Shtojini dicka arsyetimit tim....te quajtur Paradoks !!?

parim

Antar Aktiv
Shtojini dicka arsyetimit tim....te quajtur Paradoks !!?

Fakti është se cdokush ka dëshira, ndihet gjithmonë i pakënaqur dhe është gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve për problemet. Por kur gjen kënaqësinë, kur zgjidh problemin, kur i gëzon një dëshire ose nevoje, pikërisht atëherë ndihet i kënaqur dhe i lumtur, një emocion që zgjat pak sekonda ose rreth një mrëmje. Menjëherë më pas këtij casti, ditën tjetër, i vëmë vetes, imponojmë objektive të reja, probleme të reja për tu zgjidhur e kështu me rradhë....kërkohet ti kënaqim, të kënaqemi. Praktikisht cdo person kërkon të arrij atë gjëndje kënaqësie që e bën të ndihet mirë. Që e bën të ndihet i realizuar, i gëzuar, pa shqetësime, gati gati sikur me një kercim mund të prek me një shikim parajsën dhe sigurisht në mënyrë të pashmangshme pastaj kthehet me këmbët në tokë. Këtë ndjenjë ne dimë që e arrin edhe me drogat e ndryshme, alkool, etj.
Kërkohet të jemi pa probleme, të ndarë nga bota , por mënyra më efikase për të qënë jashtë botës është ....vdekja?
 
Nasrudin Hoxha kur kishte ardhur vera kishte qarë, kur kishte ardhur
dimri kishte qeshur.

Paradoks do të ishte sikur gjithëmonë të ishte mirë ose gjithëthmonë keq.
Atëherë me të vërtetë s'do të kishim për çka të jetojmë.
Mirëpo, mu ato probleme i japin kuptim jetës.

Sa i përket drogës dhe alkoolit, kënaqësia me to është artificiale,
kurse kënaqësia në jetë është me punë të palodhshme.

Njëherë kur i vështrojsha buburrecat, kah u endshin te nalt te posht
pa u ndal dhe thojsha vet me vete "po këta, ç'hall kanë, sa të vegjël,
punojnë dhe mundohen sikur edhe ata ta kanë kuptuar jetën!"

Në jetë vetëm një njeri që nuk ka qëllim është i humbur dhe i ndarë nga bota.
Gjendemi në një valle dhe deshte s'deshte duhet të vallëzojme!
 
Redaktimi i fundit:
Arsyetimi teper kompleks,ose i tille me duket mua...por cfar mund ti shtojme ?
normal qe njeriu do jete gjithmone ne kerkim te kenaqesise,dhe me pelqen dhe fakti se kurre nuk kenaqet me aq sa ka por kerkon me teper...
vdekja eshte e vetmja pengese , se i pret hovin,ose me sakte e ndal.........dhe nuk ia kane vlejtur gjithato sakrifica per arritjen e kenaqesise,se ne fund vdiqe!
megjithate perderisa zgjodhe apo zgjodhen per ty qe duhet te jetosh,duhet ta besh ate.se ndryshe vdekja do ishte lumturia me e madhe!
 
Njeriu gjithmone thote: s'kam,s'jam i kenaqur,nuk me mjaftojn kaq gjera...sepse nuk di te kenaqet dhe te gjej rehatin te gjerat e pakta dhe me vlera qe ka!

Pse thone se lumturia nuk zgjat??????....ndoshta mos ka te bej fakti qe ne si qenie njerezore nuk dim se c'eshte lumturia,ndoshta dhe kur e kemi lumurin nuk dim ta gezojme ate....ndoshta i kemi gjerat qe na bejn te lumtur por ne asnjehere nuk kenaqemi me aq sepse kerkojm dicka qe se kemi ose nuk e kemi kete mundesi.


...e gjithe kjo eshte si puna e shkallve,te hedhesh nje hap-thua uau ja arrita ...s'me besohet qe arrita deri ketu,pastaj shikon shkallen tjeter dhe thua pse mos te hedh dhe nje hap ndoshta aty ka dicka me te mire,ndoshta aty eshte lumturia dhe ne fund kur i ngjit te gjitha shkallet prap thua s'kam arrit gje,s'jam i lumtur!
Njeriu eshte i pangopur ne jete!
 
Me kohet qe kane ardhur eshte e veshtire te kenaqesh me pak.
Ndoshta etja per pushtet,ambicia....e....tepert ben qe njeriu te kerkoje ndoshta me shume se cmeriton.
Njerezit harrojne se sdo marrin gje me vete;).
E tille eshte ndertuarjeta sa me shume te kesh aq me shume lumturi do marresh.
Ose sfidojne veten se cjane te afte te bejne.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top