xhebrail
Mangup me Licenc
Shtohet SIDA në Shqipëri, 17 raste së fundmi
Shtohen rastet e të infektuarve me HIV në Shqipëri. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë identifikuar vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti 17 raste të reja të prekurish duke çuar në 272 numrin e rasteve të diagnostikuar në vend.
E mërkurë, 13 Gusht 2008 16:42
Por specialistët janë të bindur se numri i të prekurve është shumë herë më i madh pasi shumë pak kanë guximin të diagnostikohen. Koordinatori i programit kombëtar HIV AIDS IST, Klodian Rrepaj thotë se nga këto 17 raste, 7 janë femra dhe 10 janë meshkuj.
Bëhet e ditur se 65 përqind e të prekurve janë meshkuj dhe 35 % janë femra të cilët i përkasin grupmoshave nga 20- 65 vjeç.
Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik 50 përqind e rasteve të konstatuara me sëmundjen HIV janë në kryeqytet, ndërsa pjesa tjera u përkasin rretheve. Specialistët shprehen se po vihet re një rritje e numrit të femrave që janë të prekur nga SIDA.
Megjithatë Shqipëria ende nuk hyn në hartën e vendeve problematike. Që nga 1993, kur është identifikuar dhe rasti i parë në vendin tonë kanë humbur jetën 56 persona.