Shtatzani të kopertinave

Aren

Anëtar i Respektuar
[video=youtube;vID710mQ7-g]http://www.youtube.com/watch?v=vID710mQ7-g&feature=player_embedded#t=0s[/video]

Ajo që kërkohet më shumë nga një personazh publik është që përveç karrierës, të ndajë edhe jetën personale. Dasma, fejesa, fitore dhe humbje që bëhen material për konsum shoqëror.

Një rast i tillë është edhe pritja e një fëmije! Gra të bukura, të njohura e të suksesshme që kanë pushtuar kopertinat me barkun e zmadhuar nga pritja e një bebeje!

Vetëm këto ditë dy tituj konkurojnë me të njëjtin produkt! Këngëtarë shtatzënë në kopertinë! Aurela Gaçe dhe Jonida Maliqi janë në luftë për llogari të Jetës dhe Harmony deri në kopjen e fundit të shitur!

Por ajo që e themeloi praktikën dhe guxoi në një kohë kur askush tjetër nuk e mendonte të mundur ishte Ornela Bregu!

Kopertina e saj ndërkohë që ishte shtatzënë hapi rrugën për një praktikë që e kishim parë vetëm në revista të huaja.

Më pas të shumtë qenë ndjekëset që ndanin me publikun dhuratën e madhe të natyrës. Një nga personazhet më të pazakontë ishte Argita Berisha, pikërisht vajza e kryeministrit pozoi gjatë periudhës që priste djalin e saj të vetëm!

Pikërisht këtë gëzim ajo e ndau me publikun kurioz për zonjën, jo shumë fanse e publicitetit!

E njëjta revistë ka nxjerrë edhe një personazh tjetër të politikës, i cili nuk ishte shtatzënë, por priste një fëmijë! Blendi Klosi dhe bashkëshortja simpatike Nora!

Revista Klan duket se e preferon këtë temë kopertine gjithashtu! Dhe për këtë ka zgjedhur personazhe që kanë qenë të lidhur me Top Channel apo Top Albania Radio!

Kopertina më karakteristike është ajo e çiftit të njohur të balerinëve Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani, por nuk ngelën prapa as Iva Korumi me Arben Derhemin!

Dhe kopertina ndërkombëtare e përbërë nga Gerta Heta shtatzënë dhe e sapomartuar me Matkon e saj!

Nëse personazhet që transmetojnë lajmet e ditës ju duken shumë brenda kornizave, do të thotë që nuk keni parë kopertinën e Sonila Meços. Ajo ka pozuar se fundi në shoqërinë e babait të fëmijës që pret! ثmbëlsira për në fund! Revista “Shqip” sjell Elsa Lilën që duket se ka thyer çdo kornizë për këtë foto me një bark simpatik të mbuluar shumë lehtë.top chanel
 
Pe: Shtatzani të kopertinave

Mua me emocionon teper shume kur shoh barkun ashtu tek nje femer, sepse te mendosh qe aty ka nje qenie.. :)
 
Pe: Shtatzani të kopertinave

Hahahhahha mu keni bere si grat e keqija pas gardhit:mace: pupupu pupupu gruja filanit me shtatzene, ..., jo e beri jo se beri, .... jo e lagu jo se lagu,.... :lol::p:vajze:jo vajze :djal: jo djale , :krevat:jo po fle me burrin :kolltuk:jo po flene ndaras :rahjeburri:na u ka internetizu tan jeta
 
Pe: Shtatzani të kopertinave

Sikur ca po bejne dhe keta vip,femije po bejne si gjithe bota,si del as me ndrysh se tjeret...Ca ka rendesi kush eshte,sikur do dali Skenderbeu edhe iher...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top