Shuhet vogëlushja që përloti miliona njerëz; letra prekëse e të atit
Vajza, fotoja e së cilës u bë virale në të gjithë botën, ka humbur jetën pas luftës së vështirë me kancerin.
4-vjeçarja Jessica Whelan vdiq pas shumë vuajtjesh dhe mundimesh. Më herët babai i saj postoi një foto të vogëlushes, ku ajo shfaqej duke qarë në agoni si pasojë e dhimbjeve.
Jessica nga Lankshajëri u diagnostikua në fazën e katërt të neuoblastomës në shtator të vitit të shkuar. Shumë njerëz, familjarë, miq dhe të huajmblodhën 76 mijë paund që t’i vinin në ndihmë vogëlushes, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetën, duke u mposhtur nga sëmundja.
Babai i saj Andy njoftoi lajmin në rrjetet sociale, ku në letrën e tij ka emocionuar qindra mijëra njerëz: “Ndiej trishtim dhe lehtësim që t’iu njoftoj se Jessica më në fund gjeti paqe. Ajo nuk vuan më. Tani princesha ime ka arritur në krahët e saj prej engjëlli dhe ka shkuar në qiell për të luajtur me shoqet. Tani ajo do ta shikojë nga lart vëllain e vogël dhe ne deri sa një ditë të bashkohemi të gjithë, – shkruan i ati. – Natën e kaluar ajo më lejoi ta mbaja në krahë dhe ta përqafoja gjatë. I thashë se e doja shumë. Ajo mbylli sytë përgjithnjë, unë i putha ballin dhe buzët e saj disa herë. U duk sikur kishte nevojë për një përqafim, që të gjente një ngushëllim deri sa ajo mori frymë për herë të fundit. Ajo ishte vaja e babit që në fillim dhe deri në fund. Më duket sikur një pjesë e madhe e imja ka ikur. Iku në mënyrë paqësore dhe të qetë. Kërkoj privatësi për familjen tonë, pasi po vajtojmë humbjen e princeshës sonë të bukur. Nga një baba me zemër të thyer , i vajzës më të mrekullueshme”, – përfundon i ati i saj, Andy.
g.shqip