëse njerëzit e marrin në dorë, nëse lexojnë një pjesë nga ai, atëherë do të ketë shumë më pak dezinformata për ne..."

Qendra për raporte amerikano-islamike ka vendosur të dërgoj 100 mijë ekzemplarë të Kur'anit në adresa të nëpunësve publik në Washington si dhe në nivele lokale, në 50 shtetet federale. Ibrahim Cooper shpreson se ky aksion do të ndikoj në uljen e paragjykimeve ndaj fesë islame.



voanews.com
 
Back
Top