Shtyhet raporti rreth mbylljes së Guantanamos

Зngjεll

___________
f.0721122728705_m.jpg

Një raport i rëndësishëm mbi mbylljen e burgut Guantanamo është shtyrë duke hedhur dyshime mbi atë nëse administrata e Obamës do të mbajë premtimin se do ta mbyllë atë deri në janar të vitit të ardhshëm.

Ekipi që është ngarkuar me mbylljen e Guantanamos thotë se kanë ende kanë mbetur disa çështje për t'u shqyrtuar por se mbyllja pritet të bëhet në kohën e premtuar.

Guantanamo ka qenë në shënjestër të kritikave të shumta rreth mënyrave se si Amerika ka drejtuar luftën kundër terrorizmit.

Një ndër urdhrat e parë presidencial të Barack Obamës ishte që të mbyllej Guantanamo deri në janar të vitit të ardhshëm.

Por duket sikur ka ende probleme të shumta - dhe më i madhi ndër ta është se çfarë të bëhet me të burgosurit e Guantanamos.

Vendet të ndryshme kanë shprehur mosgatishmëri që t'i marrin ata - madje edhe ata që konsiderohen si më pak të rrezikshëm, ndërkohë që në Kongresin amerikan ka patur kundërshtime të fuqishme që ata të lirohen në Shtetet Bashkuara. /telegrafi/
 
Back
Top