Shtohen “skandalet” për Sarkozi

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Muamar Gedafi thuhet se është arratisur me një makinë të blinduar të siguruar nga Nikolas Sarkozi. Kështu publikuan mediat investigative dje, duke detajuar se Presidenti francez kishte dhënë “dritën jeshile” që diktatori arab të merrte “Mercedesin 4×4”, prej rreth 4 milionë eurosh, në vitin 2008. Makina, jo vetëm që është e mbushur me pajisje komunikimi në sisteme të teknologjisë së lartë, që i lejojnë Gedafit të mbajë kontakt me forcat e tij edhe në distancë të largët, por është e padukshme për çdo lloj sistemi gjurmimi të përdorur nga shënjestrat ushtarake. Ishte Sarkozi që u urdhëroi avionëve luftarakë francezë të nisnin bombardimin kundër forcave të Gedafit, në mars. Rrjeti investigativ “Mediapart” ka gjetur dokumente që provojnë se firma franceze e teknologjisë “Amesys” është lejuar t’i sigurojë Gedafit këtë automjet. “Në 2007 shitja u aprovua atëherë nga ministri i Brendshëm, Nikolas Sarkozi dhe shefi i stafit të tij, Klod Guejant. Mjeti u dorëzua në vitin 2008 dhe këtë herë dritën e gjelbër e dha Presidenti (Sarkozi). Ky mjet është i pakapshëm për çdo lloj fushe elektronike. Gedafi do të ishte i aftë të qëndronte larg shënjestrave ushtarake dhe do të ishte shumë i mbrojtur nëse do të haste me forcat tokësore”. Një deklaratë tronditëse për Sarkozinë, ishte edhe zbulimi se makina 4X4 ishte pjesë plus e një marrëveshjeje 25 milionë paundësh, që e sheh Francën t’i sigurojë Libisë mjetet për të kryer kontrollin e e-mail-eve të popullit të vet. Marrëveshja ishte organizuar nga tregtari i armëve franko-libanez, Ziad Takiedine, i cili është në qendër të një skandali të financimit të partisë së Sarkozisë. Skandali, i njohur në Francë si ‘Karachigate’, lidhet me shitjen e nëndetëseve në Pakistan. Një zëdhënës i Elizesë tha: “Ne nuk kemi asnjë koment për të bërë për këtë çështje”.//Panorama
 
Back
Top