Shtiret si e vdekur për t’i bërë bisht gjobës

fcbesia

Anëtar i Respektuar
SHBA – Një grua nga Iowa u shtir si e vdekur për të mos paguar biletën e parkimit. Policia thotë se Kimberly Du, 36 vjeç, u zbulua pasi mori një tjetër gjobë një muaj pas “vdekjes” së saj të parë. Hetuesit pohuan se Du, nga Des Moines, nxori lajmërimin e vdekjes së saj dhe falsifikoi një letër që deklaronte se kishte vdekur nga një aksident automobilistik. Shteti duhet të bindë një juri prej 12 anëtarësh se ky fakt nuk është i vërtetë. Vetëm tani ajo kuptoi se të mashtrosh për vdekjen tënde nuk është ide e mirë. Rasti u zbulua kur hetuesit thanë se Du ishte gjobitur përsëri pas lajmërimit të vdekjes. Tani ajo rrezikon pesë vjet burgim për mashtrim, në vend të gjobës 500 dollarë që duhet të kishte paguar për biletat e parkimit.

T.O.​
 
hahahaa sa gje e bukur. te thuash qe kam vdekur per te mos paguar gjoben. kjo mor vlla sikur eshte nga gjirokastra ......
 
nga kosova nuk te keshyr a ke vdek a jo se edhe kur te vdesin nuk i lajmerojne per mi aj marre pensionin hehehe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top