Shtëpitë më të shtrenjta e të famshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
S'është aspak çudi që miliarderët kanë shtëpi shumë herë më të mëdha dhe luksoze se ne të tjerët. Por, prapëseprapë shtëpitë që zgjedhin ato tejkalojnë çdo imagjinatë. Duhen shuma marramendëse parash për të blerë shtëpi me banjo me konture floriri, me fusha golfi, me fusha tenisi, studio regjistrimi etj. Por për miliarderët, të cilët çdo vit renditen nga revista "Forbes" si njerëzit më të pasur në botë, një mënyrë e tillë jetesë është më se e zakonshme.
Miliarderët amerikanë shfaqen jo pak herë në faqet e revistave që pasqyrojnë jetën e VIP-ave. Kjo për arsye se ka nga ata miliarderë që kanë zgjedhur pikërisht një mënyrë jetese që i vë në qendër të vëmendjes, siç ka dhe persona në biznesin e argëtimit që janë kthyer në miliarderë. Një ndër aspektet interesante të jetës së të pasurve është edhe shtëpia që ata zgjedhin për të jetuar, ose thënë me saktë, një prej shtëpive të tyre. Nëpër revista shfaqen pamje, aq sa është e lejueshme dhe e mundshme, të super-shtëpive që këta të pasur kanë zgjedhur për të kaluar pak kohë, duke qenë se pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në punë ose duke udhëtuar. Shtëpi gjigande me më shumë se 20 dhoma gjumi, pajisur me pishina e fusha tenisi e basketbolli janë oazi i pak orëve qetësi të atyre njerëzve që revista amerikane "Forbes" shpesh herë si njerëzit më të pasurit të botës. Bill Gates si më i pasuri në SHBA dhe për 13 vite rresht edhe në botë, deri sa u zëvendësua nga Carlos Slim, meriton të ketë një prej shtëpive më të mëdha dhe më me vlerë në shtetin e Uashingtoni, bashkë me bashkëshorten e tij. Ferma e Steven Spielberg, e cila i shërben regjisorit hollivudian si rezidencë verore ndodhet pranë një liqenit "Georgica" në një zonë të njohur për shtëpitë e njerëzve të famshëm. Por regjisori ka dhe shtëpi të tjera në Manhatan, Nju Jork dhe në Kaliforni. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg mund të jetonte në një prej pronave më të lakmueshme të qytetit që është enkas për postin e tij, por ai preferon një bllok apartamentesh vetëm pak hapa larg "Central Park". Një pjesë e miliarderëve i kanë bërë paratë e tyre pikërisht nëpërmjet financave dhe kjo është dhe arsyeja pse shumë prej tyre dinë të zgjedhin, kur bëhet fjalë për prona të paluajtshme. Pak a shumë, të gjitha shtëpitë e përfshira në listë nga revista "Forbes" janë blerë me një çmim shumë herë më të lirë nga ç'mund të shiten tani, nëse ata që i kanë vendosin të ndryshojnë ambient.
Bill Gates
Pasuria:
59 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Medina, Uashington, SHBA
Sipërfaqja: 20 kilometra katrorë
Përfshin: Një pishinë rreth 20 metra me sistem muzikor nënujor,
Një librari me dy dyer sekrete dhe një dhomë ngrënieje 30 metra katrorë
Warren Buffet
Pasuria:
52 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Omaha, Nebraska, SHBA
Sipërfaqja:
Rreth dy kilometra katrorë
Viti i blerjes:
1951
اmimi: 31 mijë e 500 dollarë.
Ron Perelman
Pasuria:
10 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Ist Hamtpon, Nju Jork
Sipërfaqja:
19 kilometra katrorë
Viti i blerjes:
Blerë në vitin 1990
اmimi:
12.5 milionë dollarë.
Nëse shitet sot, vetëm toka kushton 70 milionë dollarë
Larry Ellison
Pasuria:
26 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Malibu, Kaliforni, SHBA
Viti i blerjes:
2005
اmimi:
20 milionë dollarë
Përmban:
Fushë tenisi dhe pishinë
Oprah Winfrey
Pasuria:
2.5 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Montesito, Kaliforni, SHBA
Viti i blerjes:
2001
اmimi:
50 milionë dollarë
Sipërfaqja:
rreth 14 kilometra katrorë
Paul Allen
Pasuria:
16.8 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Merser Ajlend, Uashington
Sipërfaqja:
3 kilometra katrorë
Përmban:
Një palestër me përmasat
e një fushe basketbolli
Donald Trumpt
Pasuria:
3 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Florida, SHBA
Sipërfaqja:
Rreth 18 kilometra katrorë
Përmban:
58 dhoma gjumi,
33 tualete dhe
12 oxhaqe zjarri.
Craig Mccaw
Pasuria:
2.8 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Uashington
Sipërfaqja:
Rreth 6 kilometra
اmimi:
20 milionë dollarë
Michael Bloomberg
Pasuria:
11.5 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Nju Jork
Përmban:
Pesë kate dhe ndodhet
përballë Parkut Qendror
Viti i blerjes:
1985
اmimi:
3.5 milionë dollarë
Steven Spielberg
Pasuria:
3 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Nju Jork
Fqinj: Stilisti Calvin Klein
dhe financieri Ron Perelman
Tamir Sapir
Pasuria:
1.5 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Nju Jork
Përmban:
Ka vlerë historike dhe
ndodhet përballë muzeut Metropolitan të Arteve
اmimi:
40 milionë dollarë
David Geffen
Pasuria:
6 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë:
Beverli Hills, Kaliforni
Përmban:
100 dhoma dhe tre fusha golfi
Të dhëna:
Shtëpia i përkiste më parë
Jack Warner të "Warner Bros"
اmimi:
7.5 milionë dollarëTO
 
Ku ndodhen dhe sa kushtojnë shtëpitë më të shtrenjta në botë

Që nga shtëpia ku është filmuar filmi "Kumbari" në Beverli Hills e deri tek shtëpia mbi Bosfor, ato janë të vendosura në majë të shkëmbinjve a në brigje oqeanesh, e mbi të gjitha, janë të shtëpitë më të shtrenjta në botë. اmimet tyre janë unike, aq sa dhe vetë shtëpitë. Shtëpia pranë qendrës së skive Aspen, e princit arab, Bandar bin Sultan kushton 136 milionë dollarë, ndërkohë që një shtëpi në Stamboll është 100 milionë dollarë. "Sigurisht që flitet për çmimet më të larta në qarkullim. Pasuria personale e blerësve dhe shitësve të këtyre shtëpive është e tillë që ato mund të kenë çdo gjë që duan", shprehet Joshua Saslove nga kompania "Joshua & Co", një degë e Pronave të Mëdha të Christie’s. Për diçka që duket se i përket një “bote të vjetër” kështjella rumune e "kontit Drakula", e ndërtuar në vitin 1212 mund të jetë e kujtdo që ka 140 milionë dollarë për të shpenzuar në një shtëpi.

Blerësit

Nëse ato shpenzojnë 20 milionë dollarë apo thuajse 200 milionë dollarë, në Hong Kong, Nju Jork apo Rio de Zhaniero, blerësit potencialë janë përgjithësisht të së njëjtit material. Ato janë udhëtarë të përhershëm të globit, të kamur në para, të cilët po kërkojnë për një shtëpi të dytë, të tretë, të katërt a të pestë, dhe që nuk e kanë problem të marrin avionin për të shkuar në një shtëpi tjetër të preferuar. Amerikanët, arabët dhe evropianët kanë blerë prej kohësh prona në gjithë globin, por rritja e numrit të të pasurve në Kinë, Indi dhe Rusi po rrit dhe pragun botëror të luksit.

Të dhënat

اdo vit, revista "Forbes" harton listat e pronave më të shtrenjta të botës në treg, në çdo kontinent, duke përjashtuar Antarktidën. "Forbes" ka arritur të mbledhë çmimet e pronave ndërkombëtare duke kontaktuar me komisionerët në gjithë botën dhe duke lënë jashtë listës apartamentet apo tokat djerrë. Sidoqoftë, sipas kësaj reviste, është e vështirë të zbulohet çdo detaj pasi shumë pronarë, ua shesin shtëpitë e tyre vetëm blerësve të zgjedhur dhe i fshehin çmimet reale.

اmimi: $165 milionë dollarë
Vendndodhja: Beverli Hills
Kaliforni, SHBA

Dikur në pronësi të manjatit të medias, William Randolph Hearst, kjo vilë e madhe ka një sipërfaqe toke rreth e rrotull prej 2.6 hektarësh. Pjesa e banueshme e shtëpisë është rreth 7 kilometra katrorë dhe tre kate. Shtëpia ka 29 dhoma gjumi dhe 40 banjo. Ajo është ndërtuar sipas stilit mesdhetar në vitin 1926 dhe është shfaqur në filmin “Kumbari”, të vitit 1972.

Kështjella Bran
اmimi: 140 milionë dollarë
Vendndodhja: Brasov, Rumani

Dikur e banuar nga princi rumun Vlad, personi real mbi të cilin mbështet personazhi i kont Drakulës, kjo kështjellë e ndërtuar në vitin 1212 ka në zotërim 8 hektarë. Kështjella e përbërë nga 17 dhoma gjumi, është e vendosur në majë të një shkëmbi dhe ofron pamje panoramike të fshatit dhe maleve përreth. Pronari aktual, Dominic von Hapsburg e ka kthyer shtëpinë në muzeum.
اmimi: 138 milionë dollarë
Vendndodhja: Uindelsham, Surrei
Britani

Më e madhe se pallati i Bakingamit, kjo shtëpi me 103 dhoma ka 23 hektarë kopshte dhe pyje, duke e bërë një shtëpi fshate angleze idilike, për ata që kanë para të bollshme. Shtëpia ka disa salla vallëzimi dhe disa hyrje të mëdha. Shtëpia ka një dhomë paniku, një fushë skuashi të brendshme, një kinema me 50 vende, hapësirë për tetë limuzina dhe një rrugë private prej mermeri. Banjot janë prej mermeri dhe ka saunat, xhakuzi dhe pishinat e brendshme ofrojnë pamje mjaft panoramike.

Ferma "Starwood"
اmimi: 135 milionë dollarë
Vendndodhja: Kolorado, SHBA

Kjo fermë përbëhet nga 38 hektarë dhe është në pronësi të princit Bandar bin Sultan bin Abdul Aziz, ish-ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA. Përveç tokës së pafund që e rrethon, pjesa e banueshme e fermës “Starwood Ranch” përbëhet nga një sipërfaqe prej pesë kilometrash me 15 dhoma gjumi dhe 16 banjo. Prona gjithashtu përbëhet nga ndërtesa më të vogla, stalla, një fushë tenisi dhe një pishinë e brendshme.

"Maison de L’Amitie"
اmimi: 125 milionë dollarë
Vendndodhja: Florida, SHBA

Në vitin 2004, Donald Trump bleu pallatin e ish-ekzekutivit të shëndetësisë, Abe Gasmn në një ankand falimenti, për 41.25 milionë dollarë. “Maison de L’Amitie” tashmë ka një vlere thuajse tre herë sa ajo me të cilën u ble. Me një version të rinovuar, pallati tashmë ka një ballo vallëzimi dhe një sallë muzikë si dhe pamje panoramike nga oqeane.

"Tranquility"
اmimi: 100 milionë dollarë
Vendndodhja: Nevada, SHBA

Në zonë pa taksa të Nevadës, pranë liqenit Tahoe, kjo shtëpi që ka në pronësi një sipërfaqe prej 89 hektarësh. Pronari i kësaj shtëpie është bashkë-themeluesi i markës "Tommy Hilfiger". Shtëpia kryesore ka një hapësirë të banueshme prej 1.8 kilometrash dhe është modeluar sipas një shtëpie malore evropiane. Shtëpia gjithashtu ka një qilar të përbërë nga 3500 shishe vere.

"Shtëpia përballë ujit"
اmimi: 100 milionë dollarë
Vendndodhja: Stamboll, Turqi

Kjo shtëpi është e vendosur në një pikë shumë interesante, direkt mbi Bosfor në Stamboll. Shtëpia ka një sipërfaqe të banueshme rreth 2.7 kilometra katrorë. Ajo përbëhet nga 64 dhoma, të cilat kanë dritare të mëdha me pamje nga Bosfori. Detajet e tjera të një prej dhjetë shtëpive më të shtrenjta në botë, përfshijnë ornamente me shkëlqim dhe llambadarë kristali.

"Eurasia"
اmimi: 100 milionë dollarë
Vendndodhja: Moskë, Rusi

Kjo pronë e konsiderueshme, përbëhet nga dhomë e madhe 12 kilometra katrorë, nga dy dhoma miqsh prej 3 kilometra katrorësh. Shtëpia ka dhe një qendër çlodhëse prej tetë kilometrash, e cila ka një pishinë dhe banjo turke e ruse, një palestër, sauna. Shtëpia e madhe, e cila është një prej më të shtrenjtave në botë, është disa kilometra larg qendrës së Moskës.

"Toprak Mansion"
اmimi: 99 milionë dollarë
Vendndodhja: Londër, Angli

Me një çmim pak nën 100 milionë dollarë, duke u bazuar në valutën e momentit, shtëpia "Toprak Mansion”"është ndërtuar nga sipërmarrësi turk, Halis Toprak. Shtëpia me një sipërfaqe 2.8 kilometrash katrorë ka shkallë dyfishe dhe një ashensor prej xhami. Gjithashtu, shtëpia përbëhet nga një pishinë me një uri prej xhami dhe një banjo turke për 20 vetë.

"Three Ponds"
75 milionë dollarë
Vendndodhja: Nju Jork, SHBA

"Three Ponds", e cila përfshin më shumë se 24 hektarë tokë ferme, ka marrë emrin nga liqenet që e rrethojnë, por gjithashtu ka dhe një fushë golfi. Shtëpia kryesore rrethohet nga 14 kopshte, një pishinë, një dyqan golfi, një fushë tenisi me bar dhe një shtëpi miqsh. Shtëpia kryesore, e skicuar nga arkitekti Allan Greenberg ka një dhomë të madhe me një tavan prej kubeje.



r.spekter
 
Nuk ka ndonje foto te ketyre shtepive ti kullosim syte pak :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top