sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Një president amerikan që lë Shtëpinë e Bardhë mund të marrë me vete çdo dhuratë që ka vlerë vetëm nën 100 dollarë. Të tjerat duhet t’i lërë në shtëpinë që për sa kohë ishte president konsiderohej e tija, duke pasur mundësinë jo vetëm të qeveriste që aty, por edhe të bënte ndryshimet që dëshironte. Për rreth 200 vjet, Shtëpia e Bardhë ka shërbyer si simbol i presidencës, qeverisë së SHBA-së dhe amerikanëve. Historia e saj dhe historia e kryeqytetit amerikan filloi kur presidenti George Washington nënshkroi Aktin e Kongresit, në dhjetor të vitit 1790, duke deklaruar se qeveria federale do të qëndronte në një zonë “që nuk i kalon 25 kilometra katrorë, mbi lumin Potomak”.
Presidenti Washington, bashkë me projektuesin e qytetit, Piere L’Enfant zgjodhën vendin për rezidencën e re, e cila tani është “1600 Pennsylvania Avenue”. Teksa kryheshin përgatitjet për qytetin e ri federal, u zhvillua një konkurs për gjetjen e një ndërtuesi të “Shtëpisë së Presidentit”. U pranuan nëntë propozime dhe u zgjodh arkitekti irlandez, James Hoban. Ndërtimi filloi, kur u hodh guri i parë i themelit, në tetor të vitit 1792. Edhe pse presidenti Washington ndoqi ndërtimin e shtëpisë, ai nuk jetoi kurrë aty. Vetëm në vitin 1800, kur Shtëpia e Bardhë thuajse kishte përfunduar, ajo u banua nga banorët e parë, presidenti John Adams dhe bashkëshortja e tij. Që prej asaj kohe, çdo president ka bërë ndryshimet dhe shtesat e tij. Shtëpia e Bardhë është, pavarësisht të gjithave, shtëpia private presidentit. Shtëpia e Bardhë ka një histori unike dhe tërheqëse. I ka mbijetuar zjarrit në vitin 1814 dhe një zjarri tjetër në Krahun Perëndimor në vitin 1929, kur ishte Herbert Hoover president. Gjatë presidencës së Harry S. Truman, pjesa e brendshme e shtëpisë, me përjashtim të katit të tretë u rrëzua dhe rinovua krejtësisht.
Ndërtimi
Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.
Emri
Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.
Evolimi i Shtëpisë së Bardhë
John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë:
“I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”.
Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor.
Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri. Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së Jamrs Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.