[h=1]Shtëpi në shitje për 1 euro. Ja se ku mund t’i gjeni[/h]
Shpopullimi i zonave rurale është tani një fenomen kronik në të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Arsyet janë të ndryshme, megjithëse në shumicën e rasteve ato janë ekonomike.
Shpopullimi filloi në periudhën e dytë të pasluftës, ku banorët shkuan drejt qyteteve të mëdha dhe fenomeni vazhdon edhe sot. Administratat e disa komunave të vogla, megjithatë, nuk ndenjur duarkryq. Në 12 fshatra të ndryshëm në Itali, në fakt, është e mundur, sipas kushteve të caktuara, të blihet një shtëpi e braktisur me një çmim absolutisht simbolik, vetëm një euro. Ja ku janë këto fshatra dhe se si ju mund të fitoni një godinë banimi, duke e paguar atë sa një kafe në qendër.
Nulvi: ndodhet në rajonin historik të Anglona-s, ka origjinë shumë të lashtë (territori ishte tashmë i banuar në Paleolitin e poshtëm), por sot ka pak më shumë se 2700 banorë. Shpopullimi masiv ka filluarnë vitet 1960 dhe sot ka shtëpi për shitje për një euro.
Cantiano: Është komuna më jugore e provincës Marche dhe ka origjinë shumë të lashtë. Fshati mesjetar është shumë tërheqës dhe e bën Cantiano një destinacion turistik shumë të vlerësuar nga udhëtarët, por kjo nuk mjafton për të shmangur një shpopullim progresiv: sot banorët janë vetëm 2206. Këtu gjithashtu ka shtëpi për shitje në një euro.
Mussomeli: është i vendosur në brendësi të Sicilisë, në një pozicion pothuajse të barabartë nga dy qytetet, atë të Caltanissettaa dhe atë të Agrigento. Ndërtuar në një lartësi prej rreth 700 metra mbi nivelin e detit, ju lejon të keni një pamje që ju lë pa frymë nga çdo pikë e territorit të saj. Edhe pse banorët janë mbi 10 mijë, ka shumë shtëpi të shkatërruara dhe të braktisura për shitje me çmime të volitshme.