Problemi është i njohur. Pas një diete të rrufeshme, kilogramët e tepërt dyfishohen. Pra, çështja është se si të humbasim peshën që na rëndon një herë e mirë. Zgjidhjen e jep Dr. Rikardo Dale Grave, i cili propozon vetëm 7 hapa magjikë dhe një "dietë sahat".
Dr. Dale Grave është edhe krijues i "Dietës së Sahatit", e cila mbështetet në idenë e vakteve të përpikta. Kështu, sipas tij, orari i vakteve (8 në mëngjes, l në drekë, 4 pasdite dhe 8 në darkë) është sekreti, jo vetëm për humbur kilogramë, por edhe për të ruajtur një peshë trupore konstante.
Shkencëtari italian thekson se problemi i mbipeshës do të zgjidhet vetëm nëse procedura e humbjes shoqërohet nga një ruajtje e vazhdueshme e peshës së re. Për këtë ai propozon 7 hapat magjikë të përshkruar më poshtë.
Ai propozon diçka më shumë: humbje e 10% e peshës sonë brenda 6 muajve dhe ruajtje e saj për një jetë të tërë.
E hënë
Mëngjes: 250 gr. qumësht light dhe gjysmë fete buke ose tre feta të thata.
Drekë: 70 gr. oriz në avull me zarzavate (bizele, patate, kunguj etj.), 250 gr. zarzavate
Pasdite: 150 gr. fruta të freskëta (dy mollë, një dardhë, një banane).
Darkë: 200 gr. fruta deti, 250 gr. sallatë e ndryshme ose zarzavate të pjekura në avull.
E martë
Mëngjes: çaj ose kafe, një gotë lëng portokalli, tre feta butë e thatë.
Drekë: 70 gr. brumëra me lulelakër, 250 gr. sallatë ose zarzavate të pjekura, fruta sipas dëshirës.
Pasdite: 150 gr. fruta (dy mollë, një dardhë, një banane).
Darkë: 150 gr. mish me verë të bardhë, 250 gr. zarzavate të ndryshme, një frut.
E mërkurë
Mëngjes: 250 gr. qumësht light dhe gjysmë fete buke ose tre feta të thata
Drekë: 70 gr. oriz në avull me zarzavate, 250 gr. sallatë e ndryshme, një frut sipas dëshirës.
Pasdite: 150 gr. fruta (dy mollë, një dardhë, një banane).
Darkë: 150 gr. fileto ose çfarëdolloj mishi i bardhë, 250 gr. zarzavate, një frut sipas dëshirës.
E enjte
Mëngjes: 170 gr. qumësht i pasterizuar, tre feta bukë e thekur
Drekë: 70 gr. brumëra me lulelakër, 200 gr. sallatë e ndryshme, një frut sipas dëshirës.
Pasdite: 150 gr. fruta (dy mollë, një dardhë, një banane).
Darkë: supë me thjerrëza (30 gr. brumëra, 50 gr. fakes), 200 gr. sallatë, një frut sipas dëshirës.
E premte
Mëngjes: 140 gr. qumësht, tri lugë reçel
Drekë: 70 gr. orizi në avull me kunguj.
Pasdite: 150 gr. fruta (dy mollë, një dardhë, një banane).
Darkë: 200 gr. peshk në grill, 250 gr. zarzavate të ndryshme, një frut.
E shtunë
Mëngjes: çaj ose kafe, një gotë lëng portokalli, tre feta bukë e thekur
Drekë: 70 gr. brumëra me domate dhe borzilok, 200 gr. zarzavate të ndryshme, një frut.
Pasdite: 150 gr. fruta (dy mollë, një dardhë, një banane).
Darkë: 200 gr. peshk, 200 gr. sallatë e freskët ose nga zarzavate të ziera, një frut.
E diel
Mëngjes: 250 gr. qumësht i paskremuar me gjysmë fete bukë.
Drekë: musht qepësh ose zarzavatesh (250 gr. qepë ose zarzavate, 60 gr. qumësht), 150 gr. zarzavate, një frut.
Pasdite: 150 gr. fruta (dy mollë, një dardhë, një banane).
Darkë: 150 gr. peshk, 200 gr. sallatë e ndryshme, një frut.
/Telegrafi/