Arfenilla
Themelues i Forumit
Gratë shqiptare abortojnë më shpesh se ato të vendeve të rajonit. Raporti, sipas specialistëve është 230 aborte për 1 mijë lindje, ndërsa në rajon është 28 për 1 mijë lindje. “Gratë shqiptare,-thonë specialistët,-kryejnë më shpesh aborte, pasi nuk njohin metodat kontraceptive, por dhe ato që i njohin nuk lejohen nga partnerët t’i përdorin ato”, raporton “AS”.
“Shkaqet janë mungesa e njohurive, frika e pavend mbi efektet anësore të metodave kontraceptive dhe moskëshillimi i klientëve mbi metodat e planifikimit familjar. Kryesisht influencoheshin nga vendimi i partnerit për përdorimin e një metode moderne kontraceptive apo jo. Nga ana tjetër, punë e madhe duhet bërë me partnerët meshkuj, të cilët besojnë, janë të bindur te metoda tradicionale e tërheqjes, e cila është vetëm 30 për qind e sigurtë sa i përket parandalimit të shtatzënive”,-thotë udhëheqë i studimit, Boci.
Boci, i cili ka udhëhequr studimin e financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, (USAID) ngre dhe një tjetër shqetësim; afro 50 për qind e grave nuk janë këshilluar nga mjekët, as para dhe as pas kryerjes së abortit. Edhe në rastet kur këshillohen, informacioni nuk u jepet i plotë. Vetëm 10 për qind e grave janë këshilluar nga gjinekologët për tre dhe më shumë metoda kontraceptive.info