Shtrati i vdekjes”

Arfenilla

Themelues i Forumit
Para disa vitesh, iu nënshtrova një terapie psikologjike. Zonja terapiste përdori ushtrimin që njihej me emrin “Shtrati i vdekjes”. Ajo më kërkoi që ta imagjinoj veten sikur jam i shtrirë në shtratin e vdekjes, pra të hiqesha sikur do të jap shpirt, sikur do të ndahesha nga kjo botë, nga familja dhe gjithçka tjetër. Më duhej të ftoj çdo person të rëndësishëm për mua, që të vijë të më vizitojë, ashtu i shtrirë në shtratin e vdekjes. Secili duhej të vijë më vete. Unë imagjinoja çdo mik dhe familjar duke ardhur të më vizitojë në shtratin e vdekjes. Me secilin prej tyre, më duhej të flisja me zë të lartë. Duhej ti thosha çfarë dëshiroja ti them për herë të fundit dhe të jepja shpirt. Gjatë bisedave me secilin prej tyre, fillova të ndjej se zëri ndryshonte. Madje, e kisha të pamundur të përmbaja lotët. E ndjeja sikur me të vërtetë po ndahesha nga kjo botë. Kurrë më parë nuk kisha qarë. Në ato çaste vdekjeje, po qaja për dashurinë që do të humbisja pas vdekjes. Më saktë, po qaja dhe lotoja për atë dashuri të pashprehur më parë. Gjatë këtij ushtrimi të vështirë, kuptova shumw gjëra që kisha humbur në jetë. Kuptova ndjenjat e mrekullueshme që u rezervoja fëmijëve për shembull, por që kurrë nuk ua kisha shprehur. Pas përfundimit të këtij ushtrimi, u shndërrova në një masiv ndjenjash dhe emocionesh të ndryshme. Nuk më kishte ndodhur të qaj më parë me aq ndjenja. Kur arrita ti çliroj emocionet e mia, ndodhi diçka e mrekullueshme. Tashmë e kuptoja se cilat janë gjërat e rëndësishme dhe ato që më nevojiten. Për herë të parë kuptova çfarë kishte dashur të thotë Xhorxh Paton me fjalët:”Vdekja mund të jetë më interesante sesa jeta.” Që prej asaj dite, i dhashë besën vetes që gjërat mos ia le rastësisë, vendosa që ti shpreh emocionet e mia për gjithçka. Tashmë kisha një dëshirë të papërmbajtshme për të jetuar, të tillë sikur do të vdisja nga çasti në çast. Kjo përvojë e ndryshoi rrënjësisht komunikimin tim me njerëzit. E kuptova qëllimin e këtij ushtrimi. Nuk ka përse të presim momentin e vërtetë të vdekjes, me qëllim që të përfitojmë nga veçoritë e kalimit në botën tjetër. Këtë përvojë mund ta përjetojmë në çdo kohë që duam. Poeti Uiliam Black na ka paralajmëruar që mendimet dhe emocionet të mos i ndrydhim, por ti shprehim. Ai thotë:”Kur mendimet i burgosim në shpella, kjo do të thotë se dashuria do i lëshojë rrënjët në një ferr të thellë.”
Të hiqesh sikur nuk do të vdesësh, dëmton të kënaqurit me jetën, ashtu siç do të demoralizohej lojtari i basketbollit, po të besonte se kampionati s’ka asnjë vlerë. Një lojtar i tillë, do e humbiste entuziazmin, do të luante krejt i plogësht dhe sigurisht ai nuk do e ndjente kënaqësinë e lojës. Një ndeshje, nuk mund të shijohet po qe se nuk e ke pasion. E nëse nuk je i vetëdijshëm për vdekjen, nuk e percepton dot vlerën e jetës.
Ka shumë njerëz, të cilët besojnë se ndeshja e jetës, nuk ka asnjë rëndësi. Shumë prej nesh planifikojnë për të bërë gjëra madhështore ndonjë ditë. Mendimet tona, ëndrrat dhe idetë, vërshojnë drejt ishullit imagjinar që dikush e quajti:”Ishulli i një dite”. Kjo, sepse themi se një ditë do të bëjmë kështu e ashtu.
Të përballesh me vdekjen, nuk do të thotë të qëndrosh duarkryq në pritje të fundit të jetës. Aftësia jonë si njerëz për të imagjinuar orët e fundit të jetës në shtratin e vdekjes, krijon një ndjeshmëri sikur po lind për së dyti. Ky është hapi i parë drejt motivimit të vetes. Kush nuk e angazhon veten me lindjen e tij, do e angazhojë me vdekjen e vet...S:L
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Shtrati i vdekjes

Shume e bukur....
 
Titulli: Shtrati i vdekjes”

Vdekjen e kemi borgj, dhe si kemi lindur ashtu edhe do vdesim nje dit,por kjo nuk te jep te drejt tet demoralizoj tani dhe te dorzohesh.JETA eshte batic e zbatic,vertet ka shum paknaqesi ne ket jet! por ka edhe grimca lumturia ku te shtyn te punosh qe te perseriten prap ato caste,perndryshe vertet ishim dorzu.
 
Back
Top