Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Love

βeℓℓe â๓e
اdo martesë, ose shumica e tyre, megjithëse lidhja mund të jetë shumë e fortë, kalon në disa faza.
Ajo që është e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se nuk ka martesë të përsosur dhe as marrëdhënie pa konflikt.

Shantazh me seks
ثshtë zgjidhja më ideale. Kërcënojeni se nëse ai nuk do ta bëjë një punë, nuk do të bëni dashuri me të në darkë. Por që kjo armë e fuqishme të qëllojë në shenjë, nuk duhet përdorur vend e pa vend.
S’besoj se ke ndër mend ta përzësh nga krevati vetëm sepse ai la pjatën mbi tavolinë, apo jo?

Shaj
Ose flit qartë. Psherëtimat, ngritja e supeve, vështrimet domethënëse dhe heshtja nuk do t’u bëjnë punë. Nëse do që ai të angazhohet në punët e shtëpisë, duhet t’ia kërkosh një gjë të tillë.
Por edhe këtu duhet taktikë: së pari, thuaja punët që duhen bërë një nga një; së dyti, toni i zërit tënd nuk duhet t’i kujtojë atë të mamasë dhe, së treti, nëse ai fillon të bëhet i dobishëm, mos e kritikoni nëse nuk e ka bërë punën ashtu siç e prisnit ju.

Mos e ndihmo
Ai kërkon diçka?
Mos e ndihmo; jo duke ia thënë troç, por duke luajtur rolin e budallait.
Mëso të përdorësh këto fraza: “Nuk e di, i lexove udhëzimet?”, “Nuk e di, e pe në sirtar?”.
Nëse ai merr përsipër të lajë rrobat dhe enkas ua bën me njolla bluzën e preferuar, mos u inatosni, por hakmerruni në të njëjtën mënyrë.

Negocioni
“Nëse ti do të çohesh të mbyllësh derën tani, unë do të të bëj kafen nesër në mëngjes”; “Nëse do të shkosh të bësh pazar, do të gatuaj ëmbëlsirën tënde të preferuar”, e kështu me radhë. Duke e praktikuar, do të shikoni se është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë punët bashkë dhe për të mos u zënë.

Bëj një listë punësh
Gjyshja mund ta ketë përdorur këtë taktikë prej vitesh, sepse harronte, por kjo nuk është një arsye që të mos e përdorësh edhe ti.
Përpiqu të sajosh ndonjë lojë. Për shembull, në një kanatë të dollapit ngjit copa letrash të vogla, ku të shkruhen punët që duhet të bëjë ai (një punë për çdo copë letre). Në kanatin tjetër të dollapit, ngjit letrat e punëve tuaja. Ai që do të heqë letrat më shpejt nga kanati i tij, do të marrë një çmim.

Ngel me barrë
Mund të jetë pak drastike, por funksionon. Për 9 muaj ju do të rrini si mbretëreshë, ndërsa ai do të bëjë tërë punët e shtëpisë.
Madje, me pak fat, ai do të mësohet me këtë ritëm jete dhe do të vazhdojë të jetë amvise e mirë edhe pasi ju të lindni.

Silluni mirë
Sa herë që ai ngre ndonjë copë letre nga dyshemeja, shpërblejeni me një buzëqeshje.
Nëse ai ngre tavolinën pas dreke, lërini të shikojë programet e sportit. Dhe nëse ai të fton për darkë dhe ndërsa ti vishesh u jep të hanë dhe vë fëmijët në gjumë, atëherë konsideroje veten gruan më të lumtur në botë dhe mos bëj më sherr për budallallëqet e vogla shtëpiake.
Burimi: femina
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Ja me keto u rehatuat dhe ju femrat :p
 
Skllavo-pronare ne...

Sme pelqeu hic asnjera,pervec te fundit fare...Artikull djallezor,dhe eshte e sigurte qe cdo gje do perfundoje ne zenka...Mashkullit duhet tja prese cik mendja per disa gjera sa rri i them atij cduhet bere,ngrihem e bej vete...Mua sme la shije te mire hic keta keshilla...Se kuptoj ku bazohet,per disa pune shtepiake te ngelesh shtatezene??Apo te shash??Krejt pa kuptim...
 
Titulli: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Jo po merr nje dru edhe fut e bjer.

Sjam edhe aq dakort me keto gjera aman kulmi ajo gjeja ngel me barre-si kafsha.
Do doja te dija ishte femer apo mashkull kush i ka shkruar keto.

Gjerat behen pak njeri pak tjetri :)
Edhe negocioni-marreveshja qenka bukur, keshtu edhe mund ta genjej ti them qe e harrova
porosine time :p
 
Titulli: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Keto sjane menyra si te futesh burrin ne pune por si mund te ndahesh per nje jave
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Sa shum ua bejen qejfin vetes femrat :D :D

Kto menyra qenkan per tua fut vetes sesa burrave :p :p
 
Titulli: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Nuk e di por mu duke sikur artikulli duhej te quhej ''Per ta nda burrin'' se per pune harroje se po futet me shantazhe ne kses ose te shajsh nuk dihet
 
Titulli: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Ca boni me kto tema mer si mer i beke ti presjon qe sdo bej seks po skapi pjaten lol , dhe aq dum ne cunat dhe gjejm tjeter :p

Jan te kota kto tema mendoj se kush e ka ne gjak me bo pune do i bej ai qe ska ber ndonjehere ska per te ber kurre , po pertac ka me vdek thoini cte doni .(kjo vlen dhe per femren )
 
Titulli: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Kjo e fut burrin mire ne pune... ne pune per te kerguar grua tjeter... lol
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

sa e fort ajo e para ,

kam pershtypjen se ajo perdoret kur doni te bleni noi pal kpuc ,, lol
 
Po, po femra e ''zoja'' nuk t'le n'lloq:p
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

sa e fort ajo e para ,

kam pershtypjen se ajo perdoret kur doni te bleni noi pal kpuc ,, lol

Aq per nje pale kepuce?...Jo jo ajo perdoret me shume per ndonje gje te kushtueshme,ndonje unaze apo bizhuteri,dhe tamam fjalen(premtimin ne shtrat ja gjen tja marresh,ne fund ja kujton,me premtove qe do ta blesh LOL)
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

lol, sh interesant ky materiali... love perher sjell tema tlezetshme:)

E para mendoj qe ska asgje te keqe te perdoresh taktike me burrin qe te te ndihmoje. Ndodh shpesh qe burri mund te mos e kuptoj lodhjen qe kane punet e shtepise pasi jemi natyra te ndryshme kshque kur si jepet atij mund dhe ti ndihmojme pak te behen te kuptueshem karshi grave:)

Ndersa nga keto qe jane listuar me lart, them se funksionon ne shumicen e rasteve ajo e negocimit..(te tjerat skualifikohen direkte).. Ajo menyre funksionon dhe me femite psh..sdo te qe ai te shikoj Tv, i thua: Mos shiko tan itkeqen se do te coj ne park, ose bej detyrat dhe te lozim pastaj:p.. dhe burrit i thua: Zemer, ti lan pak enet, une rregulloj dhomen, dhe dalim ne kinema pastaj si thua???hahaha...

NDersa e fundit: SILLUNI MIRE, ate duhet te kete cdo grua e burre, buzeqeshja sduhet te hiqet nga fytyra:)
 
ishte me spond mi ,, kpucet bi llafi . si çdo gjo qe fillon me kerkimin e gishtit te vogel ,, pastaj kerkojn gjith krahun :p

e para me kujto ,, te dergoj nje perparse burrash . kur ka dashni ,, keto gjona nuk diskutohen ,, po burri shko blen perparsen vet ,, pa qen nevoja me von kushte . mjafto te dish te falesh ate qe kerkon ai ,, ashtu pa kushte hiç...ndonjeher keto metodat te lodhin kam pershtypjen ,, mir e ka cyberin qe as i jav nuk e zgjat , e fap tek tejtra ,,, kuptohet per ti bo punet e shpis... lol

gjithsesi me pretekstin e kinemas nuk ti bo njeri punet e shpis ,, hiqe ka menja :p
 
E vetmja gje qe nuk funksionon ne cifte eshte presioni,,i ciles do forme qofte ai,..qe nje cifte te funksionoi ne lidhjen e tyre ,,duhet ta respektoshe tjetrin/en..ta leshe te lire te mos i cenosh personalitetin,,dhe te mos mundohesh ta tjetersoshe,..per tia pershtatur vetes tende,..sepse ajo cfare mban bashke nje cifte eshte pikrishte ndryshushmeria e tyre,,qe nga ajo fizike e deri tek ajo pse jo dhe psikollogjike..!
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

ishte me spond mi ,, kpucet bi llafi . si çdo gjo qe fillon me kerkimin e gishtit te vogel ,, pastaj kerkojn gjith krahun :p

e para me kujto ,, te dergoj nje perparse burrash . kur ka dashni ,, keto gjona nuk diskutohen ,, po burri shko blen perparsen vet ,, pa qen nevoja me von kushte . mjafto te dish te falesh ate qe kerkon ai ,, ashtu pa kushte hiç...ndonjeher keto metodat te lodhin kam pershtypjen ,, mir e ka cyberin qe as i jav nuk e zgjat , e fap tek tejtra ,,, kuptohet per ti bo punet e shpis... lol

gjithsesi me pretekstin e kinemas nuk ti bo njeri punet e shpis ,, hiqe ka menja :p

Po te citoj ty duke ju pergjigj edhe ty edhe Soulmind...Nje grua e zgjuar di ta ''sjelle'' burrin si te doje,pa qene nevoja per pakte,apo marreveshje te ketyre tipeve...
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

lol, sh interesant ky materiali... love perher sjell tema tlezetshme:)

E para mendoj qe ska asgje te keqe te perdoresh taktike me burrin qe te te ndihmoje. Ndodh shpesh qe burri mund te mos e kuptoj lodhjen qe kane punet e shtepise pasi jemi natyra te ndryshme kshque kur si jepet atij mund dhe ti ndihmojme pak te behen te kuptueshem karshi grave:)

Ndersa nga keto qe jane listuar me lart, them se funksionon ne shumicen e rasteve ajo e negocimit..(te tjerat skualifikohen direkte).. Ajo menyre funksionon dhe me femite psh..sdo te qe ai te shikoj Tv, i thua: Mos shiko tan itkeqen se do te coj ne park, ose bej detyrat dhe te lozim pastaj:p.. dhe burrit i thua: Zemer, ti lan pak enet, une rregulloj dhomen, dhe dalim ne kinema pastaj si thua???hahaha...

NDersa e fundit: SILLUNI MIRE, ate duhet te kete cdo grua e burre, buzeqeshja sduhet te hiqet nga fytyra:)

Soulmind,nje pyetje kam une,kur kane qene beqo kush ja ka bere??...Jo te gjithe kane mamin motren,me kete dua te them qe ja dine rendesine puneve por dembelohen kur GJEJNE femra...Megjithate e thash dhe me lart,gjerat ndonjehere jane me te dhene jo em te thene...Tja prese cik mendja,dhe do jete ok,sja pret mendja??Do mesohet po he:D
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Po te citoj ty duke ju pergjigj edhe ty edhe Soulmind...Nje grua e zgjuar di ta ''sjelle'' burrin si te doje,pa qene nevoja per pakte,apo marreveshje te ketyre tipeve...

esht nje shprehje glum .

shum e vjeter ne fakt ; te tjer duam , te tjer a duan , me te tjer perfundojm . duke u bazu tek kjo shprehja , un jam shum dakort me ty. sigurisht mjafton dhe te mos jete aq e zgjuar ,, vetem te dij te kerkoj fundja , çdo gje mund ta ket gati ...apo jo ? tani e zgjuar ,,

kur dashuron ,, qe supozohet per te dy . nuk esht vetem nje moment qe plasin ndjenjat . eshte nje moment qe do ta zgjasesh pafund . dhe si e till nuk ka zgjuarsi ,, sepse idealizon , si surealja , deshira per tu mbllyllur tek nje bot plot pasion . deshira e zjarrt ,, fatkeqsisht nuk dihet se sa zgjat...kjo esht e keqja veçse .

tani te zgjuar ti mendon se ka ktu ? dmth kur dashuron ? thash nqs bazohesh tek shprehja siç un ,, te jap dakort .
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Jam dakort kur thua je grua e zgjuar di ta sjelle burrin, askush se mohoi, por dhe tja kerkosh ndonjeher dicka kur ai nuk e ben s'eshte gje e keqe.. jo te gjitheve u jepet per pune.. u u nisa per ato djem qe jane mesuar ti gjejne gati dhe nuk dine te bejne pune... Me te dhenme eshte s'diskutohet, por ndonjeher kur ke 100 pune para syve kur je dhe me fmi dhe burri jot rri sprek gje me dore do e perdoresh se sben taktiken.. po flasim si eshte ne realitet jo si do donim te ishte, se tani ne kete moshe kshu themi neve te gjithe, dashuria dashuria...haha.... nejse ndodhta dhe jam gabim, kur ta provoj do ju them:p
gjthss ti mos e perdor ket metode me cyber se e ka lexu ai dhe s'e han, ndersa zhigolo mpelqe qe je kundra taktikave, kjo do te thote qe do i besh te gjitha pa ti kerku gruaja:LOL\\

p.s. perparesen bleja vetes, kam gusto personale une, spranoj cdo gje:p
 
kur kam koh ,, pse jo ?

siç boj tani per veten . gjonat nuk jan te preme me thik . kush ka mundesin ,, bujrum . tani te gjitha edhe smund ti bojm se esht dhe siç po thu ti me te dhonme ,, por te pakten kur te tjeret shofin qe ka perpjekje per te bo dicka te mir , kto te tjerat jan te pallogjikshme ,, si puna kushteve psh .

pastaj sic thashe dhe mo lart kur ka dshani te flakt , punet bohen me nje kom , duke kercy , duke fantazu :D

amon mi se e kam marak te modh ,, me thuj ça ngjyre i pelqe ,, po vej doren ne zemer , quje si dhurat per ditlindje ose dhurat fejese , martese . lol
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Me piken e pare sjam dakord fare nje here,,,i bije qe per pune shpije te ndeshkoj veten ,,,,ej pike e zeze....

Duhet vetem ti besh te ditur "mashkullit",,,,se sa joshese eshte qe po te mbarohen punet shpejt ,,,,ka me shume kohe per detyrat e shtepise( anatomi) kam fjalen :)
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

esht nje shprehje glum .

shum e vjeter ne fakt ; te tjer duam , te tjer a duan , me te tjer perfundojm . duke u bazu tek kjo shprehja , un jam shum dakort me ty. sigurisht mjafton dhe te mos jete aq e zgjuar ,, vetem te dij te kerkoj fundja , çdo gje mund ta ket gati ...apo jo ? tani e zgjuar ,,

kur dashuron ,, qe supozohet per te dy . nuk esht vetem nje moment qe plasin ndjenjat . eshte nje moment qe do ta zgjasesh pafund . dhe si e till nuk ka zgjuarsi ,, sepse idealizon , si surealja , deshira per tu mbllyllur tek nje bot plot pasion . deshira e zjarrt ,, fatkeqsisht nuk dihet se sa zgjat...kjo esht e keqja veçse .

tani te zgjuar ti mendon se ka ktu ? dmth kur dashuron ? thash nqs bazohesh tek shprehja siç un ,, te jap dakort .

Kur them te dije ta ''sjelle'' burrin se kam fjalen ta beje lolo,por ta beje ate te pelqeje edhe ato pune qe ndoshta sdo ti beje...E kam fjalen pa shantazhe apo marrezira te shkruara me lart...
 
Pe: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Jam dakort kur thua je grua e zgjuar di ta sjelle burrin, askush se mohoi, por dhe tja kerkosh ndonjeher dicka kur ai nuk e ben s'eshte gje e keqe.. jo te gjitheve u jepet per pune.. u u nisa per ato djem qe jane mesuar ti gjejne gati dhe nuk dine te bejne pune... Me te dhenme eshte s'diskutohet, por ndonjeher kur ke 100 pune para syve kur je dhe me fmi dhe burri jot rri sprek gje me dore do e perdoresh se sben taktiken.. po flasim si eshte ne realitet jo si do donim te ishte, se tani ne kete moshe kshu themi neve te gjithe, dashuria dashuria...haha.... nejse ndodhta dhe jam gabim, kur ta provoj do ju them:p
gjthss ti mos e perdor ket metode me cyber se e ka lexu ai dhe s'e han, ndersa zhigolo mpelqe qe je kundra taktikave, kjo do te thote qe do i besh te gjitha pa ti kerku gruaja:LOL\\

p.s. perparesen bleja vetes, kam gusto personale une, spranoj cdo gje:p

Soulmind njeriu kur di cfare do,di dhe ku te kerkoje,di dhe cfare i pershtatet dhe di dhe te gjeje...Nese une jam me mendimin qe femra dhe mashkulli jane te barabarte mes tyre,kjo do te thot qe une do gjej nje njeri te ngjashem me mentalitetin tim...Sdo shkoj te krijoj lidhje me nje mashkull me mentalitet tipik,qe mendon se gruaja duhet ti beje te gjitha...Kjo eshte idea qe thash une...

P.S...Do tju lutesha te gjitheve dhe perfshi ty Soulmind,qe mos te perfshini ne debate dhe Cyber...Si une si ai,hyjme ne forum si individe ku secili jep mendimin e tij,e nuk hyjme si cifte me mendime te perbashketa...Ndonje gje qe them,pergjigjen kerkojeni tek une,jo tek te DY,ashtu dhe per ate...Soulmind skam gje me ty apo me askend thjesht,mendimi im dhe mendimi i Cyber eshte individual dhe trajtoheni si te tille pa bere nderthurje,secili i del per zot vetes...
 
E para iden ta kam kap shume mire, e dyta deri me sot s'ju kam pare asnjeher bashk me cyber ne komente...asnjeher...por sot kot dhe une per shaka e futa. Dhe jo duke u bazuar ne komentet e te dyve, gjthss nga une mos u merzit nuk permendet me:)...

p.s. ste kam keqkuptuar fare, se mos me citon me me shpjegu qe se ke me te keq:)...e di fare mire....:)
 
Titulli: Shtatë mënyra për të futur burrin në punë..

Kjo e fut burrin mire ne pune... ne pune per te kerguar grua tjeter... lol

Jo grua, por te dashur, se mund te jete edhe kollovar, lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top